Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Real, Kalderon pėrvetėsoi 24 mln euro
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Real, Kalderon pėrvetėsoi 24 mln euro
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Ramon Kalderon akuzohet se ka pėrvetėsuar deri nė 24 milionė euro gjatė qėndrimit prej dy vjetėsh e gjysmė nė krye tė Realit tė Madridit, duke "fryrė" artificialisht vlerėn e futbollistėve tė blerė. Lajmi bėhet i ditur nga e pėrditshmja e kryeqytetit spanjoll, "Marca", sipas sė cilės vetėm nga transferimi i Lasana Diarrasė, ish-presidenti "merengue" ka pėrfituar ilegalisht plot 4 milionė euro. Kjo ėshtė vetėm njėra prej shkeljeve tė Kalderon, pasi gazeta thekson se ai ka bėrė shumė mė tepėr se kaq. Komisionet pėr menaxherėt, lojtarėt dhe personave tė tjerė tė pėrfshirė nė transfertat e sportit mė popullor nė botė, nuk janė tė pazakonta, por shifrat e parave qė 58-vjeēari ka futur nė xhep kanė ngritur dyshime nė gadishullin Iberik. Gjatė presidencės sė tij, Reali ka bėrė mė shumė se njėmbėdhjetė blerje dhe Kalderon ka fituar minimalisht 1 milion euro pėr secilėn marrėveshje. Detajet financiare tė tė gjitha operacioneve nė merkato pritet tė bėhen publike shumė shpejt. Sipas "Marca"-s, njėra prej transfertave qė ėshtė konfirmuar ėshtė ajo e Fabio Kanavaros, i cili u ble nė vitin 2006 nga Juventusi pėr 20 milionė euro. Kalderon ka pėrfituar 16.7 pėr qind tė vlerės sė shpenzuar nga klubi, duke marrė afro 3.34 milionė euro. Ai u detyrua tė jepte dorėheqjen nė janar tė kėtij viti dhe presidenti i pėrkohshėm, Visente Boluda, kėrkoi ngritjen e njė hetimi, i cili do tė ekspozonte tė gjitha llogaritė e klubit.Problematika e kėtyre abuzimeve tė Kalderon me detyrėn ėshtė rikthyer nė vėmendje vetėm pak orė pėrpara ngritjes sė siparit tė spektaklit "galaktik" tė Realit. Sot, klubi do tė shfaqė yjet e sapoblerė nė merkato: gjithēka do tė nisė me prezantimin "hollivudian" tė Kakasė, i cili u ble nga Milani pėr 67.2 milionė euro. Braziliani ka filluar tė shpagojė Florentino Perezin pėr investimin e bėrė: vetėm brenda njė jave, tifozėt madrilenė kanė blerė 2000 fanella tė mesfushorit, edhe pse ato kishin vetėm emrin, ndėrsa numri mungonte. Nė njė periudhė tė mėvonshme, kur do tė vendoset nėse Kaka do tė luajė me 10-ėn, 18-ėn apo 22-shin, klubi ka marrė pėrsipėr ti pajisė tė gjitha fanellat me numra. Secila prej "camisetave" kushtonte 85 euro dhe rezulton se nė arkat e klubit janė derdhur 170 mijė euro. 27-vjeēari do tė shfaqet pėr herė tė parė si lojtar i Realit nė orėn 21.00. Orari nuk ėshtė i rastėsishėm: Perez kėrkon qė prezantimi tė zhvillohet nė kohėn kur edicionet kryesore tė lajmeve janė nė transmetim. Nė "Bernabeu" priten 500 gazetarė tė akredituar dhe 50 mijė tifozė. "Dua ta fitoj sėrish Topin e Artė. Pėr kėtė objektiv, duhet tė fitosh me klubin ku luan dhe unė kam fatin qė jam pjesė e njė skuadre, e cila tė mundėson fitimin e shumė trofeve. Zgjodha Realin, sepse do tė mė ndihmojė tė mbetem pjesė e historisė sė futbollit", ka thėnė Kaka pėr francezen "LEquipe". Mė 6 korrik do tė prezantohet Kristiano Ronaldo, lojtari mė i shtrenjtė nė histori.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...