Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Rezultatet e Exit Poll-eve rrisin tensionin nė Fier

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Efekti i Exit Poll-eve tė publikuara mbrėmjen e sė dielės ka nxjerrė nė sheshe mijėra pėrkrahės tė Partisė Demokratike, qė sipas kėtyre sondazheve kishte fituar me diferencė tė madhe zgjedhjet. Nė Qarkun e Fierit, njė zonė qė shquhet pėr mbėshtetjen ndaj Partisė Socialiste, shpallja e njė rezultati pozitiv pėr PD-nė u pasua nga njė valė gėzimi qė e tejkaloi cakun e njė feste. Kėshtu sheshet dhe rrugėt kryesore tė Fierit, Lushnjės, Patosit, Roskovecit dhe Ballshit pėr disa orė gjatė mbrėmjes sė tė dielės kanė qenė nėn mbizotėrimin e automjeteve pafund tė mbuluara me flamurin e PD-sė. Automjetet kanė qenė tė mbushura kryesisht me tė rinj qė kishin hapur kasetofonėt me zė tė lartė dhe qė ulėrinin pėr fitore. Nė KZAZ-nė numėr 20 nė Fier, automjetet pafund tė mbuluara me flamurin e PD-sė kanė arritur deri aty sa t‘u afroheshin edhe kutive tė votimit qė ishin transportuar nga qendrat e votimit tė tė gjithė rrethit e qė prisnin radhėn tė vendoseshin nė KZAZ. Ajo qė tė binte nė sy gjatė kėsaj "feste" ishte prania e kandidatėve tė sė djathtės mes turmės, por edhe nė komisionet zonale tė administrimit tė zgjedhjeve. Nė KZAZ-tė e Fierit, si dhe Patosit ka shkuar kreu i shtabit elektoral tė PD-sė, Sokol Olldashi, i cili ka pėrgėzuar numėruesit demokratė, edhe pse ata nuk kishin numėruar ende asnjė kuti votimi. Situata e krijuar shkaktoi reagimin e Partisė Socialiste, qė me anė tė Gramoz Ruēit kėrkoi pėrmbajtje deri nė daljen e rezultatit zyrtar. Ruēi i bėri thirrje edhe policisė qė tė distancohet nga veprimet e militantėve. Por, pas pėrfundimit tė konferencės pėr shtyp, kreu i shtabit tė PS-sė, sė bashku me disa anėtarė dhe drejtues tė lartė tė PS-sė lokale, ėshtė penguar tė lėvizė nėpėr qytet nga disa simpatizantė tė PD-sė, si dhe forca tė policisė, qė i druheshin ndonjė pėrplasjeje tė drejtuesve socialistė me turmėn.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...