Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Punonjėsit e administratės, trajnim si tė japin informacionin

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Nė kuadrin e pėrmirėsimit mbi tė drejtėn e informacionit nga publiku i gjerė apo edhe media, Grupi Rinor i tė Drejtave tė Njeriut ka zhvilluar njė seri seminaresh trajnimi pėr punonjėsit e administratės, si dhe gazetarė, pjesė e institucioneve mediatike.

Kjo u realizua nėpėrmjet njė bashkėpunimi me Delegacionin e Komisionit Evropian nė Shqipėri nė kuadėr tė implementimit tė projektit "Ngritja e kapaciteteve tė medias profesioniste".

Seminaret synuan nė ndėrgjegjėsimin e nėpunėsve publikė nė lidhje me detyrimet qė ka administrata pėr informimin e publikut, pėrfshi edhe gazetarėt nė mėnyrė adekuate, tė shpejtė e tė menjėhershme, si dhe pa diskriminim. Nė seminaret e trajnimit pėr nėpunėsit civilė tė administratės publike janė trajnuar rreth 70 nėpunės civilė, kryesisht nga institucionet e aparatit tė Kryeministrisė, ministrive tė linjės, Bashkisė Tiranė, drejtoritė arsimore, Kėshillit Kombėtar tė Radio Televizioneve, Kuvendi, Instituti i Shėndetit Publik, Instituti i Sigurimeve Shoqėrore, Agjencia Shqiptare e Trajtimit tė Koncesioneve, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Gjithashtu, nė kuadėr tė ngritjes sė kapaciteteve pėr median shqiptare tė shkruar dhe asaj vizive, seminaret trajnuese synuan informimin e gazetarėve me legjislacionin aktual, veēoritė, si dhe rastet praktike nga Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut mbi tė drejtėn pėr informim. Gjithsej, deri tani janė trajnuar rreth 39 gazetarė mbi rolin e medias nė informimin e shoqėrisė, tė drejtat e tyre nė kėrkimin e informacionit, si dhe detyrimet e administratės publike pėr dhėnien nė kohėn dhe cilėsinė e duhur tė informacionit tė pėrfshirė nga veprimtaria e tyre.

Seminaret trajnuese pėr nėpunėsit civilė, konsistuan nė zbatimin e drejtė tė legjislacionit shqiptar mbi tė drejtėn pėr informim, dhėnien e informacionit konkret dhe tė veēantė nė lidhje me legjislacionin, si dhe ēėshtjet e dhėnies sė informacionit, dallimit mes informacionit tė klasifikuar, si dhe tė dhėnave personale. Gjithashtu, informacioni i dhėnė pėrfshinte dhe shpjegimin e disa procedurave, rregullave dhe rasteve praktike mbi dhėnien apo refuzimin e dhėnies sė informacionit.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...