Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Kuvendi i ri do tė ketė 21 deputete femra

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Parlamenti i ardhshėm do tė ketė 21 ligjvėnės tė gjinisė femėrore. Pėr herė tė parė nė tė gjitha legjislaturat e 20 viteve tė fundit, gjinia femėrore do tė jetė mė e pėrfaqėsuar nė institucionin mė tė lartė vendimmarrės. 21 deputetet femra janė prodhim i dy partive kryesore nė vend, PD e PS, ku socialistėt kanė arritur deri mė tani tė marrin 11 mandate tė gjinisė femėrore dhe demokratėt 10 mandate. Janė dy qarqe, Kukėsi dhe Dibra, rezultati i tė cilave nuk shėnon ndonjė deputete femėr. Ndėrsa Korēa, Elbasani dhe Tirana kanė numrin mė tė madh tė deputetėve, kjo edhe pėr shkak tė numrit tė madh tė mandateve qė nxjerr secili prej kėtyre tri qarqeve. Kėshtu, nė Qarkun e Shkodrės kryesojnė femrat qė vijnė nga Partia Demokratike, Jozefina Topalli dhe Arenca Trashani, ndėrsa Partia Socialiste nuk ka asnjė deputete. Nė Lezhė, gjinia femėrore pėrfaqėsohet nga njė deputete e selisė blu, Pavlina Hoti. Pėr tė vijuar nė Qarkun e Durrėsit, me dy mandate, Albana Vokshi dhe Rudina Seseri, tė renditura tė dytat nė listat respektive tė partive kryesore. Nė Qarkun e Tiranės, tri deputete vijnė nga selia blu, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu dhe Lajla Pėrnaska, ndėrsa dy nga selia rozė, Vasilika Hysi dhe Enkelejda Shkreli. Qarku i Elbasanit do tė pėrfaqėsohet nga tre deputete, Valentina Leskaj nga PS, Shegushe Ligori nga PS, si dhe Adriana Gjoni nga PD. Nė Qarkun e Fierit do tė jenė dy deputete femra, Mesila Doda nga PD dhe Ermelinda Meksi nga Partia Socialiste. Nė Qarkun e Gjirokastrės do tė ketė vetėm njė deputete femėr nga PS, Arta Dade, duke u ndjekur edhe nė Qarkun e Beratit me Ermonela Velaj. Ndėrkaq, nė Qarkun e Korēės janė konfirmuar tri deputete femra, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaēka nga PS, ndėrsa Ledina Aliolli nga PD. Ky lloj rezultati ėshtė si detyrim i Kodit Zgjedhor. Ai i detyroi partitė politike qė nė listėn e kandidatėve maksimumi i pėrfshirjes sė gjinisė femėrore tė arrinte deri nė 30%. Ēka do tė thotė se tė paktėn kandidati i tretė i listės shumėemėrore tė partive politike duhej tė ishte femėr. Megjithėse subjektet politike gjetėn makinacione tė ndryshme pėr t‘i shpėtuar kėtij detyrimi. Nė tė shumtėn e rasteve, kandidatet femra u pėrfshinė nga fundi i listės ndaj mundėsia e tyre pėr t‘u konfiguruar u ul. Mospėrmbushja e kėtij kriteri ishte njė prej arsyeve pėrse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu shumicėn e listave tė kandidatėve tė subjekteve politike. Pėr tė mos bėrė ndryshimin e renditjes fillestare, pėr shkak se duhej tė hiqnin njė kandidat tė gjinisė mashkullore dhe tė shtonin njė kandidate tė gjinisė femėrore Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nė disa qarqe propozuan mė shumė kandidatė nga ēfarė prodhon qarku dhe emrat e shtuar nga fundi ishin kandidate femra. Sipas pėrllogaritjeve, nė kėtė mėnyrė pėrmbushej detyrimi i pėrqindjes sė listės. Megjithėse, zgjedhjet e 2009 janė njė risi pėr sa i pėrket kėtij aspekti. Nė tė gjitha raportet e ndėrkombėtarėve nė vite ėshtė vėnė theksi te mundėsia qė i duhet dhėnė gjinisė femėrore pėr t‘u pėrfaqėsuar nė Parlament. A.Thomollari


Lista e deputeteve femra


Shkodėr

Jozefina Topalli PD

Arenca Trashani PD


Lezhė

Pavlina Hoti PD


Durrės

Albana Vokshi PD

Rudina Seseri PS


Tiranė

Vasilika Hysi PS

Raimonda Bulku PD

Majlinda Bregu PD

Lajla Pėrnaska PD

Enkelejda Shkreli PS


Elbasan

Adriana Gjoni PD

Valentina Leskaj PS

Shegushe Ligori PS


Fier

Ermelinda Meksi PS

Mesila Doda PD


Gjirokastėr

Arta Dade PS


Berat

Ermonela Velaj PS


Vlorė

Luiza Xhuvani PS


Korēė

Ledina Aliolli PD

Mimi Kodheli PS

Olta Xhaēka PS


Totali: 10 PD; 11 PS




Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...