Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Shtyhet kompensimi monetar i ish-pronarėve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Shtyhet kompensimi monetar i ish-pronarėve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Qeveria kishte premtuar se fondin pėr ish-pronarėt do ta shpėrndante brenda muajit qershor 2009, madje para zgjedhjeve. Por fushata mbaroi, ndėrsa Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, AKKP, deklaron se shuma prej 600 milionė lekėsh e akorduar nga buxheti i shtetit do tė shpėrndahet nė muajin shtator. Ky fond ėshtė planifikuar pėr vitin 2009 dhe prek disa kategori ish-pronarėsh qė iu ėshtė njohur toka e zėnė nga shteti apo nė formė ilegale. Ndėrkaq, procesi i pranimit dhe regjistrimit tė kėrkesave po ecėn normalisht dhe sipas tė gjitha parashikimeve. Drejtues nga AKKP-ja bėjnė me dije se kriteret pėr pėrcaktimin e fituesit nuk kanė ndryshuar.Nga fondi prej rreth 6.5 milionė dollarėsh pėrfitojnė subjektet e shpronėsuara, prona e tė cilave ėshtė njohur e gjitha pėr kompensim. Ata do tė kompensohen sipas radhės kronologjike, tė pėrcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetėm nėse nuk kanė pėrfituar nga kompensimet e mėparshme.
Ashtu siē ėshtė aplikuar edhe vitet e mėparshme, do tė bėhet pėr vetėm deri 200 m2 tė sipėrfaqes truall, tė caktuar pėr kompensim, nė bazė tė ēmimit tė pėrcaktuar nė hartėn e vlerės sė miratuar, sipas vendndodhjes sė pronės qė kompensohet.
Deri tani, qė nga fillimi i procesit nė vitin 2005, pėr kompensimin monetar tė ish-pronarėve kanė pėrfituar rreth 500 individė, kurse qeveria ka shpenzuar rreth 20 milionė dollarė.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...