Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

FMN: Kosova tė shkurtojė shpenzimet

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Anėtarėsimi i Kosovės te Fondi Monetar Ndėrkombėtar, duket se i hoqi Shqipėrisė statusin e "vendit tė vetėm nė Europė me rritje ekonomike pozitive", diēka me tė cilėn politikanėt e sė djathtės u mburrėn me bollėk gjatė muajve para zgjedhjeve. Kosova, anėtari i 186 i FMN-sė, vlerėsohet se do tė pėrjetojė rritje ekonomike prej 3.4 pėr qind pėr kėtė vit, kryesisht pėr shkak se ka njė sasi eksportesh tė papėrfillshme e treg financiar shumė pak tė zhvilluar. Ndryshe nga Kosova, Shqipėria pritet tė ketė rritje ekonomike prej 0.5 pėr qind pėr kėtė vit, sipas vlerėsimeve tė vetė FMN-sė.


Shkurtim shpenzimesh

Fondi i bėri thirrje Kosovės menjėherė tė rimendojė disa projekte me kosto tė konsiderueshme, ndėrsa kėshilloi qeverinė t‘i rezistojė tundimit pėr rritje pagash dhe pensionesh para zgjedhjeve vendore tė programuara pėr nė nėntor.

"Gjendja e mjeruar financiare e Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės mund tė sjellė nevojėn pėr importe tė kushtueshme shtesė tė energjisė elektrike; kostoja e financimit tė autostradės me Shqipėrinė, e programuar tė fillojė sė shpejti, nuk ėshtė vlerėsuar siē duhet dhe mbart rreziqe tė konsiderueshme pėr financat e vendit; projekti pėr krijimin e rrjetit me fibra optike pėr shkollat, i cili pritet tė kushtojė 2 pėr qind tė PBB-sė, aktualisht nė planifikimin nga kompania shtetėrore PTK, duhet tė klasifikohet si investim publik; kėrkesat pėr rritje pagash dhe pensionesh para zgjedhjeve nuk duhet tė dėgjohen", thotė FMN-ja nė raportin e saj pėr vendin mė tė ri anėtar. Kosova nuk ka monedhė tė vetėn dhe deri tani nuk ka tė drejtė tė emetojė borxh publik. Kjo gjė e detyron qeverinė e Kosovės tė mbajė shpenzimet mė poshtė se tė ardhurat. Kjo situatė nga ekspertėt vlerėsohet se ėshtė edhe gangrena e ekonomisė sė republikės sė re. Megjithatė, problemi i borxhit duket se pritet tė zgjidhet. Njė ligj mbi borxhin publik po pėrgatitet, gjė qė do t‘i lejojė qeverisė sė Kosovės tė ketė mundėsi tė menaxhojė mė me efikasitet burimet e veta financiare. Kosova vlerėsohet se ka njė borxh publik tė konsiderueshėm prej rreth 1 miliard dollarėsh, shuma kėto qė i takojnė nga koha kur ishte pjesė e ish-Jugosllavisė. Ekzistenca e kėtij borxhi nuk lė shumė hapėsirė pėr huamarrje pėr financimin e investimeve publike. Interesat e kėtij borxhi aktualisht paguhen nga Serbia, pėr shkak se kjo e fundit e konsideron Kosovėn si pjesėn e vet. Kostoja financiare e kėtij borxhi duket se do tė jetė njė nga shkaqet qė do ta shtyjnė Serbinė tė pranojė realitetin nė Kosovė nė njė tė ardhme tė afėrt.


Pak ose fare ndikim nga kriza

Sipas Fondit, Kosova ėshtė prekur fare pak nga kriza aktuale e ekonomisė botėrore, por rreziqet qė tė preket nga ajo nuk mund tė shpėrfillen tėrėsisht. Kriza nuk ka mbėrritur nė Kosovė kryesisht pėr shkak se eksportet e kėtij vendi janė tė papėrfillshme, ndėrsa efektet negative nga rėnia e remitancave janė kompensuar nga rritja e shpenzimeve publike. Pėr kėtė shkak, Fondi parashikon ftohje tė rritjes ekonomike nė 3.5 pėr qind pėr kėtė vit. Rritja e Kosovės ishte 5.4 pėr qind pėr vitin e kaluar.

Sistemi bankar nė Kosovė ka vijuar tė jetė i qėndrueshėm, por FMN-ja vlerėson se ekziston njė farė rreziku qė bankat europiane qė kanė veprimtari nė Kosovė, tė mos mbėshtesin siē duhet me fonde filialet jashtė eurozonės.


Reformė strukturore

Puna e parė qė lind pėr politikėn kosovare sipas ekspertėve tė Fondit Monetar, ėshtė riorganizimi i kuadrit ligjor tė politikave ekonomike, qoftė nė menaxhimin e procesit tė hartimit tė buxhetit jo vetėm sipas kėrkesave, por edhe sipas mundėsive, qoftė nė hartimin e politikės fiskale bazuar nė logjikėn e kostove dhe pėrfitimit. Megjithatė, nė shumė drejtime, Kosova duket se ėshtė mė pėrpara sesa Shqipėria. Qeveria po pėrgatitet tė krijojė njė sistem pėr identifikimin individual tė tė gjithė taksapaguesve, si dhe njė regjistėr elektronik taksash, masa kėto qė krijojnė mundėsinė e ballafaqimit nė kohė reale tė situatės faktike financiare tė taksapaguesit me raportimin e tij nė zyrėn e taksave.


Anėtarėsimi i jep Kosovės bankė qendrore

Fondi Monetar Ndėrkombėtar i ka sugjeruar qeverisė sė Kosovės tė miratojė sa mė parė njė ligj tė posaēėm qė do tė japė kompetenca shtesė pėr autoritetin mbikėqyrės tė tregut bankar, duke i dhėnė rolin e furnitorit me likuiditet tė bankave tė nivelit tė dytė. Banka Qendrore e Kosovės ka aktualisht vetėm rolin e autoritetit mbikėqyrės tė bankave, pra licencon, monitoron dhe revokon licencat e tyre.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...