Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Solis: Tė rinumėrohen votat nė kryeqytet

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Sekretari i pėrgjithshėm i PBDNJ-sė, njėkohėsisht i pari kandidat i listės sė kėsaj partie nė Qarkun e Tiranės, Leonard Solis, kėrkoi rinumėrimin e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidati i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut akuzoi jo vetėm Partinė Demokratike, por edhe partinė me tė cilėn PBDNJ ėshtė nė koalicion, Partinė Socialiste, se po manipulon me votat. "Partia Socialiste ka abuzuar me votat. Tė rinumėrohen votat nė Tiranė. Po ndodh procesi i asimilimit tė partive tė majta nga partia mė e madhe e koalicionit tė majtė dhe e njėjta gjė ndodh edhe nė kampin e djathtė, ku po asimilohen votat e partive tė djathta nga partia mė e madhe e djathtė", tha Solis.

Kandidati i PBDNJ-sė bėri me dije dje pasdite se "unė po shikoj votat e mia nė ekran dhe gjatė shifrave tė dhėna nuk ndryshon rezultati dhe mė del zero". Pėr tė rregulluar gjithė kėtė defekt tė konstatuar nga sekretari i PBDNJ-sė, ai sugjeroi qė tė rinumėrohen votat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Procesi i numėrimit tė votave nė tė gjitha KZAZ po bėhet nė mėnyrė tė ērregullt. Partitė e koalicionit tė majtė qė kanė numėruesin po vendosin votėn, po kėshtu edhe pala tjetėr me marrėveshje", tha ai. Solis theksoi se nuk e ngre zėrin pėr t‘u bėrė deputet, por kėrkon qė tė ketė njė proces numėrimi nė formė demokratike. "Problemet nuk zgjidhen duke i kuruar, por zgjidhen duke i demaskuar. Prandaj kėrkoj tė bėhet njė proces rinumėrimi nė tė gjithė Tiranėn", u shpreh Solis. Sugjerimi i tij ishte qė "le tė rinumėrohen tė gjitha votat e Tiranės nė KQZ". Solis shtoi se "nuk dua tė dal deputet, kjo s‘ka rėndėsi, por dėshiroj tė rinumėrohen votat pėr tė parė shkallėn e demokracisė". Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut u ‘divorcua‘ njė muaj pėrpara zgjedhjeve nga koalicioni me Partinė Demokratike pėr tė bashkėpunuar me Partinė Socialiste. Duke treguar zhgėnjimin nga Partia Socialiste, Solis tha se "jam i deziluzionuar nga Partia Socialiste qė po vepron nė mėnyrė tė tillė me partitė brenda koalicionit tė saj".



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...