Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Ja detyrat qė realizoi policia pėr zgjedhjet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Ja detyrat qė realizoi policia pėr zgjedhjet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Policia shqiptare duket se e ka kaluar testin edhe kėsaj radhe, duke plotėsuar njė sėrė detyrash, tė lehta e tė vėshtira, me qėllim qė nė proces tė mos regjistrohet asnjė incident. Si rrallėherė, pėr shkak tė masave tė marra, nuk ėshtė regjistruar asnjė incident i rėndė. Njė sėrė detyrash tė rėndėsishme i ishin ngarkuar Policisė sė Shtetit pėr tė ruajtur standardet, duke e detyruar pėr 48 orė qė tė mos bėjė njė sy gjumė. Detyrat qė realizoi policia ishin tė shumėllojshme, nga ato tė shoqėrimit tė kutive tė votimit, ruajtja e objekteve zgjedhore, e deri te masat e marra nė pikat kufitare, me qėllim qė tu krijojnė lehtėsime emigrantėve, qė kanė ardhur pėr tė hedhur votėn. Madje, pėr kėto detyra, punonjėsit e policisė morėn edhe pėrgėzime tė veēanta nga faktorė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė, si edhe nga forcat mė tė mėdha politike nė Shqipėri.Masat e para
dhe emigrantėt
Masat e para tė marra nga policia kanė pasur tė bėjnė me mbarėvajtjen e procesit zgjedhor. Fillimisht, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, nė bazė tė planit tė masave ka bėrė shpėrndarjen e plotė tė punonjėsve tė policisė qė u morėn me sigurinė e procesit zgjedhor tė datės 28 qershor. Nė shėrbim u pėrfshinė rreth 5 500 punonjės policie, tė cilėt janė paraqitur pranė KZAZ-ve dhe qendrave tė votimit, ku njė pjesė e tyre kanė marrė nė dorėzim qendrat e votimit. Por, edhe pjesa tjetėr e policisė ka ruajtur rendin dhe sigurinė larg qendrave tė votimit, ku nuk kanė munguar ngjarje tė rėnda, por jo me motive politike. Ndėrkohė, gjatė tri ditėve tė fundit para zgjedhjeve, fluksi i emigrantėve qė janė kthyer nė Shqipėri nėpėrmjet pikave tė kalimit kufitar ėshtė rritur. Nė prononcimet e tyre, ata deklaronin se ishin kthyer pėr tė votuar dhe ato tri ditė numri i shtetasve qė kanė hyrė nė Shqipėri ishte 36 mijė 712 veta. Duke parė kėtė interes, policia mori pėrsipėr qė nė pikat e kalimit kufitar, si Kapshticė, Kakavijė, Qafėbotė tė shtojė sportelet e punonjėsve tė policisė kufitare, pėr tė siguruar njė kalim sa mė tė shpejtė e pa vonesa. Gjithashtu, pėr tė garantuar njė mbarėvajtje tė rregullt tė procesit zgjedhor, policia ftoi tė gjithė qytetarėt tė denoncojnė nė numrat e telefonit 129 dhe 126, rastet kur konstatohen shkelje tė rėnda tė procesit, si kur kryhen nga qytetarėt, ashtu edhe nga punonjėsit e policisė. Madje, ato ditė, policia i siguroi qytetarėt dhe opinionin publik se ėshtė e vendosur tė sigurojė njė proces normal votimi, nė pėrmbushje tė detyrave tė saj ligjore.
Procesi i zgjedhjeve
dhe roli i policisė
Pas premtimit tė bėrė erdhi edhe puna mė e madhe e policisė, ajo pėr tė cilėn ishte trajnuar pėr mė shumė se njė muaj. Kėshtu, shėrbimet e trajnuara tė policisė kanė marrė nė ruajtje gjithė qendrat e votimit nė tė gjithė vendin. Kėshtu, policia ka organizuar ruajtjen e qendrave tė votimit gjatė natės para ditės sė votimit, duke filluar nga momenti kur nė to kanė mbėrritur materialet zgjedhore, deri nė momentin kur KQV-ja filloi veprimet paraprake pėr ēeljen e votimit nė datė 28 qershor 2009. I gjithė personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, ishte i pajisur me dokumentin e posaēėm tė identifikimit, i cili pėrmbante fotografinė, gradėn, emrin dhe mbiemrin e punonjėsit tė policisė, numrin kodik, si dhe numrin e qendrės sė votimit, ose KZAZ-ve dhe VNV-se. Ato u morėn nė mbrojtje nga ora 20.00 e sė shtunės deri nė orėn 08.00 tė sė dielės, ku fatmirėsisht nuk u regjistrua asnjė incident. Gjatė votimit, policia mbajti distancė nga qendrat e votimit dhe ndėrhyri nė to vetėm me vendim unanim tė komisioneve pėrkatėse. Kjo ndėrhyrje e forcave tė policisė nuk ka qenė shumė e nevojshme, pavarėsisht se nuk kanė munguar disa raste sporadike. Ndėrsa me mbylljen e votimit, kryetarėt e KQV-ve (Komisionet e Qendrave tė Votimit), njoftuan organet e policisė dhe KZAZ-nė, duke i kėrkuar tė dėrgojė nė KQV punonjėsin e policisė, i cili ėshtė efektiv i pėrhershėm i Policisė sė Shtetit. Ky punonjės policie shoqėroi kutitė e votimit dhe kutinė e materialeve zgjedhore. Kėtu ka pėrfunduar puna e vėshtirė e policisė dhe e vetmja detyrė ka mbetur ruajtja e objekteve tė KZAZ-ve dhe QNV-ve, deri nė pėrfundimin e plotė tė numėrimit tė votave, ku pėrmbyllet edhe ky proces zgjedhor.
Procesi
Si e realizoi policia
shoqėrimin e votave
- Me mbylljen e votimit, kryetari i KQV-sė njoftoi Komisariatin e Policisė dhe KZAZ-nė, duke i kėrkuar tė dėrgojė nė KQV punonjėsin e policisė, i cili ėshtė efektiv i pėrhershėm i Policisė sė Shtetit, qė shoqėroi kutitė e votimit dhe kutinė e materialeve zgjedhore
- Shoqėrimi i kutive tė votimit dhe i kutisė sė materialeve zgjedhore nga KQV-ja nė Vendin e Numėrimit tė Votave u bė me automjete, nė tė cilat ndodheshin anėtarėt e KQV-sė, sekretari i KQV-sė dhe njė punonjės i Policisė sė Shtetit
- Gjatė shoqėrimit, kutia dhe materialet e tjera zgjedhore u administrua vetėm prej kryetarit, zėvendėskryetarit dhe anėtarėve tė KQV-sė. Punonjėsi i forcave tė policisė nuk kishte tė drejtė nė asnjė rast qė tė posedojė, apo tė ketė kontakt me materialet e mėsipėrme
- Punonjėsi i policisė, i ngarkuar me detyrėn e shoqėrimit tė kutive tė votimit dhe kutisė sė materialeve zgjedhore nga Qendra e Votimit nė VNV, kishte pėr detyrė garantimin pėr mosprekjen e kutive tė votimit nga tė tretėt
- Pas procesit tė dorėzimit tė materialeve zgjedhore, punonjėsi i policisė firmosi procesverbalin e marrjes nė dorėzim, sipas modelit tė miratuar nga KQZ-ja, mori njė kopje tė procesverbalit dhe u largua menjėherė nga ndėrtesa e KZAZ-sė. Procesverbali sė bashku me raportin e shėrbimit u dorėzuan nė komandėn e strukturės, ku punonjėsi i policisė bėnte pjesė
Deklarimi i zėvendėspresidentit tė OSBE-sė, Volfgang Grosnik
Misioni i vėzhguesve, vetėm
vlerėsime pozitive pėr policinė
Pėrfaqėsuesit e misioneve ndėrkombėtare qė monitoruan zgjedhjet nė vendin tonė, nė raportin e tyre paraprak, i cili pėrgjithėsisht ishte mbushur me jo pak tė meta pėr procesin zgjedhor, iu pėrgjigjėn edhe interesimit tė mediave pėr rolin e policisė. Pyetjes se si e vlerėsojnė ata qėndrimin e policisė gjatė kėtyre zgjedhjeve dhe a ka pasur probleme me pėrfaqėsues tė tyre, iu pėrgjigj zėvendėspresidenti i OSBE-sė, Volfgang Grosnik. Sipas tij, vlerėsimi i njėzėshėm i vėzhguesve pėr policinė ėshtė pozitiv. Gjithashtu, ai shtoi se as nga vėzhguesit e saj, por as nga palė tė tjera pjesėtare nė zgjedhje, "OSBE, nuk ėshtė informuar pėr asnjė problem qė ka lidhje me policinė". Faktikisht, roli pozitiv dhe profesional i uniformave blu nė kėtė proces ėshtė vlerėsuar edhe nga forcat politike, pėrveē ndonjė rasti sporadik, si ai i ndalimit fillimisht tė mitingut pėrmbyllės tė Partisė Socialiste, pėrballė selisė sė Kėshillit tė Ministrave. Tė 5500 forcat policore qė u inkuadruan gjatė ditėve tė zgjedhjeve janė trajnuar pikėrisht nga misionet policore tė ndėrkombėtarėve qė vėzhguan procesin. Pėrfaqėsitė e huaja policore qė operojnė nė Shqipėri, PAMECA dhe ICITAP pėrpara pak kohėsh njoftuan zyrtarisht se gjatė ditės sė procesit zgjedhor nė datėn 28 qershor tė kėtij viti, do tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre nė ēdo rreth tė vendit pėr tė monitoruar policinė shqiptare se si do ti kryejė funksionet e saj tė pėrcaktuara edhe nė Kodin Zgjedhor. Menjėherė pas tyre, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė, Ahmet Premēi, nuk la ditė pa u artikuluar vartėsve tė tij nė gjithė vendin paralajmėrimin e prerė: "Nė rast se nė kėto zgjedhje konstatohen shkelje nga ana e efektivave policore, ndėshkimet do tė jenė tė rėndaā¦"
Rregullorja
Lejimi i policisė pėr tė
hyrė nė Qendrat e Votimit
- Kur nė Qendrėn e Votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja pezullon votimin dhe merr vendim pėr thirrjen e organeve tė Policisė sė Shtetit. Ky vendim i njoftohet menjėherė KZAZ-sė.
- Me marrjen e vendimit, kryetari, zėvendėskryetari ose ēdo anėtar i KQV-sė njofton menjėherė KZAZ-nė pėr incidentin e ndodhur. KZAZ-ja, pasi shėnon nė Librin e Protokollit tė Mbledhjeve njoftimin dhe orėn e marrjes sė vendimit, ia pėrcjell kėrkesėn menjėherė organeve tė Policisė sė Shtetit.
- Vendimi pėr kėrkimin e ndihmės pėr vendosjen e rendit, u paraqitet me shkrim organeve tė Policisė sė Shtetit dhe pėrmban pėrshkrimin e shkurtėr tė shkaqeve dhe rrethanave.
- Sapo forcat e policisė paraqiten nė qendrėn e votimit, KQV-ja u dorėzon atyre menjėherė kopje tė vendimit pėr thirrjen e policisė pėr tė ndėrhyrė.
- Me rivendosjen e rendit nė qendrėn e votimit, KQV-ja me vendim u kėrkon forcave tė Policisė sė Shtetit tė largohen
Deklarata
Paralajmėrimet e Prenēit,
nėse do tė kishte abuzime
Qė nė fillim, kreu i policisė kishte paralajmėruar se policia duhej tė tregohej sa mė korrekte nė zbatimin e detyrave tė saj, pasi tė gjithė rrezikonin qė jo vetėm tė pėrjashtoheshin nga kjo strukturė, por edhe tė ndiqeshin penalisht. "Policia e Shtetit ėshtė e depolitizuar dhe kėshtu duhet tė mbetet, prandaj asnjė punonjės policie nuk duhet tė pėrzihet nė afera abuzive gjatė procesit zgjedhor", ka qenė paralajmėrimi i kreut tė policisė shqiptare, Ahmet Prenēi pėr tė gjithė punonjėsit, tė cilėt janė angazhuar me mbarėvajtjen e kėtij procesi, qė ėshtė futur nė ēdo broshurė tė shpėrndarė tek uniformat blu tė trajnuara.
Dorėzimi i materialeve,
pa asnjė problem
Nė pėrfundim tė tė gjithė procesit zgjedhor, policia arriti tė dorėzojė pranė KZAZ-ve tė gjitha materialet zgjedhore dhe kutitė e votimit pa asnjė problem. Policia e Shtetit deklaroi se nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ka mundur tė pėrfundojė procesin e transportimit tė materialeve zgjedhore, duke dorėzuar 4772 kuti votimi. Sipas tė dhėnave policore, ky proces ka dashur kohė tė mjaftueshme edhe pėr shkak tė mosmarrėveshjeve qė kanė pasur nė disa raste me njėri-tjetrin anėtarėt e Komisionit tė Qendrave tė Votimit. Madje, deri nė mesnatėn e sė dielės, policia kishte mundur tė dorėzonte vetėm 4373 kuti votimi, duke mbetur pa dorėzuar 399 tė tjera. Por, gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė djeshėm, ėshtė mundėsuar edhe dorėzimi i gjithė materialeve tė tjera zgjedhore, duke e pėrmbyllur me sukses kėtė mision.
Kutitė e transportuara
Kukės 217
Shkodėr 420
Lezhė 245
Dibėr 318
Durrės 345
Tiranė 823
Elbasan 550
Korēė 430
Fier 485
Berat 311
Vlorė 345
Gjirokastėr 283

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...