Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Shqiptarėt, do tė konsumojnė mė pak mė 2009
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
- Lajmi...
Shqiptarėt, do tė konsumojnė mė pak mė 2009
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Mesatarisht ēdo vit, qė prej 2006-s, konsumi nė Shqipėri rritej me rreth 6.2 pėr qind, por pėr kėtė vit skenarėt flasin pėr njė rėnie drastike. Kriza ekonomike, e shoqėruar nga paniku do tė ndikojė te konsumatorėt shqiptarė qė tė jenė mė tė kursyer nė kryerjen e shpenzimeve. Parashikimet e Ministrisė sė Financės tregojnė se konsumi total pėr vitin 2009 do tė rritet me rreth 1.1 pėr qind, nė njė kohė qė dy vjet mė parė ishte rreth 7.8 pėr qind. Gjatė kėtij viti pritet tė konsumohen rreth 997 miliardė lekė mallra dhe shėrbime, rreth 350 miliardė mė shumė se njė vit mė parė, por me njė rritje mė tė ulėt se periudhat e kaluara. Edhe pėr vitin 2010, ekspertėt e ministrisė parashikojnė njė rritje tė konsumit mė tė maturuar se vitet e tjera, rreth 3.8 pėr qind. Konsumi final, pėr periudhėn afatmesme nė vijim, 2009-2012 parashikohet tė rritet me terma realė me njė ritėm mesatar prej rreth 4.9 pėr qind. Nga ky ritėm bėn pėrjashtim viti 2009, vit nė tė cilin ėshtė parashikuar njė rritje prej rreth 1.1 pėr qind e konsumit final. "Ky ritėm mė i ulėt rritjeje pėr vitin 2009 ėshtė rrjedhojė e marrjes nė konsideratė tė efekteve qė mund tė ketė kriza globale nė disa variabla kyēė nė pėrcaktimin e konsumit final, e sidomos nė konsumin e familjeve", thekson Ministria e Financave. Ekspertėt japin dy argumente pėr kėtė tregues: e para, pritshmėrinė jo optimiste tė konsumatorėve, dhe e dyta, njė reduktim i mundshėm nė tė ardhurat e disponueshme tė njė pjese tė konsiderueshme tė familjeve, tė ardhurat e tė cilave varen sė tepėrmi nga dėrgesat e emigrantėve (remitancat). Pėr Ministrinė, parashikohet njė nivel mė i vogėl i tė ardhurave nga emigrantėt, tė paktėn deri nė 350 milionė dollarė, krahasuar me vitin 2008.
Nė fillim u mendua se nga kriza ekonomike do tė kishin edhe efekte pozitive, siē ėshtė ulja e ēmimeve, si pasojė e reduktimit tė kėrkesės, por nga ana tjetėr, pėr Shqipėrinė, familjet nuk do tė mund tė pėrfitojnė aq shumė si pasojė e shkaqeve qė lidhen me emigrantėt, bankat dhe tė ardhurėn nga puna. Tė dhėnat e publikuara nga Ministria e Financave pėr "konsumin final", i pėrkasin kuadrit makro-fiskal 2009-2012, tė rishikuar me vendim qeverie nė muajin prill dhe tė cilat i referohen mė sė shumti Institutit tė Statistikave.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...