Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Tatimet: Zgjedhjet nuk e "penguan" planin
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Tatimet: Zgjedhjet nuk e "penguan" planin
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Fushata zgjedhore dhe procesi i votimit nuk i ka penguar tatimet qė tė vazhdojnė punėn normalisht, duke siguruar qėndrueshmėri nė nivelin e tė ardhurave. Drejtori i pėrgjithshėm i Tatim-Taksave, Artur Papajani, tha dje pėr "Shqip" se arkėtimet mbeten nė nivelet e njė viti mė parė, konkretisht nė muajin qershor 2008, me njė rritje tė lehtė. "Kanė mbetur edhe dy ditė nga pėrfundimi i muajit qershor, pėr pasojė nuk kam shifra tė sakta. Megjithatė operativet flasin pėr njė nivel mė tė larė se 11.8 miliardė lekė, tė realizuar nė qershorin e vitit tė kaluar, kur nuk kishim zgjedhje", tha Papajani. Sipas tij, "presioni" i vazhdueshėm ndaj punonjėsve tė administratės tatimore pėr tė pasur si objektiv vetėm mbledhjen e tė ardhurave nga taksat dhe jo fushatėn, shmangu uljen e ritmit. "Nga eksperienca 20-vjeēare kujtoj se nė zgjedhjet e vitit 2005, tatimet pėsuan njė rėnie drastike tė tė ardhurave, pėr katėr muaj me radhė. Megjithatė, deri atėherė kanė ndryshuar shumė gjėra, si pėr biznesin ashtu edhe pėr tatimorėt, nė kontekstin e kulturės dhe ndryshimit tė ligjit", u shpreh kreu i Tatimeve.Fushata elektorale
Nė listat e kandidatėve pėr deputetė nuk mungojnė persona qė vijnė nga fusha e tatim-taksave, e pėr rrjedhojė shqetėsimi i Papajanit mbetet i justifikueshėm. "Nuk mund tė jap emra konkretė, por kam sinjale se punonjės nga administrata e tatim-taksave janė pėrfshirė nė fushatėn zgjedhore. Padyshim qė kėta persona do tė ndėshkohen nga ligji nė rast se vėrtetohen dyshimet. Ēdo veprim do tė kryhet pas zgjedhjeve parlamentare", vijoi prononcimin kreu i Tatimeve, Papajani. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare 2005, institucioni i tatimeve u prek nga njė reformė e thellė. Rreth 300 punonjės u larguan nga detyra, ku shkak kryesor ishte pjesėmarrja nė fushatė, por nė apelim gati gjysma fituan tė drejtėn pėr tu rikthyer nė punė.
Monitorimi
Dy javė para fillimit tė fushatės elektorale, drejtori i pėrgjithshėm i Tatimeve nxori njė urdhėr pėr 12 drejtoritė rajonale, nga ku kėrkonte angazhim tė plotė nė mbledhjen e taksave, pa pasur ndikim nga fushata elektorale. Shqetėsimi lidhet me faktin se situata zgjedhore mund tė ndikojė negativisht nė mbledhjen e tė ardhurave, pėr pasojė u ngritėn 12 grupe pune pėr tė mbikėqyrur situatėn nė terren. Konkretisht puna e inspektorėve tatimorė duhet tė jetė e pėrqendruar te katėr taksat kryesore: TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi tė ardhurat personale dhe sigurimet shoqėrore.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...