Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Lorik Canėn e duan edhe sheikėt e Sitit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Lorik Canėn e duan edhe sheikėt e Sitit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Tashmė ėshtė zyrtare qė Lorik Cana i ka bėrė gati valixhet pėr tu larguar jo vetėm nga Marseja, por edhe nga Franca, megjithatė ende nuk e ka pėrcaktuar se cili do tė jetė destinacioni i tij mes dy kampionateve tė preferuara, Premier Leagues dhe Bundesligės. Sipas tė atit, pėr momentin atij i pėlqen mė shumė tė luajė nė kampionatin gjerman, megjithatė, interesi dhe ofertat mė joshėse duket se vijnė nga ishulli britanik. Vargut tė gjatė tė skuadrave qė interesohen pėr tė, tashmė i ėshtė shtuar skuadra e sheikėve arabė, Manēester Siti. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nga e pėrditshmja angleze "Daily Telegraph", sipas tė cilės skuadra e bosėve arabė po e mban nė vėzhgim mesfushorin shqiptar tė Olimpikut tė Marsejės. Pėr momentin nuk ka njė ofertė zyrtare, por asgjė nuk pėrjashtohet nė ditėt e ardhshme. Nė Angli, Canėn e duan edhe Liverpuli, Arsenali, Evertoni dhe Totenhemi. Madje, ky i fundit nė ditėt ka rifreskuar interesimin pėr tė. Presioni i skuadrave tė Premier Leagues ėshtė shtuar menjėherė pas deklaratės sė drejtorit sportiv tė Marsejės Hoze Anigo: "Nuk ėshtė se ai ka shprehur dėshirėn pėr tu larguar. Por ka tė bėjė thjesht me faktin se ėshtė prej katėr sezonesh nė kėtė skuadėr dhe tani dėshiron tė provojė eksperienca tė tjera. Ne jemi nė pritje tė njė oferte tė mirė pėr transferimin e tij". Kapiteni i Marsejės pėlqehet shumė nga trajneri i Totenhemit Herri Redknap, i cili po kėmbėngul pėr blerjen e tij. Cana po mbahet nėn vėzhgim edhe nga Hamburgu, oferta e parė e tė cilėve (6 milionė euro u refuzua nga drejtuesit e Marsejės, pasi ēmimi i kartonit tė Canės ėshtė vlerėsuar me 7 milionė euro nga klubi francez. Pėrveē Hamburgut janė edhe tri skuadra tė tjera nga Bundesliga, tė cilat janė tė interesuara pėr shėrbimin e shqiptarit si kampionėt e Volfsburgut, Shtutgarti dhe Bajerni i Mynihut. Loriku, aktualisht 25-vjeēar, u largua nga Kosova nė moshė tė vogėl sė bashku me familjen e tij pėr ti shpėtuar luftės ndaj serbėve. Pėr tu bėrė futbollist, ai ėshtė frymėzuar edhe nga i ati Agim Cana, i cili ishte njė lojtar profesionist i njohur i Prishtinės. Pas njė periudhe te Lozana nė Zvicėr, Cana kaloi nė PSG, ku debutoi me tė ekipin e parė vetėm nė 2002. Mė 2005 u transferua nė radhėt e Olimpikut tė Marsejės, ku nė 2007 i besuan edhe shiritin e kapitenit pas largimit tė Habib Beye pėr te Njukastėll. Cana tani zotėron tri pasaporta zvicerane, shqiptare dhe franceze, por nė kohėn kur pėr tė interesohej Arsenali (vetė Arsen Venger), ai kishte probleme me letrat dhe iu refuzua viza pėr nė Angli.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...