Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: DASH: Zgjedhjet ishin tė qeta, rikuperoni problemet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
- Lajmi...
DASH: Zgjedhjet ishin tė qeta, rikuperoni problemet
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Departamenti amerikan i Shtetit reagoi dje zyrtarisht pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit nė Shqipėri. Zyrtarėt amerikanė i dhanė njė notė pozitive votimeve dhe ecurisė sė deritanishme. Njė zėdhėnėse e Departamentit amerikan tė Shtetit, e cituar nga "Zėri i Amerikės", thekson se qytetarėt e Shqipėrisė meritojnė tė lavdėrohen qė dolėn nė votime nė njė numėr tė konsiderueshėm dhe pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė mėnyrė paqėsore dhe me rregull. "Zhvillimi i zgjedhjeve pėrbėn pėrparim real nė krahasim me zgjedhjet e mėparshme. Vlerėsimi paraprak i OSBE/ODIHR-it vė nė dukje se zgjedhjet nė vetvete demonstruan pėrmirėsime, por gjithashtu vėren se u konstatuan disa shkelje nė procesin zgjedhor. Shtetet e Bashkuara i bėjnė thirrje qeverisė sė Shqipėrisė ti analizojė ato", tha zėdhėnėsja e Departamentit amerikan tė Shtetit. Nė fund tė fjalės, zėdhėnėsja vuri theksin nė rėndėsinė qė ka edhe procesi i numėrimit, duke kėrkuar qė edhe ky proces tė mbyllet nė mėnyrė tė rregullt dhe transparente. Sakaq, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė vlerėsoi se zgjedhjet nė Shqipėri kanė treguar pėrmirėsime, por thotė se ka pasur edhe shkelje. Misioni Ndėrkombėtar Vėzhgues i Zgjedhjeve tha se zgjedhjet kanė shėnuar progres tė prekshėm, por nė veēanti gjatė fushatės janė vėrejtur shkelje qė minonin besimin e publikut nė procesin elektoral. Jens-Hagen Eschenbacher, zėdhėnėsi i ODIHR-it, konstatoi dje se "vėrtet ne kemi arritur nė pėrfundimin, tė paktėn nė kėtė etapė, meqė procesi nuk ka pėrfunduar dhe ende jemi nė mes tė numėrimit tė votave e tė pėrpunimit tė rezultateve qė duhet tė pėrfundohen, por nė kėtė etapė mund tė themi se ka pasur pėrmirėsime dhe kėto nė veēanti kanė tė bėjnė me futjen nė zbatim tė procedurave tė reja tė regjistrimit tė votuesve e identifikimit tė tyre".

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...