Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Vėzhguesit: Keni bėrė progres, por jeni ende larg standardeve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Vėzhguesit: Keni bėrė progres, por jeni ende larg standardeve
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Kemi bėrė progres tė prekshėm, por ende nuk kemi pėrmbushur standardet ndėrkombėtare. Ky ishte konstatimi i misionit ndėrkombėtar pėr vėzhgimin e zgjedhjeve parlamentare tė datės 28 qershor 2009 nė Shqipėri. Nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp, katėr misionet monitoruese tė OSBE, ODIHR, KiE dhe NATO dhanė konkluzionet paraprake teksa raporti pėrfundimtar do tė jepet tetė javė mė vonė. Nė konkluzione thuhet se nė Shqipėri u shėnua progres i prekshėm pėr sa i pėrket kuadrit ligjor, i cili u miratua nė mėnyrė konsensuale nga tė dyja partitė kryesore, dhe procesi i regjistrimit dhe identifikimit tė zgjedhėsve, njė proces qė mė parė kishte qenė burim polemikash. Vlerėsohet se kėto pėrmirėsime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike tė procesit nga partitė politike, si dhe nga shkeljet qė u vėzhguan gjatė fushatės zgjedhore, elementė kėto qė zbehėn besimin e publikut nė procesin zgjedhor. Procesi i votimit u vlerėsua si pak mė shumė pozitiv se nė zgjedhjet e tjera, megjithėse u vėzhguan njė sėrė shkeljesh procedurale. Duke kėrkuar qė raporti tė shihet si kėshillues, kreu i vėzhguesve tė Asamblesė sė NATO-s, Bruse George, paraqiti disa rekomandime qė Shqipėrisė mund ti shėrbejnė pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Politika duhet parė si shėrbim, si mundėsi pėr marrėveshje dhe kompromis. Duhet tė ketė respekt mes partive politike", u shpreh George. Sipas tij, qė prej 1991 janė bėrė reforma tė mėdha, por demokracia ėshtė nė konsolidim e sipėr. "Keni shumė punė pėr tė bėrė pėr tė arritur standardet e BE-sė, qeverisjen demokratike, reformat nė gjyqėsor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit tė sė drejtės, tė qeverive vendore dhe luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit", u shpreh George. Zyrtari theksoi se Shqipėria nuk i arriti standardet e kėrkuara mė 28 qershor, por gjithēka do tė varet nga drejtuesit e saj pėr ti arritur ato nė zgjedhjet e ardhshme. "Do tė ishte e parakohshme tė bėhej njė vlerėsim pėrfundimtar nė kėto momente, pasi elementėt kyēė si numėrimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanė pėrfunduar ende", tha Wolfgang Grossruck, kreu i misionit vėzhgues tė Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė, gjatė leximit tė raportit. Sipas tij, vlerėsimi pėrfundimtar do tė varet nė njė masė tė konsiderueshme nga zhvillimi i kėtyre fazave tė procesit zgjedhor. Raporti thotė se nė vijim tė rekomandimeve tė bėra kohė mė parė, qeveria bėri pėrpjekje tė konsiderueshme pėr tė hartuar njė regjistėr elektronik tė gjendjes civile dhe pėr tė pajisur tė gjithė zgjedhėsit me kartė identiteti. "Nisja me vonesė e shpėrndarjes sė kartave tė identitetit, mungesa e kapaciteteve administrative dhe tė metat teknike kontribuuan qė kjo ēėshtje tė bėhej njė nga ēėshtjet mė tė kontestuara tė kėtyre zgjedhjeve. "Ka pasur raste ku aktivistėt e PD-sė kanė ndėrhyrė nė mėnyrė tė panevojshme. Partitė opozitare, nė veēanti Partia Socialiste (PS), pretenduan se procesi ishte kompromentuar nga manipulimet me motivime politike, shpesh pa i konkretizuar akuzat e tyre, nė disa raste kėto aludime dukeshin tė pabazuara", thotė raporti. Vėzhguesit mendojnė se kuadri ligjor qė prezantoi sistemin e ri tė pėrfaqėsimit rajonal proporcional, pėrcakton njė bazė tė plotė teknike pėr mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nėse zbatohet me mirėbesim nga autoritetet dhe partitė politike. "Megjithatė, lipsen pėrmirėsime tė tjera nė mėnyrė qė Kodi Zgjedhor tė jetė nė pėrputhje tė plotė me angazhimet e OSBE-sė dhe standardet e Kėshillit tė Europės", thonė vėzhguesit. Konstatohet se fushata zgjedhore u zhvillua nė njė klimė politike tepėr tė politizuar, dhe si nė zgjedhjet e mėparshme, u karakterizua nga njė numėr i madh aludimesh kundėr partive nė pushtet pėr shkelje zgjedhore. "Fushata ishte aktive dhe e gjallė nė shumė rajone, me njė numėr partish qė konkurronin nė zgjedhje, duke u ofruar votuesve zgjedhje tė vėrteta. Nė pėrgjithėsi, klima e zgjedhjeve ishte e qetė me disa raste dhune dhe me pėrdorim tė mėparshėm tė njė gjuhe tė ashpėr", vijon raporti. Vėzhguesit nėnvizojnė se pati njė sėrė aludimesh presioni ndaj punonjėsve tė sektorit publik dhe studentėve qė tė merrnin pjesė nė aktivitetet e fushatės sė PD-sė, apo tė qė shmangnin aktivitetet e opozitės. "Disa prej tyre ishin aludime me baza. Veprimi i lartpėrmendur do tė binte ndesh me Paragrafin 7.7 tė Dokumentit tė OSBE-sė tė Kopenhagenit tė vitit 1990. Nė mėnyrė tė pėrsėritshme, qeveria pėrdori aktivitetet zyrtare pėr fushatė partiake, ashtu siē bėri edhe kryetari i PS-sė, edhe pse nė masė mė tė vogėl. Pati aludime keqpėrdorimi tė burimeve administrative nga PD nė pushtet, disa pėr tė cilave u vėrtetuan. Kjo bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe Paragrafin 5.4 tė Dokumentit tė OSBE-sė sė Kopenhagenit nxjerrė nė vitin 1990, i cili flet pėr ndarje tė qartė mes partive politike dhe shtetit", insistojnė vėzhguesit. Publikimi
Datat e katėr raporteve
pėrfundimtare pėr zgjedhjet
Pothuajse tetė javė pas mbylljes sė procesit tė votimit, OSBE/ODIHR do tė nxjerrė njė raport tė plotė pėrfundimtar, ku do tė pėrfshihen edhe rekomandime pėr pėrmirėsime tė mundshme. Asambleja e OSBE-sė do tė paraqesė raportin e saj nė seancėn e verės nė Vilnius, mė 1 korrik 2009. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e delegacionit tė Asamblesė Parlamentare tė KiE-sė do tė japin raportin e tyre nė seancėn parlamentare tė Asamblesė nė shtator/tetor 2009. Nė zgjedhjet shqiptare u angazhuan 395 vėzhgues. Wolfgang Grossruck u caktua si koordinator special pėr misionin e vėzhguesve afatshkurtėr tė OSBE-sė. Corien Jonker kryesoi delegacionin e Asamblesė Parlamentare tė NATO-s dhe Bruce George kryesoi misionin e Asamblesė Parlamentare tė NATO-s. Ambasadorja Audrey Glover ishte nė krye tė misionit tė ODIHR pėr vėzhgimin e zgjedhjeve.
Dokumenti
Detajet e materialit tė konkluzioneve nga misioni ndėrkombėtar i vėzhguesve pėr procesin elektoral
Raporti: Tetė shkeljet shqetėsuese
qė u konstatuan nė zgjedhje
Vėzhguesit bėnė publike tetė shkeljet kryesore tė vėna re gjatė monitorimit tė fushatės dhe ditės sė zgjedhjeve. Misioni thotė se anėtarėt e KQZ-sė mbajtėn qėndrime tė ndryshme pėr shumicėn e ēėshtjeve tė kontestueshme. Nė tė shpesh u votua nė bazė tė pėrkatėsisė partiake dhe pėrfaqėsuesit e partive kryesore nė KQZ bėnė shpesh deklarata politike qė e rritėn tensionin. "Mosdorėzimi i informacionit tė duhur pėr pėrgatitjen logjistike, si edhe moscaktimi i anėtarėve tė komisioneve tė nivelit mė tė ulėt brenda afateve ligjore ndikuan nė mėnyrė negative nė punėn e KQZ-sė. Kjo gjė ēoi jo vetėm nė ngritjen me vonesė tė Komisioneve Zonale tė Administrimit Zgjedhor dhe tė Komisioneve tė Qendrave tė Votimit, por edhe nė probleme pėr ti trajnuar tė gjithė anėtarėt e komisioneve", shkruhet nė raport. Njė tjetėr problem paraqet fakti se pati polemika, pasi shumė njėsi tė qeverisjes vendore ose nuk caktuan hapėsira publike pėr afishimin e posterave tė fushatės, ose nuk informuan partitė se ku gjendeshin ato. Sakaq, vihet re se Ministria e Brendshme shpesh nxori shifra nė dukje kontradiktore pėr ecurinė e procesit tė aplikimit pėr kartat e identitetit, gjė e cila e uli besimin e publikut nė saktėsinė e informacionit tė dhėnė nga qeveria, duke nxitur aludimet. Nė raport thuhet se transmetuesit qė u monitoruan ishin tė njėanshėm nė pasqyrimin e partive kryesore dhe dhanė njė pasqyrim tė kufizuar tė konkurrentėve tė tjerė. Nė shumicėn e organeve tė medias, nė mėnyrė tė veēantė transmetuesve televizivė, thuhet se u mungoi pavarėsia editoriale, si dhe transparenca nė lidhje me pronėsinė e tyre. "Disa herė Bordi i Monitorues i Medias dha vlerėsime qė treguan mungesėn e pavarėsisė dhe pėrdori njė metodologji tė pamjaftueshme pėr tė kryer detyrat e saj, ashtu siē parashikohen nė Kodin Zgjedhor. Nė pėrgjithėsi, BMM-ja nuk propozoi masa kompensues, tė cilat do tu jepnin partive "mė tė vogla" atė kohė transmetimi qė u pėrket sipas Kodit Zgjedhor", vijon raporti. Boshllėqe janė vėnė re nė dispozitat ligjore pėr tė siguruar pėrfaqėsimin e grave si kandidate, ēka krijoi mundėsi pėr ta anashkaluar qėllimin, duke e ulur ndikimin e dispozitave. Shqetėsim serioz ishte mungesa e transparencės pėr financimin e fushatės zgjedhore. Vėzhguesit insistojnė se nė pėrgjithėsi dita e votimit ishte e qetė dhe paqėsore, pa raste dhune apo incidentesh tė mėdha edhe pse tensioni ishte i ndjeshėm nė raste tė izoluara. Sa i takon kartave tė identitetit, nė raport thuhet se u vunė re raste tė shpėrndarjes sė kartave mbi baza pėrzgjedhjeje dhe pėrpunimi mė tė shpejtė tė tė dhėnave nė favor tė mbėshtetėsve tė PD-sė.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...