Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Arrestohen 8 punonjės tė ambasadės britanike

Publikuar nga Gazeta Shqip me 6-30-2009
Reagimi i Teheranit lidhur me ato qė i konsideron "ndėrhyrje nė punėt e brendshme" ka nisur tė ndihet. Tetė punonjės tė ambasadės britanike me kombėsi iraniane u arrestuan dje nėn akuzėn e "rolit tė dorės sė parė" nė manifestimet e protestave tė zhvilluara sė fundmi si pasojė e akuzave tė opozitės iraniane pėr vjedhjen masive tė votave gjatė zgjedhjeve presidenciale tė 12 qershorit.

Jo mė larg se dje, Presidenti Ahmedinexhad, i rizgjedhur pėr njė mandat tė dytė presidencial gjatė zgjedhje tė kėtij muaji, kishte kėrcėnuar personalisht disa vende europiane (veēanėrisht Britaninė e Madhe) dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės se vendi i tij do tė reagonte ndaj asaj qė i cilėsoi disa herė si ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Dhe pa vonesė, siē bėn me dije agjencia iraniane gjysmėshtetėrore e lajmeve "Fars", me tė shuar protestat shesheve, shteti iranian ka nisur reperkusionet.

Londra reagon ashpėr

Por edhe pėrgjigjja e Londrės ishte thuajse e menjėhershme. "Arrestimet e funksionarėve iranianė tė ambasadės britanike nė Teheran janė njė kanosje e papranueshme dhe e patolerueshme", u shpreh nė Korfuz ministri i Jashtėm britanik, Deivid Miliband, i cili kėrkoi lirimin e menjėhershėm tė tė arrestuarve. Miliband gjendet nė Korfuz nė kuadrin e njė samti ku marrin pjesė ministrat e Jashtėm tė vendeve tė NATO-s dhe ai i Rusisė. Nga ishulli grek u prononcua edhe ministri italian i Punėve tė Jashtme, Frank Fratini, i cili nė emėr tė Bashkimit Europian u kėrkoi autoriteteve iraniane "lirimin e menjėhershėm tė funksionarėve tė ambasadės britanike", tė arrestuar sot nė Teheran, duke e siguruar Iranin se kėrkesa ishte unanime, ashtu si dhe solidariteti qė ministrat e Jashtėm i kishin shprehur Britanisė sė Madhe. "Nuk mund ta pranojmė arrestimin e funksionarėve tė njė ambasade", nėnvizoi Fratini.

Kamenei

Lideri suprem iranian, Ajatollah Kamenei, i dėnoi ato qė sipas tij qenė "komente absurde" tė liderėve perėndimorė mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale tė 12 qershorit. Kėtė qėndrim e mbajti pėrmes valėve tė televizionit shtetėror iranian. Kamenei i ftoi gjithashtu palėt e pėrfshira nė debatin e ashpėr mbi vjedhjen e votave tė gjenin gjuhėn e pėrbashkėt dhe "tė mos ushqenin emocionet e tė rinjve e tė nxitnin njerėzit kundėr njėri-tjetrit".

Kreu i Parlamentit iranian

Irani "nuk ėshtė Iraku dhe as Afganistani" deklaroi numri njė i Parlamentit iranian, Ali Larixhani, njė prej eksponentėve tė politikės konservatore nė vend, i cili gjatė ditėve tė trazirave gjendej jashtė kufijve pėr shkak tė njė vizite katėrditore nė Algjeri. Duke i kėrkuar Perėndimit respektimin "e jetės demokratike tė Iranit", Kryeparlamentari u vu pėrkrah Presidentit Ahmedinexhad nė qėndrimin kundėr Perėndimit, i cili sipas kreut tė shtetit iranian, ėshtė fajtor pėr nxitjen e manifestimeve kundėr autoriteteve shtetėrore iraniane. Ndėrkaq Federata Ndėrkombėtare e tė Drejtave Njerėzore ka deklaruar se deri tani numri i tė arrestuarve nė Iran i ka kaluar 2 mijė vetėt, ndėrkohė janė qindra manifestuesit pėr fatin e tė cilėve nuk dihet asgjė.




Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...