Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark

TV Brackets

Leading UK TV Brackets provider supplying TV brackets for all plasma TVs. Free next day delivery to UK mainland addresses.

TV Wall Brackets

TV wall brackets for all LCD TV system needs. TV Wall Brackets available for all leading brands like Panasonic, Sony, Samsung and more.

TV Brackets

Mount your plasma TV using a top of the range TV bracket. All brackets come with a 10 year guarantee.

TV Wall Bracket

For a stylish and affordable TV Wall Bracket visit this multi-seller, which partners with all the major brands in the flat screen and plasma screen market.

Television Brackets

The UK’s most inclusive Television Brackets seller. The widest range of brackets and handy online tools to help you select the right TV bracket for your TV.

LCD TV Brackets

Specialist supplier of TV Brackets including cables and accessories for all LCD TVs.

Plasma TV Brackets

Main supplier of Plasma TV Brackets. Visit our website for massive discounts, online brackets guides and safe online payment.

LCD Brackets

Trusted suppliers of LCD Brackets with modern, customisable features suitable for all LCD, Plasma and Flat screen TVs.














Rreth lajmit...

Kutitė e fundit, duel i ashpėr PD-PS

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Dy koalicionet e majta shėnojnė epėrsi pėrballė sė djathtės, deri dje nė orėt e vona tė natės. Nė orėn 11.28 tė darkės u numėruan 4532 kuti votimi nga 4753 qė janė nė total. Koalicioni "Bashkimi pėr Ndryshim" 45.46% dhe "Aleanca Socialiste pėr Integrim" 5.58% duke e ēuar rezultatin nė 51.04% kundrejt 46.73% tė koalicionit "Aleanca e Ndryshimit". Gara nė disa qarqe si Tirana, Korēa apo Elbasani e Fieri ishte mjaft e fortė. E pėrkthyer me mandate, koalicioni i Partisė Demokratike ka marrė 68 mandate, PS 65 mandate, katėr mandate LSI, 1 Partia Republikane, 1 Partia e tė Drejtave tė Njeriut dhe 1 mandat Partia Drejtėsi pėr Integrim.

Sipas kėtyre tė dhėnave, deri nė 11.28 tė natės sė mbrėmshme, rezultati varionte 70 me 70. Barazimi u shėnua pėr shkak tė rezultatit nė Qarkun e Fierit. Pasi deri nė numėrimin e kėtyre kutive, pra 4529, PS-ja shkoi nė 9 mandate, duke i marrė mandatin PDI-sė. Deri nė kėtė moment ishin numėruar 4529 kuti votimi, nga 4753. Procesi i numėrimit tė votave ėshtė konsideruar mjaft i ngadaltė dhe me ndėrprerje tė herėpashershme nė mjaft KZAZ nė tė gjithė vendin. Nė orėt e vona, probleme u vėrejtėn nė Elbasan dhe nė Fier, ndėrsa numėrimi po shkon drejt fundit. Sipas Partisė Socialiste, ky lloj tensionimi i palės kundėrshtare vinte pėr shkak tė epėrsisė pėr tė dyja rastet me njė mandat mė tepėr se ecuria e rezultatit gjatė gjithė ditės. Por dy KZAZ-tė kanė shkaktuar mė shumė probleme, saqė Partia Socialiste paralajmėroi ankimimin nė Komisionin Qendror tė Zgjedhor. Tri mbledhje tė herėpashershme tė KQZ-sė nuk kanė mundur t‘i japin zgjidhje tė menjėhershme. Anėtarėt e grupit tė numėrimit tė votave nė Bushat kishin rėnė dakord qė dje nė mėngjes pėr tė lėnė numėrimin nė mes dhe pėr t‘u kthyer nė orėn 14.00 tė drekės. Shqetėsimi u ngrit nė KQZ dhe nė mbledhjen e pasdrekės, ku Ristani propozoi nėse ishte e nevojshme tė ndėrhynte policia, por nuk u pa me vend nga ana e nėnkryetares Subashi. Nė njė mbledhje tė mėvonshme u propozua qė tė shkonte nė kėtė KZAZ njė prej anėtarėve tė KQZ-sė, por u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesi juridik i PS-sė, Gjonēaj, i cili deklaroi se kishte dhe shumė KZAZ tė tjera me probleme. Njė tjetėr KZAZ nė tė cilėn u shkaktuan probleme, ishte ajo e Beratit pėr shkak tė njė kutie votimi. KZAZ nuk i dha zgjidhje kėtij problemi. Anėtarėt e PS-sė kėrkuan hapjen e kėsaj kutie, ndėrsa anėtarėt e PD-sė pretenduan se kutia ėshtė votuar njė herė, por ajo ka njė parregullsi pėr shkak tė njė vule qė nuk ėshtė vėnė nė vendin e duhur. Pas shumė debatesh, KZAZ nuk mori asnjė vendim pėr shkak tė abstenimit tė anėtarit tė PSD-sė. Por mė vonė KQZ-ja sqaroi se nė rast tė tillė ligji nuk njeh abstenim, por vetėm pro ose kundėr. Bllokime, kryesisht lodhje, por edhe probleme teknike janė vėnė re nė disa KZAZ, si nė Laē, Vlorė, Lushnjė etj. Sakaq Vlora, Durrėsi dhe Gjirokastra i kanė dhėnė fund numėrimit tė votave. Ndėrkohė, LSI-ja ka shprehur pakėnaqėsitė e saj nė disa KZA, kryesisht nė Fier, ku rezulton me zero vota, edhe pse aty ka njė anėtarėsi tė sajėn tė konsiderueshme. Njėkohėsisht, LSI-ja shprehu shqetėsim pėr njėsinė N. 1 nė Tiranė, qė sipas tyre, ėshtė vėnė re fenomeni se nė kutitė e votimit nė shumicėn e tyre ka rreth 30-40 fletė votimi tė pashkruara dhe ka pasur pėrpjekje qė ato tė ndahen 50 me 50, midis PD-sė dhe PS-sė.

Meta hyn nė Kuvend, PDI e ēamėve

bėhet surpriza e zgjedhjeve


Deri tani mbeten jashtė Parlamentit Gjinushi, Veliaj, Ceka, Milo, Ndoka etj.


48 orė ankthi dhe shprese rezultuan ogur i mirė pėr kryetarin e LSI-sė, Ilir Meta, i cili mori votat e duhura pėr tė qenė deputet. Sakaq, surpriza e kėtyre zgjedhjeve, bazuar nė rezultatin e deritanishėm, natyrisht ėshtė Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim me kryetar Tahir Muhedinin. Teksa dy forcat kryesore, tė pėrfshira nė njė luftė nervash pėr faktin se treguesit e tabelave ishin njėsoj, pas mesditės sė djeshme u dhuruan surprizat e para tė zgjedhjeve. PDI-ja pėr herė tė parė arriti tė futet nė Parlament, madje bindshėm, me njė mandat nė Vlorė. Sakaq, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, mundi tė marrė frymė lehtėsisht pėr fitoren e tij personale, pėrqindja e koalicionit tė LSI-sė shėnoi rritjen e mjaftueshme me shifrėn 5%. Ndėr tri sfida, rezultati nė vendlindjen e tij, synimet e LSI-sė pėr kėto zgjedhje, Meta arriti tė fitojė vetėm mandatin e tij. Sakaq, nuk mund tė jesh i bindur se sa besonte zoti Tahir Muhedini nė deklaratėn e tij dy javė mė parė nė gazetėn "Shqip", kur tha se "do tė jemi surpriza e Parlamentit". Deklaratė e cila atėherė u mor me rezerva, por sot, tri ditė pas datės sė zgjedhjeve, mund tė thuhet me plot bindjen se PDI-ja ka qenė vėrtet surpriza e kėtyre zgjedhjeve dhe pėr rrjedhojė edhe e kėtij Parlamenti. Nė kėto zgjedhje, deri mė tani PDI-ja ka mundur tė marrė njė deputet, nė Qarkun e Vlorės. PDI-ja ėshtė njė parti relativisht e re, e krijuar para pesė vitesh dhe pa ndonjė eksperiencė tė madhe politike. Drejtuesit e saj vijnė nga fusha e biznesit dhe nuk kanė ndonjė tė kaluar qė lidhet ngushtė me politikėn, por duket se puna e madhe, ashtu siē u shpreh nė intervistė edhe kryetari i kėsaj force politike, Tahir Muhedini, ka bėrė qė kjo forcė tė votohet mjaftueshėm nė kėto zgjedhje. Njė mandat i tretė? Gjithēka mbetet e hapur pėr vetė faktin se ende ka kuti votimi tė cilat janė nė proces numėrimi dhe surprizat mund tė vazhdojnė. PDI-ja ka garuar nė kėto zgjedhje pėrkrah koalicionit "Aleanca e Ndryshimit", e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, pas refuzimit qė i ėshtė bėrė kėsaj force politike nga drejtuesit e koalicionit tė majtė. Fitorja e PDI-sė ka tėrhequr vėmendjen e demokratėve, duke i bėrė ata menjėherė pjesė tė qeverisė sė re. Kandidati demokrat pėr deputet nė Vlorė, numri dy i PD-sė, Astrit Patozi, pėrgėzoi suksesin e PDI-sė nė kėto zgjedhje. Ndėrsa kandidati socialist nė Vlorė, Shpėtim Idrizi, nuk e mendon si humbje mosbashkimin me PDI-nė nė njė koalicion parazgjedhor. "Unė do tė luftoj pėr ēėshtjen ēame, pavarėsisht se nė cilin kah politik ėshtė forca politike qė e pėrfaqėson komunitetin dhe qė fatmirėsisht tani do tė jetė edhe nė Parlament", u shpreh Idrizi. PDI-ja njihet si partia e ēamėve dhe kreu i saj, Tahir Muhedini, ka premtuar se pėrfaqėsimi i tyre nė Kuvend do tė jetė njė zė i fortė pėr t‘i dhėnė zgjidhje kėsaj ēėshtjeje, e cila ka 18 vjet qė zvarritet nga politika shqiptare nga njėri Parlament nė tjetrin. Ndėrsa Meta dhe Muhedini mund tė vijojnė tė jenė nė pritje pėr mandate tė tjera, rezultati i mbrėmjes sė vonė tregoi se shumė prej drejtuesve tė hershėm tė politikės shqiptare nuk do tė jenė nė Parlamentin e ardhshėm, si kreu i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, kreu i PDS-sė, Paskal Milo, kreu i PAA-sė, Neritan Ceka, kreu i PDK-sė, Nard Ndoka, Arjan Starova, kreu i G99-ės, Erion Veliaj etj.

Numėrimi i votave, replika Rama-Berisha


Opozita: Veprime kėrcėnuese tė pushtetit. PD: Komisionerėt, tė pėrgjegjshėm


Socialistėt dhe demokratėt u pėrplasėn dje paradite pėr komisionerėt nė qendrat e votimit. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, kėrkoi nga komisionerėt tė tregojnė pėrgjegjėsi maksimale deri nė fund tė procesit. Ndėrsa kryetari i PS-sė, Edi Rama, bėri me dije se ka "veprime kėrcėnuese tė pushtetit pėr tė frenuar e deformuar procesin". Rama dhe Berisha kanė ndjekur dje orė pas ore zhvillimet mė tė fundit tė procesit tė numėrimit tė votave nga zyrat e tyre nė zyrat respektive, nė PS dhe PD. Apeli i radhės i Berishės, mesditėn e djeshme nė selinė e PD-sė, ishte: "Ftoj komisionerėt e tė gjitha zonave tė vendit, numėruesit qė e kanė tėrėsisht nė dorė tė tyre procesin, tė tregojnė pėrgjegjėsinė mė maksimale, tė respektojnė ligjin, ligjin dhe vetėm ligjin". Pas daljes sė kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, nė selinė rozė ka mbajtur konferencėn pėr shtyp kreu i socialistėve, Edi Rama: "E shoh tė nevojshme ta bėj kėtė komunikim me publikun, pas komunikimit tė papranueshėm tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, i cili, me sa duket, ėshtė nė krye tė njė operacioni, qė jo vetėm po i cenon, por po i kėrcėnon zgjedhjet nė Shqipėri", tha Rama. Sipas tij, "njė operacion ėshtė shtrirė nė tė gjitha ato qendra numėrimi ku rezultati ėshtė qartėsisht duke u thelluar pėr Partinė Socialiste dhe me shėrbėtorėt e tij tė oborrit qeveritar ka nisur njė mėsymje pėr bllokimin e qendrave tė numėrimit nė Lushnjė, Fier, Elbasan". Ndėrkohė qė Berisha u bėri apel zyrtarėve tė piramidės zgjedhore qė tė respektojnė ligjin, duke thėnė se "njė lak qė na vinte nėpėr kėmbė, e hoqėm, e lamė mėnjanė". Nga ana tjetėr, Rama e vuri theksin te qendrat e numėrimit tė votave, duke thėnė se "nė ato qendra numėrimi ku ne presim qetėsisht numrat qė dalin nga kutitė e votimit, e qė nuk kanė tė bėjnė me numrat qė ndiqen nė rezultatet paraprake tė kompanisė, e cila nė rrugė operative merr dhe i servir numra publikut prej kthjellimit tė procesit tė numėrimit". "Lejomėni tė shijoj rezultatin parazgjedhor", tha Berisha, ndėrkohė qė Rama nga selia e tij, duke dhėnė njė shembull tė rezultatit nė Berat, theksoi se nė faqen e ECA ėshtė publikuar qė PS-ja ka 4 mandate nė kėtė qytet, ndėrkohė qė PS-ja realisht ka fituar 5 prej tyre. "Jap shembullin e Beratit, kompania qė publikon rezultatin nė ekran ka katėrfishuar njė rezultat qė i jep 4 mandate Partisė Socialiste. Unė ju them se jo nė bazė tė tė dhėnave tė Partisė Socialiste, por nė bazė tė tė dhėnave qė janė tė shkruara nė procesverbaleve tė qendrave tė numėrimeve, Partia Socialiste ka 5 mandate", tha Rama. Nga ana tjetėr, kreu i PD-sė, Sali Berisha, u shpreh: "Mė lejoni pak ta shijoj fitoren pararezultative. Mė lejoni ta shijoj, ua them me bindjen mė tė thellė, ka qenė qėllimi madhor i jetės sime, ndihesha i lėnduar, ne qė e nisėm, e nisėm kėtė tė votonim si njerėz, me tė gjitha standardet". Kryetari i PS-sė, Edi Rama, u ka mėshuar fort rezultateve zyrtare, mė shumė se sa atyre operative. "Dua tė theksoj edhe njė herė pėr tė gjithė se rezultatet paraprake tė marra nė rrugė operative nga ana e kompanisė qė po i publikon ato qysh nė fillim tė procesit tė numėrimit, nuk janė rezultatet zyrtare dhe nuk pėrbėjnė asnjė arsye pėr askėnd qė tė thėrrasė fitore", tha Rama. Apo qė pėr mė tepėr, shtoi ai, duke qenė Kryeministri i Shqipėrisė, Berisha nuk duhet tė nxisė nė emėr tė fitores, apo pėr alibinė e fitores, shėrbėtorėt e tij, qė po bėjnė atė qė po bėjnė nė Lushnjė, nė Fier, nė Elbasan nė radhė tė parė, por edhe nė qendra tė tjera numėrimi ku ka pasur jashtėzakonisht shumė probleme dhe jashtėzakonisht shumė stres pėr njerėzit qė po kryejnė aty njė detyrė qytetare.


Bregu:


Nuk ka bllokim procesi,

drejtohuni nė KQZ


Partia Demokratike mohoi nė mėnyrė kategorike qė tė kishte tentativa pėr bllokimin e procesit tė numėrimit tė votave. Selia blu sugjeroi qė ato raste qė ka parregullsi, duhet t‘i paraqiten KQZ-sė. Zėdhėnėsja e fushatės sė demokratėve, Majlinda Bregu, tha se PS-ja nuk duhet tė krijojė furtunė nė gotė, tė gjitha bllokimet nė procesin e numėrimit duhet t‘i dėrgohen KQZ-sė. "Mė lejoni tė konfirmoj nga selia e PD-sė, duke iu kundėrpėrgjigjur dhe pėrgėnjeshtruar lajmet tė cilat vijnė nė mėnyrė kakofonike nga PS-ja, se nuk ka ndodhur asnjė bllokim i procesit tė numėrimit tė votave nė Paskuqan, nuk ka pasur asnjė largim tė komisionerit tė PD-sė, ka pasur vetėm njė moment pushimi krejtėsisht normal pėr shkak tė lodhjes dhe mbingarkesės nga ana e komisionerėve. Nė kėto momente procesi ka rifilluar", theksoi Bregu. Zėdhėnėsja e fushatės sė PD-sė, kėrkoi nga kampi kundėrshtar qė tė mos akuzojė dhe t‘i qėndrojė njė referimi krejtėsisht korrekt tė kėtij procesi. "Tė gjitha problematikat tė cilat mund tė vėrehen gjatė procesit tė numėrimit tė votave nėpėr QNV dhe ndonjė problematikė nėpėr KZAZ, duhet zgjidhur duke respektuar Kodin Zgjedhor shqiptar, institucionet shqiptare qė ligji i njeh si institucione respektive pėrgjegjėse pėr zgjidhjen e kėtyre mosmarrėveshjeve", tha Bregu. Partia Demokratike, nėpėrmjet zėdhėnėses sė fushatės, bėri me dije njė kėrkesė pėr tė gjithė komisionerėt dhe numėruesit e votave qė tė vazhdojnė detyrėn pa u penguar, pa u frikėsuar dhe me qetėsi, sepse ky proces zgjedhor ėshtė njė proces qė garanton njė punė tė qetė, tė sigurt dhe plotėsimin e tė gjitha standardeve.




Xhafa:


PD po krijon probleme

me komisionerėt


Partia Demokratike tė lejojė komisionet e saj tė mbarojnė misionin e marrė pėrsipėr tė numėrimit tė votave. Kjo ka qenė thirrja qė i ka adresuar selisė blu sekretari pėr ēėshtjet ligjore nė PS, Fatmir Xhafaj. Sekretari socialist ka deklaruar se "kam dalė kėtu me shqetėsimin si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė komisionerėve tė PD-sė, kandidatėve tė saj nė listėn shumemėrore, si edhe militantėve tė kėsaj partie, pėr tė ndikuar mbi kėtė proces, pėr tė ndikuar mbi vendimmarrjen e KZAZ-ve nė vendet e numėrimit tė votave". Sipas tij, konstatohen largime komisionerėsh, pėrfaqėsues tė PD-sė nga grupet e numėrimit tė votave. Nė disa raste ėshtė ushtruar dhunė psikologjike ndaj komisionerėve brenda dhe jashtė mjediseve tė numėrimit tė votave dhe zvarritje tė qėllimshme nga komisionerėt e PD-sė tė procesit tė numėrimit nė disa VNV. Xhafaj theksoi se ka probleme nė zonėn e Lushnjės, Qarku Fier, VNV 22 dhe VNV 23, ku PD-ja ka tėrhequr komisionerėt pa asnjė arsye nga procesi i numėrimit. Nė VNV Paskuqan, ėshtė shfaqur zv/ministri i Brendshėm, Gent Strazimiri, sė bashku me 3 agjentė krimesh, duke bėrė presion mbi numėruesit e PS-sė. Nė Qarkun e Elbasanit, numėrimi nė KZAZ 14 ėshtė bllokuar prej 3 orėsh nga komisionerėt e PD-sė, njė skenar qė synon tė shtrihet nė tė gjitha KZAZ-tė e Qarkut Elbasan. "Ky skenar udhėhiqet nga ministri i Jashtėm Lulėzim Basha, i cili po tenton ta shtrijė kėtė sistem nė tė gjitha qendrat e numėrimit tė votave, pėr shkak se ndihet diferenca nė rezultat midis PS-sė dhe PD-sė nė kėtė qark, probleme ka pasur edhe nė qarqe tė tjera tė vendit", nėnvizoi Xhafaj.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!