Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Kosova, zyrtarisht nė BB dhe FMN
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Prej ditės sė djeshme, Kosova ėshtė edhe zyrtarisht anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe e Bankės Botėrore. Kjo u arrit pasi Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaēi nėnshkruan nė Uashington dokumentet e pranimit tė vendit nė institucionet mė tė rėndėsishme financiare ndėrkombėtare. Ceremonia u zhvillua nė Departamentin amerikan tė Shtetit dhe njė kopje e marrėveshjeve iu dorėzuan nėnsekretarit tė Shtetit, Xhejms Stajberg. Fondi Monetar Ndėrkombėtar e miratoi anėtarėsimin nė fillim tė muajit maj, ndėrsa Banka Botėrore nė fillim tė kėtij muaji. Kosova do tė ketė tė drejtėn pėr tė marrė kredi miliona dollarėshe tė mbėshtetura nga kėto dy institucione, si edhe ekspertizė pėr zhvillimin e ekonomisė, infrastrukturės dhe shoqėrisė. Anėtarėsimi nė kėto dy institucione shumė tė rėndėsishme financiare ndėrkombėtare, pėrveē peshės politike, ėshtė edhe njė inkurajim shtesė pėr shtetin e Kosovės qė tė vazhdojė tė ruajė stabilitetin makroekonomik pėrmes disiplinės buxhetore dhe fiskale. Nė delegacionin e Kosovės morėn pjesė edhe ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, dhe ministri i Ekonomisė, Ahmet Shala. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi e kanė konsideruar pranimin e Prishtinės nė kėto institucione ndėrkombėtare njė sukses dhe zhvillim historik, qė pėrmirėson imazhin e Kosovės nė botė. Udhėheqėsit e Kosovės u takuan me drejtorin menaxhues tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Dominique Strauss-Khan dhe me Presidentin e Bankės Botėrore, Robert Zoellick.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...