Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Sistemi i ri prodhon qeveri tė dobėt
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
- Lajmi...
Sistemi i ri prodhon qeveri tė dobėt
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Vėnia nė jetė e sistemit tė ri zgjedhor, proporcional rajonal po krijon dukshėm njė qeverisje tė dobėt. Sipas tė dhėnave, paraprake mazhoranca e ardhshme, cilado qoftė ajo do tė ketė njė diferencė shumė tė vogėl votash nė Parlament me grupimin qė do tė mbetet nė opozitė. Nė rastin mė tė mirė, sipas asaj ēka ėshtė publikuar deri mė tani, diferenca mund tė shkojė deri nė pesė mandate deputetėsh. Njė forcė politike apo njė koalicioni forcash politike do ti duhen minimalisht 50+1 tė mandateve pėr tė formuar qeverinė. Thėnė ndryshe, kabineti qeverisės qė mund tė formohet do tė jetė shumė i brishtė pėr shkak tė mandateve jo tė mjaftueshme. Nė rastin mė tė keq, mazhoranca do tė krijohet me 71 deputetė teksa opozita do tė ketė 69 tė tilla. Njė konfigurim i tillė do tė imponojė dukshėm konsensus mes pozitės dhe opozitės pėr njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme. Reformat e mėdha pa diskutim do tė kėrkojnė 84 vota dhe duhet tė bėhen me pėlqimin reciprok. Edhe nė njė situatė normale, nė Parlament do tė duhet tė mos mungojė asnjė deputet, pasi nėse kjo do tė ndodhė, mazhoranca bllokohet. Ministrat do tė duhet ose tė mos jenė deputetė ose tė udhėtojnė sa mė pak jashtė vendit pėr tė mos munguar nė seanca. Duke i bėrė njė retrospektivė historikut tė parlamentarizmit nė Shqipėri, zgjedhjet e para pluraliste ku u fut nė garė Partia Demokratike pėrballė Partisė sė Punės, demokratėt nga 250 vende nė Parlament mė 31 mars tė 1991-it fituan vetėm 75 prej tyre, ndėrsa Partia e Punės 149 deputetė. Jetėgjatėsia e Partisė sė Punės nė pushtet do tė ishte vetėm pėr njė vit dhe opozita e atėhershme arriti tė ēojė vendin nė zgjedhjet e 22 marsit tė 1992-it. Demokratėt hyjnė nė Parlament me 104 deputetė, ndėrsa Partia Socialiste, pasardhėse e Partisė sė Punės me 38 tė zgjedhur nga populli. Zgjedhjet e 26 majit tė vitit 1996 morėn njė tjetėr rrjedhė. Demokratėt fitojnė zgjedhjet, socialistėt u tėrhoqėn nga votimi dhe kontestuan procesin me pretendimin se ishin kryer vjedhje masive tė votave. Nga ana tjetėr, faktori ndėrkombėtar u shpreh qartė se nuk i njeh kėto zgjedhje. Nė vitin 1996, PD fiton 122 vende nė Parlament, ndėrsa PS vetėm 10 deputetė. Rrėzimi i skemave piramidale solli revoltė popullore dhe njėkohėsisht edhe rrėzimin e qeverisė "Meksi", pėr tė krijuar Qeverinė e Pajtimit Kombėtar. Shqipėria hyn sėrish nė zgjedhje, nė fundin e qershorit tė vitit 1997, tė cilėsuara si zgjedhjet mė tė vėshtira nė tė gjithė historikun e tyre. Partia Socialiste arrin tė sigurojė 100 vende nė Parlament, ndėrsa demokratėt pėrfaqėsohen vetėm me 24 deputetė. Nė 24 qershorin e vitit 2001, demokratėt ngelen sėrish nė opozitė. Partia Socialiste fiton 73 deputetė, ndėrsa Partia Demokratike 46 deputetė. Zgjedhjet e gjashta pluraliste rikthejnė nė pushtet Partinė Demokratike. Mė 3 korrik tė vitit 2005, demokratėt fitojnė 56 mandate, ndėrsa socialistėt vetėm 42 tė tilla. Tabela
Zgjedhjet parlamentare nė vite
31 mars 1991
Partia e Punės fiton 149 deputetė
Partia Demokratike fiton 75 deputetė
22 mars 1992
Partia Demokratike fiton 104 deputetė
Partia Socialiste fiton 38 deputetė
26 maj 1996
Partia Demokratike fiton 122 deputetė
Partia Socialiste fiton 10 deputetė
29 qershor 1997
Partia Socialiste fiton 100 deputetė
Partia Demokratike fiton 24 deputetė
24 qershor 2001
Partia Socialiste fiton 73 deputetė
Partia Demokratike fiton 46 deputetė
3 korrik 2005
Partia Demokratike fiton 56 deputetė
Partia Socialiste fiton 42 deputetė
Kushtetuta
Roli i Presidentit nė
mandatimin e qeverisė
Nė nenin 95 tė Kushtetutės thuhet se Kėshilli i Ministrave pėrbėhet nga Kryeministri, zėvendėskryeministri dhe ministrat. Kėshilli i Ministrave ushtron ēdo funksion shtetėror, i cili nuk u ėshtė dhėnė organeve tė pushteteve tė tjera shtetėrore ose tė qeverisjes vendore. Nė nenin 96 thuhet se Presidenti i Republikės, nė fillim tė legjislaturės, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emėron Kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive, qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend. Nė qoftė se Kryeministri i emėruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emėron njė Kryeministėr tė ri brenda 10 ditėve. Nė qoftė se edhe Kryeministri i emėruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditėve Kuvendi zgjedh njė Kryeministėr tjetėr. Nė kėtė rast, Presidenti emėron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...