Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

"Kuarteti" ballkanas: Tė bashkėpunojmė nė ekonomi

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Shfrytėzimi mė i mirė i mundėsive tregtare, balancimi i marrėdhėnieve tregtare dhe pakėsimi i barrierave administrative tė ndėrsjella, ishin ndėr ēėshtjet kryesore qė diskutuan midis tyre pėrfaqėsues tė lartė tė Dhomave tė Tregtisė sė Maqedonisė dhe tė Kosovės, afaristė e biznesmenė dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė jetės ekonomike tė tė dyja vendeve nė njė takim tė zgjeruar qė u zhvillua kėto ditė nė selinė e Dhomės sė Tregtisė sė Kosovės nė Prishtinė.

Folės tė ndryshėm shqiptarė dhe maqedonas nė takim vunė nė dukje se jo vetėm kriza ekonomiko-financiare globale ėshtė shkak pėr rėnien e tanishme tė vlerės sė pėrgjithshme tė shkėmbimeve tregtare mes dy vendeve fqinje, qė vitet e fundit shėnuan njė rritje rrallėherė tė konstatuar nė tė kaluarėn dhe se tė dyja vendet duhet tė bėjnė mė shumė pėrpjekje pėr zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit ekonomik mes tė dyja vendeve, sidomos, nė kushtet aktuale, kur Kosova funksionon si shtet i pavarur. Ata (folėsit) vunė nė dukje se Kosova dhe Maqedonia kanė ende shumė mundėsi qė nuk po i shfrytėzojnė, me synimin qė t‘i zhvillojnė mė tej marrėdhėniet mes tyre nė fushėn ekonomike dhe, midis tė tjerave, kėrkuan pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore qė lidh tė dyja vendet fqinje.

Presidenti i Dhomės Ekonomike tė Maqedonisė, Branko Azeski, qė mori pjesė nė takim, vuri nė dukje se Maqedonia ėshtė e pranishme nė tregun kosovar mė shumė falė nismave individuale tė kompanive dhe firmave tė caktuara maqedonase se sa si rezultat i ndonjė strategjie tregtare shtetėrore. "Vendi ynė ka nevojė pėr njė strategji tė caktuar pėr sa u pėrket shkėmbimeve tregtare me Kosovėn. Ka ardhur koha qė tė dyja shtetet tė krijojnė komisione tė pėrbashkėta nė Ministritė e Ekonomisė sė vendeve respektive dhe tė pėrgatisin e tė arrijnė marrėveshje pėr shmangien e taksimit tė dyfishtė dhe pėr mbrojtjen e investimeve tė huaja", theksoi z. Branko Azeski, i cituar nga media maqedonase.

Presidenti i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj, nga ana e tij, midis tė tjerave, vuri nė dukje se ekziston nevoja qė firmat kosovare tė prezantohen mė mirė nė tregun e Maqedonisė, para sė gjithash pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė eksporteve nga Kosova nė drejtim tė Maqedonisė. Ai theksoi se do tė ishte e dėshirueshme qė firmave kosovare t‘u jepeshin shanse tė barabarta pjesėmarrjeje nė tenderėt qė shpallen nė Maqedoni. "Maqedonia dhe Kosova sė bashku me Shqipėrinė dhe Malin e Zi duhet tė zhvillojnė njė bashkėpunim ekonomik mė tė madh e mė tė ngushtė dhe tė pėrfaqėsohen bashkėrisht nė projektet e financuara nga ana e fondeve tė Bashkimit Europian", theksoi z. Beqaj.

Folės nga Kosova dhe Maqedonia gjithashtu shprehėn mendimin e pėrbashkėt se politika nuk duhet tė ndikojė negativisht nė bashkėpunimin ekonomik dhe u dėrguan mesazhe politikanėve qė tė mendojnė dhe tė veprojnė si biznesmenėt - me shpejtėsi dhe efikasitet.

Maqedonia, si njė nga partneret tregtare kryesore tė Kosovės, shkruante ditėt e fundit media e specializuar maqedonase, nė radhė tė parė pėr shkak tė krizės globale, nė tremujorin e parė tė kėtij viti shėnoi njė rėnie prej 29.1 pėr qind tė eksporteve tė saj nė drejtim tė Kosovės dhe 9 (nėntė) pėr qind tė importeve tė saj nga ky vend. Mė shumė se 55 pėr qind tė eksportit tė Maqedonisė nė drejtim tė Kosovės e zė nafta dhe nėnproduktet e saj, kurse pjesa tjetėr u takon produkteve tė industrisė ushqimore, ndėrtimore e metalurgjike, si dhe kimikateve tė ndryshme, mobilieve etj.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...