Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

"Gėrdeci" ndėshkon Partinė Republikane, nuk i jep asnjė votė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Partia Republikane nuk ka marrė asnjė votė nė qendrėn e votimit nė Gėrdec, ndėrsa demokratėt kanė mundur tė mbledhin 120 vota. Partia Socialiste rezulton tė ketė marrė nė kėtė qendėr votimi vetėm 76 vota. PAD-ja e Cekės ka marrė vetėm 3 vota, PDK-ja e Ndokės 1 votė, LSI-ja e Metės 1 dhe partia e Ngjelės, PLD, vetėm 3 vota. Kėtė rezultat Partia Demokratike e ka vlerėsuar si sukses dhe njė shuplakė tė fortė pėr socialistėt, tė cilėt e pėrdorėn sipas Majlinda Bregut, si slogan kryesor pėr fushatėn elektorale. Nė njė deklaratė pėr shtyp, zėdhėnėsja e PD-sė, Bregu, u shpreh se njė nga hallkat kryesore tė PS-sė pėr tė fituar zgjedhje, "Gėrdeci" u kthye nė misionin e pamundur tė fushatės socialiste. "Nuk ėshtė ky vetėm njė rast pėr tė pėrmendur dhe pėr tė theksuar se ēfarė ka ndodhur nė njė qendėr votimi, por besoj pėr simbolikėn tė cilėn, forca opozitare u pėrpoq ta pėrcjellė gjatė gjithė fushatės zgjedhore dhe sigurisht pėr atė frymė tė cilėn u pėrpoqėn tė transmetonin tek njerėzit, tek zgjedhėsit, tek qytetarėt shqiptarė, qė nga momenti i tragjedisė sė Gėrdecit. Tani politika e tyre e nihilizmit dhe politika e mashtrimit dhe e talljes me vdekjen, nuk ka funksionuar as nė Gėrdec", nėnvizoi Bregu. Qendra e votimit nr. 1560 nė Gėrdec merr vėmendje tė veēantė pėr shkak tė tragjedisė qė ndodhi atje njė vit mė parė, ku shpėrtheu njė depo e demontimit tė municioneve. Nga ky shpėrthim humbėn jetėn 26 persona, u plagosėn mbi 300 vetė dhe humbėn shtėpitė e tyre qindra tė tjerė. Pas kėtij shpėrthimi, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, dha dorėheqjen nga posti dhe ndaj tij nisėn hetimet nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Hetimet nisėn edhe ndaj shumė zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ndėrkohė qė opozita e trajtoi gjerėsisht kėtė ēėshtje, duke deklaruar se shpėrthimi zbuloi aferat korruptive tė qeverisė, pjesė e tė cilave, sipas PS-sė, janė edhe familjarėt e Kryeministrit Berisha. Pavarėsisht kėsaj tragjedie, Partia Republikane u aktivizua sėrish, duke dalė nė takime elektorale nėpėr Shqipėri. Teksa kėrkuan votat, drejtuesit e saj thanė se ajo ishte pėr njė jetė mė tė sigurt. Duket se kjo betejė nuk ka shėrbyer shumė pėr republikanėt, tė cilėt nė kėto zgjedhje kanė marrė ndėshkim nga banorėt e Gėrdecit. Ndryshe nga zgjedhjet e mėparshme, Partia Republikane, bazuar nė kutitė qė janė numėruar, ka njė rezultat tė ulėt. Nė vitin 2005, bazuar edhe nė skemėn e "megadushkut", kjo parti arriti tė marrė njė numėr prej 11 mandate deputetėsh. Nga ajo ēka u bė publike deri mbrėmė, republikanėt nuk kanė aspak gjasa tė marrin sėrish kaq deputetė.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...