Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: NATO dhe Rusia bien dakord pėr rivendosjen e bashkėpunimit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 6-30-2009
- Lajmi...
NATO dhe Rusia bien dakord pėr rivendosjen e bashkėpunimit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 6-30-2009
Rusia dhe NATO ranė dakord tė rivendosin bashkėpunimin mbi ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me sigurinė pas njė viti tė karakterizuar nga raporte problematike. Marrėveshja u arrit nė njė takim nė Korfuz mes ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė NATO-s dhe ministrit tė Jashtėm rus. Marrėdhėniet mes tyre ishin pėrkeqėsuar ndjeshėm nė vitin 2008 pas ndėrhyrjes sė armatosur ruse nė Gjeorgji.Numri njė i NATO-s, Jap De Hop Shefer, u shpreh po dje se megjithatė mosmarrėveshjet lidhur me kėtė ēėshtje mbeteshin ende. Ai shtoi se, pavarėsisht kėsaj, NATO dhe Rusia do ti riktheheshin bashkėpunimit mbi ēėshtje si Afganistani, trafiku i lėndėve narkotike dhe pirateria. "I kemi rivendosur raportet tona nė nivel politik dhe gjithashtu ramė dakord tė rinisim kontaktet mes ushtrive tona, tė cilat kanė qenė tė ngrira qė prej gushtit tė shkuar", u shpreh sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s dje nė njė konferencė shtypi tė mbajtur nė fund tė samitit. Sa pėr dasitė mbi ēėshtjen e ndėrhyrjes ushtarake nė Gjeorgji, Shefer tha se ato mbeten, por se "tė dyja palėt kishin rėnė dakord pėr tė mos lejuar qė mosmarrėveshjet tė ndalnin gjithė trenin". Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, e quajti marrėveshjen e djeshme "zhvillim pozitiv deri nė njėfarė pike". Ai shtoi se NATO duhet tė pranojė njohjen nga ana e Rusisė tė pavarėsisė sė rajoneve separatiste nė Gjeorgji. "Tė gjithė ne duhet ti pranojmė realitetet e reja dhe vendimet e ndėrmarra nga Rusia, tė cilat, pas konfliktit, mbeten tė pakthyeshme".
Mes Rusisė dhe Gjeorgjisė u zhvillua njė konflikt i shkurtėr ushtarak nė gushtin e vitit tė shkuar. Gjeorgjia u rrek tė rivendoste nėn kontroll pėrmes forcės rajonin separatist tė Osetisė sė Jugut pas njė serie pėrplasjesh tė niveleve tė vogla me rebelėt e mbėshtetur nga Moska. Rusia lėshoi njė kundėrsulm nė stil tė gjerė dhe i detyroi trupat gjeorgjiane tė tėrhiqeshin si nga Osetia e Jugut, ashtu edhe nga rajoni tjetėr separatist Abkhazia. Qė tė dyja rajoneve u ėshtė njohur tashmė pavarėsia nga ana e Kremlinit.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...