Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Administrata, me sytė nga televizori
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
- Lajmi...
Administrata, me sytė nga televizori
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-1-2009
Nė njė kohė kur orė pas ore e minutė pas minute, media dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve flasin pėr pėrqindjet qė kanė fituar partitė politike nė garė, mė tė stresuarit janė punonjėsit e administratės. Nga mėngjesi i hershėm dhe deri nė pėrfundimin e orarit zyrtar, tė tjerė edhe pas mbarimit tė 8-orarshit, kanė kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės, duke ndjekur rezultatin e zgjedhjeve. Punonjėsit e administratės janė mbledhur nė zyrat e tyre, kanė pirė kafe, kanė bėrė pushimin e drekės. Diskutime, ankth, shpresė dhe shumė lutje. Debate, analiza, komente tė pasqyrimit tė procesit zgjedhor nė media, opinione pėr ///////////////////////////opinionistėt e madje dhe kritika pėr mbulimin apo paraqitjen e informacionit. Megjithatė, pavarėsisht objeksioneve dhe vėrejtjeve, pėrsėri zgjedhja mė e mirė nė kėtė kohė, ėshtė ndjekja e medias hap pas hapi. Sajtet, si dhe informacioni nė internet kanė qenė po aq tė ndjekura nga punonjėsit, e nė mėnyrė tė veēantė nga simpatizantėt e njėrės apo tjetrės parti. Ankthi mė i madh ka qenė pėr vendet e punės. Fitorja e njėrės apo tjetrės parti mban nė duar fatin e qindra e mijėra familjarėve qė mbajnė fėmijėt, prindėrit apo sjellin fitimet kryesore nė financat e familjes.
Mėngjesi i ditės sė hėnė ka nisur me pėrtesė. Shumica kanė qenė tė lodhur nga pagjumėsia. Tė gjithė pėrballė televizorit, tė tjerė qė kanė pasur mundėsi tė mbajnė telefona me akses pėr tė ndjekur emisione tė ndryshme nė media i kanė karikuar mirė me bateri. Lokalet kanė qenė tė mbushura, por tė qeta. Ndoshta kėshtu dukej, edhe sepse himnet e dy koalicioneve tė mėdha nuk po qarkullonin me megafon dhe nuk shoqėronin mė qytetarėt nga mėngjesi nė darkė. Gjithsesi, me tė njėjtin ritėm, por me njė hov mė tė ngadaltė punonjėsit e administratės janė paraqitur nė punė, ndėrkohė qė kanė komunikuar me kolegėt pothuajse pėrgjatė gjithė natės, duke kėrkuar shkėmbime tė ndėrsjella tė informacionit pėr rezultatet paraprake. Mė shumė se kurrė kėtė tė hėnė, janė lėnė mėnjanė thashethemet e korridorit, duke u marrė vetėm dhe vetėm me procesin zgjedhor, cilat janė mundėsitė, si po rritet e po ulet diferenca mes partive, sa mund tė ketė fituar njėri e sa tjetri. Cilėt janė emrat qė mund tė jenė tė sigurt nė listė dhe nė rast fitore, cilėt do tė jenė anėtarėt e qeverisė sė re.
Ecejake nė institucione, punė qė bėhen rutinė, apo dhe tolerancė mbi 0, pėr punė, mungesa, leje, kėrkesa, pėrmbushje tė detyrės.
Zyrat e ministrive, institucioneve nė varėsi, dikastereve tė administratės publike, dje ngjanin mė shumė si pa mbėshtetje, pa pėrkrahje sesa institucione ndihmėse dhe zhvilluese tė qytetarėve nė pėrgjithėsi dhe sektorėve tė veēantė tė jetės sė pėrditshme nė veēanti.
Telefonata, mesazhe, komunikime interaktive dhe batuta tė herėpashershme mes kolegėsh, tė njohurish, simpatizantėsh dhe militantėsh tė sė njėjtės forcė politike.
Pamja dhe komunikimi i njėrit apo tjetrit personazh qė mbushte ekranin e televizionit mund tė ishin njė ogur i mirė apo ogur i keq. Tė vetmet argumente ku shumica binte dakord ishte rezultati. "Tė jetė i shpejtė dhe i saktė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė biem rehat dhe tė mbledhim mendjen e kokės". Kjo ka qenė kėrkesa e shumicės. Nė rast se fiton dhe partia qė gjen mbėshtetje akoma dhe mė mirė. Nė tė kundėrt, nė rast se dikush do tė ndihej i rrezikuar, do tė niste lejen e zakonshme, pėr tė pėrfituar dhe ato mundėsi tė fundit financiare, pėr tu qetėsuar e pėr tė menduar pėr njė alternativė mė tė mirė punėsim, nė rast "spastrimi" politik.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...