Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: KSHH: Problemet qė vumė re nė procesin zgjedhor
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
KSHH: Problemet qė vumė re nė procesin zgjedhor
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, njė ditė pas zhvillimit tė zgjedhjeve ka hartuar njė raport nė lidhje me ecurinė e zgjedhjeve deri mė tani. Sipas kėtij raporti nė pėrgjithėsi, zgjedhjet kanė ecur mirė, por nuk mund tė lihen pa pėrmendur edhe disa probleme tė quajtur tė vogla. Sipas raportit janė konstatuar raste tė vėshtirėsive tė karakterit tekniko-organizativ pėr zgjedhėsit qė kėrkonin tė pajiseshin me karta identiteti. Nė takimet qė vėzhguesit tanė kanė pasur me kėta zgjedhės dhe sipas vėzhgimit nė vend, kanė rezultuar raste tė ndėrprerjes sė punės, vonesa dhe sorollatje tė qytetarėve, mungesė tė energjisė elektrike etj. Nė lidhje me listat e zgjedhėsve, nė raport thuhet se ėshtė konstatuar se, listat paraprake dhe sidomos listat pėrfundimtare tė zgjedhėsve janė shpallur me vonesė, ndėrsa sensibilizimi i zgjedhėsve pėr njohjen me kėto lista duhet tė ishte mė intensiv. Lidhur me fushatėn zgjedhore, raporti i KSHH thotė se janė konstatuar se partitė politike, gjatė kėsaj fushate, nė raport me fushatat e tjera, kanė shpalosur mė mirė alternativat dhe programet e tyre, si dhe kanė pasur tone mė pozitive. Gjithashtu, nė disa mitingje me elektoratin dhe debatet televizive nuk ka munguar edhe gjuha joetike apo gjuha e urrejtjes. Lidhur me listat shumėemėrore tė kandidatėve, konstatojmė se, nė listat e kandidatėve figurojnė kandidatė me detyrė kryetarė tė njėsive bashkiake ose komunave, si dhe prefektė qė kandidojnė nė vendet e tyre, pėr tė cilėt rezulton se nuk janė larguar nga detyra nė momentin e kandidimit, nė zbatim tė nenit 69 tė Kushtetutės.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...