Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Sarkozi: Kosova ka ditur tė afirmohet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Sarkozi: Kosova ka ditur tė afirmohet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Presidenti i Francės, Nikolas Sarkozi, nė njė letėr qė i dėrgoi kėto ditė Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiut, vlerėsoi lart arritjet e shtetit tė ri tė Kosovės qė nga shpallja e pavarėsisė sė saj vitin e kaluar. "Brenda njė viti e gjysmė, qė nga shpallja e pavarėsisė, shteti juaj ka ditur tė afirmohet nė skenėn ndėrkombėtare. Njohja e fundit e Kosovės dhe anėtarėsimi nė institucionet financiare ndėrkombėtare vėrtetojnė dinamikėn e procesit, nė tė cilin ėshtė angazhuar Kosova. Ju keni marrė pėrsipėr tė udhėhiqni reformat delikate, tė cilat janė tė nevojshme qė nė Kosovė tė konsolidohen demokracia dhe shteti juridik, krahas respektimit tė plotė tė vlerave europiane. Ju keni dhėnė njė kontribut personal nė pėrpjekjet qė kanė si qėllim tu japin vendin e merituar bashkėsive tė ndryshme qė jetojnė nė Kosovė dhe nė kėtė mėnyrė kontribuoni pėr stabilitetin rajonal", vihet nė dukje nė letrėn, tė cilėn Presidenti francez Sarkozi i ka dėrguar homologut tė tij kosovar, Sejdiu, dhe sė cilės i referohet edhe media e sotme serbe nė Beograd.Beogradi zyrtar u tregua mjaft i rezervuar nė komentet pėr letrėn vlerėsuese tė Presidentit francez nė adresė tė Presidentit kosovar. Pėrfaqėsues tė lartė zyrtarė dhe tė jetės politike tė Serbisė e shprehėn nė formė pak a shumė diskrete pakėnaqėsinė ndaj deklaratės sė fundit tė Presidentit tė Francės pėr Kosovėn. Sekretari i Shtetit nė tė ashtuquajturėn "Ministri pėr Kosovėn dhe Metohinė", Oliver Ivanoviē, tė cilit i referohet gazeta e pėrditshme serbe "Kurir", i pyetur nga kjo e fundit qė tė komentonte letrėn e lartpėrmendur, vinte nė dukje sot se "pritej qė Franca tė mbante qėndrime tė tilla, por ne duhet tė mendojmė pėr aspektet e tjera tė bashkėpunimit mes dy vendeve tona, sidomos pėr atė tė eurointegrimit. Franca na ndihmon mjaft, por do tė mbesė pėrgjithnjė njollė nė marrėdhėniet tona fakti i njohjes nga ana e saj tė pavarėsisė sė Kosovės", theksoi Oliver Ivanoviēi.
Analisti i njohur serb, Dushan Janjiē, nga ana e tij, thekson se Sarkozi kėrkon ta "lajė" veten para opinionit publik botėror, si dhe tė tregojė se ai nuk ka mbėshtetur ndonjė projekt tė gabuar. "Perėndimi nuk do tė pranojė as dėshtimin dhe as gabimin e dukshėm. Ai (Perėndimi) nuk do tė heqė dorė, ndėrsa atij tė mos i ofrohet diēka mė e fortė qė ai tė mbėshtesė Serbinė. Serbia duhet ta ndihmojė Francėn qė ajo tė fillojė ta ndryshojė gradualisht politikėn kundrejt Kosovės. Politika e saj lidhur me Kosovėn nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Prandaj, nuk ėshtė mirė qė ne tė reagojmė nė mėnyrė euforike ndaj ēdo deklarate tė Sarkozisė", vuri nė dukje analisti Janjiē.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...