Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Numėrimi i fletėve tė votimit, problemet kryesore nė rrethe
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Numėrimi i fletėve tė votimit, problemet kryesore nė rrethe
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Procesi i numėrimit tė votave kaloi pa probleme serioze gjatė ditės sė djeshme. Problemet kryesore qė u vunė re ishin vonesat nė transportimin e kutive tė votimit, ēka nė shumė zona vonoi fillimin e numėrimit. Njė tjetėr problem i hasur shpesh ishte ai i mungesės sė numrave tė dokumenteve tė identifikimit tė zgjedhėsve nė procesverbalet e mbajtura nga qendrat e votimit. Ky fenomen ėshtė hasur pėrgjithėsisht nė fshatra tė Vlorės dhe Tepelenės, ku komisionerėt kanė qenė tė patrajnuar. Fier
Procesi i numėrimit tė votave nė Qarkun e Fierit ka nisur me vonesė, ndėrkohė qė ėshtė ndėrprerė gjatė ditės si shkak i mosmarrėveshjeve pėr mosfirmosje tė procesverbaleve. Nė Fier, tė dyja KZAZ-tė, lodhja e komisionareve, ka bėrė qė procesi i numėrimit tė ndėrpritej pėr disa minuta, ndėrsa nė KZAZ-nė e Patosit, pushimi ka zgjatur plot tri orė, nga ora 14:00-17:00 e pasdites. Rinisja e procesit tė numėrimit nė KZAZ-nė e Patosit ka nisur mes debateve, pasi vėzhguesit e PD-sė kanė sharė e fyer komisionerėt e PS-sė. Ky debat ka vazhduar pėrgjatė gjithė pasdites dhe deri nė orėn 20:00 tė mbrėmjes nuk ka rinisur numėrimi. KZAZ-tė e Lushnjės dhe tė Mallakastrės janė paraqitur mė mirė dhe pa ndonjė incident gjatė punės sė tyre.
Durrės
Proces shumė i ngadaltė numėrimi nė Qarkun e Durrėsit. Ritmet me tė cilat po vijon numėrimi i votave tė hedhura nė 352 qendrat e votimit tė kėtij qarku kanė regjistruar zvarritje, pėr shkak tė lodhjes sė komisionerėve. Pėrtej kohės, gjithēka tjetėr ka qenė e qetė. Mungesa e disa numėruesve ka bėrė qė procesi tė nisė rreth orės 04.00 tė ditės sė djeshme nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave tė KZAZ-sė 8, qė ka Bashkinė e Durrėsit. Pikėrisht nė kėtė qendėr tė vendosur pranė pallatit tė sportit "Ramazan Njala" regjistrohen dhe ritmet mė tė ngadalta, ndėrsa nuk ka mbetur pas as ajo e KZAZ-sė nr.9 qė pėrfshin bashkitė e Manzės, Sukthit dhe komunat Katund i Ri, Ishėm dhe Maminas. Pasi ėshtė ndėrprerė fillimisht rreth orės 09:15 tė mėngjesit, pėr tė bėrė ndryshimin e numėruesve tė lodhur, shumica e tė cilėve kanė qenė dhe komisionerė nė QV-tė e zonės, mesdita ka regjistruar njė tjetėr bllokim tė numėrimit pėr tė rinisur pas orės 17:00 tė pasdites.
Elbasan
Procesi mė i ngadaltė ėshtė shėnuar nė qytetin e Elbasanit, ku nė KZAZ Nr.12, pėr shkak tė punės sė ngadaltė tė komisionerėve, nuk ishin numėruar as 36 pėr qind e kutive tė qendrave tė votimit qė pėrmbledh kjo njėsi. Situata ka qenė mė e mirė nė rrethet e Peqinit dhe Librazhdit, ku komisionerėt, nė orėt e mbrėmjes kanė qenė drejt pėrfundimit tė plotė tė procesit tė numėrimit. Nė qytetin e Gramshit, procesi ėshtė bllokuar pėr rreth katėr orė, pasi sekretari i KZAZ-sė kishte braktisur qendrėn, me pretendimin se kutitė e votimit tė fshatit Gribė, ishin tė parregullta, por mė pas situata u normalizua. Ndėrsa nė KZAZ-nė nr. 12, qė mbulon fshatrat e rrethit tė Elbasanit, dje ka pasur ndėrprerje pėr rreth njė orė tė procesit tė numėrimit pėr shkak tė trysnisė sė kandidatėve tė PD ndaj komisionerėve pėr tė pėrshpejtuar kėtė proces.
Berat
Procesi i numėrimit tė votave nė Qarkun e Beratit ka qenė me ritme mė tė shpejta se te zonat e tjera administrative. Nė mbrėmje, procesi i numėrimit ka qenė drejt pėrfundimit. Nė orėn 19:30, procesi i numėrimit tė votave ka pėrfunduar krejtėsisht nė Komisionin Zonal tė Administrimit tė Zgjedhjeve me numėr katėr, qė pėrfshin rrethin e Skraparit. Procesi i numėrimit tė votave nė kėtė komision nisi nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės pėr shkak tė largėsisė nė tė cilėn ndodheshin njė pjesė e qendrave tė votimit. Por, procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ėshtė ndėrprerė pėr asnjė moment nga ana e komisionerėve, ēka solli pėrfundimin e tij rreth orės 19:00.
Korēė
Procesi i numėrimit tė votave nė Qarkun e Korēės ėshtė shoqėruar me probleme dhe ka pasur vonesa. Kėshtu, nė njė prej komisioneve zonale nė Korēė, numėrimi ka mundur tė fillojė vetėm nė orėn 07:00 tė mėngjesit tė djeshėm, kur ka mundur tė mbėrrijė njė kuti e vetme nga zona e Komunės sė Panaritit. Moti i keq dhe largėsia e fshatit ka bėrė qė materialet zgjedhore tė mbėrrinin me disa orė vonesė. Mėsohet se nė zonėn e Devollit ka pasur disa herė ndėrprerje pėr shkak tė kontestimeve mbi rezultatet qė vinin nga qendrat dhe pėr disa fletėvotimi, tė cilat duhet tė konsideroheshin si tė pavlefshme. Nė njė prej komisioneve zgjedhore tė vendosura nė Korēė, nė mesditė ėshtė ndėrprerė procesi i numėrimit pėr shkak se dy kuti votimi janė konsideruar tė parregullta dhe janė lėnė pėr tu shqyrtuar nė fund tė procesit.
Gjirokastėr
Procesi i numėrimit tė votave nė Qarkun e Gjirokastrės nė pėrgjithėsi ka ecur normalisht, megjithėse nuk kanė munguar dhe momente nervozizmi mes komisionerėve nė QNV-nė e rrethit tė Gjirokastrės. Prania e personave tė paautorizuar dhe pa mandate, ka qenė objekt pakėnaqėsish mes komisionerėve, tė cilėt kanė kėrkuar ndėrhyrjen e policisė nė ambientet e Pallatit tė Sportit tė qytetit, ku funksionon QNV dhe KZAZ e rrethit tė Gjirokastrės. Ndėrsa nė Tepelenė pėr gati dy orė rresht procesi u bllokua plotėsisht, pasi nė dokumentacionin e qendrės sė votimit tė fshatit Progonat mungonin numrat e pasaportave apo kartave tė identitetit tė votuesve. Problemi ka ardhur nga mungesa e trajnimeve tė komisionerėve tė kėsaj zone, tė cilėt nė vend tė numrit rendor tė mjeteve tė identifikimit tė vlefshėm pėr tė votuar, kishin shėnuar emėrtesėn "pasaportė" ose "kartė identiteti" sipas rastit.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...