Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Rreziku nga "bombat Gėrdec", nė gjyq tregtari
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Rreziku nga "bombat Gėrdec", nė gjyq tregtari
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Prokuroria e Tiranės fillon penalizimet e para pėr tregtarėt qė shesin naftė dhe gaz nė vendet publike. Pas rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit dhe masave tė Inspektoratit Teknik nė Ministrinė e Energjetikės, akuza kryeqytetase dėrgon njė subjekt privat nė gjykatė me akuzėn e "shkeljes sė rregullave mbi lėndėt plasėse, djegėse dhe radioaktive". Nėn akuzė ėshtė vėnė shtetasi Alban Deda, i cili akuzohet se tregtonte gaz nė mėnyrė tė paligjshme nė zonėn e njėsisė bashkiake numėr 4 nė Tiranė, nė rrugėn "Ali Demi". Stacioni i tregtimit tė gazit, sipas akuzės, ndodhet pranė postės sė policisė dhe nga hetimet ka rezultuar se tregtonte lėndė djegėse nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi. Kaq ka mjaftuar qė ndaj subjektit, por edhe tė dhjetėra subjekteve tė tjera, tė fillojė procedimi penal. Hetimi ka marrė shkas nga tragjedia e Gėrdecit, ku mungesa e shkeljes sė rregullave teknike ndaj lėndėve djegėse dhe radioaktive ka shkaktuar njė shpėrthim tė fuqishėm dhe si pasojė humbėn jetėn 26 persona dhe qindra tė tjerė u plagosėn. Pėr tregtimin e naftės dhe gazit jashtė parametrave teknikė dhe ligjorė, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka denoncuar disa muaj mė parė qindra subjekte private pėr shkelje tė rregullave tė tregtimit. Sipas Dobjanit, 1 milion banorėt e Qarkut tė Tiranės ishin nė "luftė", jo me "armiq", por me zonat me rrezikshmėri tė lartė, pasi janė montuar ligjėrisht "bomba" qė mund tė shpėrthejnė nė ēdo moment. Nė tė gjithė kryeqytetin janė evidentuar dhjetėra pika tė mbushjes sė bombolave tė gazit, si dhe stacione tė mbushjes sė karburanteve qė nuk kanė parametrat e sigurisė. Minifabrikat shpeshherė ndodhen nė katin e parė tė pallateve apo tė shtėpive tė banimit, ēka pėrbėn njė rrezik tė pėrhershėm potencial shpėrthimi. Pas tragjedisė sė Gėrdecit, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i kėrkoi Prefekturės sė Tiranės qė tė evidentonte tė gjitha pikat e rrezikshme nė kryeqytet. Vetėm disa muaj mė parė ėshtė kthyer njė pėrgjigje ku detajohen tė gjitha zonat e nxehta nė qarkun mė tė madh tė vendit, tė cilat pėrbėjnė rrezik potencial pėr banorėt. Inspektorati Qendror Teknik, pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, me grupe pune tė organizuara, ka kontrolluar tė gjithė aktivitetin e tregtimit tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre qė kryhet nė Tiranė, duke lėnė pėr ēdo rast aktkontrolli edhe aktndalesė pėr shkeljet me rrezikshmėri pėr jetėn e njerėzve. Mė pas kanė denoncuar nė prokurori tė gjitha subjektet qė nuk kishin siguruar aktivitetin, midis tyre edhe subjektin nė pronėsi tė shtetasit Alban Deda, i cili ėshtė dėrguar nė gjykatė.
Avokati i Popullit, duke marrė shkas nga tragjedia e ndodhur nė Gėrdec, nisi njė proces shqyrtimi pėr tė evidentuar tė gjitha zonat me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore. Krahas evidentimit tė zonave ushtarake, inspektorėt e Dobjanit kanė verifikuar zonat me rrezikshmėri tė lartė nė kryeqytet. Disa nga objektet qė konsiderohen tė tilla janė edhe instalimet, impiantet dhe stacionet e tregtimit tė naftės, gazit tė lėngshėm dhe nėnprodukteve tė tyre tė shpėrndara nė tė gjitha qytetet dhe komunat, pėrfshirė nė mėnyrė tė veēantė edhe njėsitė e qeverisjes vendore tė Qarkut tė Tiranės, qė pėr vetė specifikėn qė ka, pėrbėn sasinė mė tė madhe tė ruajtjes, depozitimit apo tregtimit tė tyre nė vend. Sipas Dobjanit, nė territorin e Tiranės ushtrojnė veprimtarinė e tyre rreth 50 stacione tregtimi nafte, gazi dhe nėnprodukteve tė tyre, shumė prej tė cilave tė ndėrtuara shumė afėr banesave dhe institucioneve. Nė shumė kate tė para tė pallateve krahas produkteve ushqimore etj., tregtohen edhe bombola gazi tė madhėsive tė ndryshme.
KODI PENAL
Krime kundėr autoritetit tė shtetit
Titulli: Shkelja e rregullave mbi lėndėt plasėse, djegėse dhe radioaktive
Pėrmbajtja: Shkelja e rregullave tė caktuara pėr mbajtjen, prodhimin, pėrdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lėndėve plasėse, djegėse apo radioaktive, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet.
Harta e "Gėrdecėve" nė Shqipėri
Shpėrndarja sipas prefekturave
Fieri 150 stacione
Tirana 141 stacione
Vlora 90 stacione
Durrėsi 82 stacione
Korēa 72 stacione
Elbasani 71 stacione
Shkodra 62 stacione
Lezha 58 stacione
Gjirokastra 44 stacione
Berati 43 stacione
Dibra 30 stacione
Kukėsi 27 stacione

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...