Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Bankat shtrėngojnė dorėn, ulet kreditimi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
- Lajmi...
Bankat shtrėngojnė dorėn, ulet kreditimi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Volumi i kredisė sė re e lėshuar nga bankat e nivelit tė dytė, gjatė pesėmujorit tė parė tė kėtij viti, ėshtė dukshėm mė e ulėt nė krahasim me vitin e kaluar, gjė qė tregon pėr vėshtirėsi tė shumta ekonomike tė hasura nga shqiptarėt. Lajmi bėhet i ditur nga statistikat e Bankės sė Shqipėrisė. Kredia e re nė lekė e dhėnė gjatė pesėmujorit 2009, ishte vetėm 35 miliardė lekė, rreth 23 pėr qind mė pak se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2008. Kredia e re nė euro ishte vetėm 306 milionė euro, me rėnie vjetore prej 37 pėrqindėsh. Problemi mė i madh qėndron nė faktin se kredia nė euro me afat maturimi mbi pesė vjet ėshtė tre herė mė e paktė se njė vit mė parė dhe duke qenė se kredia afatgjatė ėshtė tregues i investimeve nė ekonomi, tregon se vėshtirėsitė mund tė zgjasin edhe pėr shumė kohė. Treguesi i kreditimit nė ekonomi ėshtė njė faktor i rėndėsishėm, pasi pasqyron kėrkesėn e brendshme. Ekonomia shqiptare ka shijuar rritje tė kreditimit me mbi 50 pėr qind nė vit gjatė pesė viteve tė fundit, por kriza e fundit financiare, tkurri depozitat nė bankat shqiptare, rriti numrin e kredive tė kėqija dhe i detyroi bankat tė pėrzgjedhin mė me kujdes klientėt e vet.
Tė dhėnat mbi kreditimin nė maj vėnė nė dukje gjithashtu se pėr herė tė parė nė njė dekadė, portofoli i kredisė sė bankave ėshtė nė rėnie. Banka e Shqipėrisė raportoi njė rritje minimale prej mė pak se 1 pėrqindėsh pėr tremujorin e parė, ndėrsa tendenca rėnėse vėrehet se ka vijuar edhe nė dy muajt e fundit.
Interesat nė tendencė rėnėse
Interesat e kredive u zbutėn disi si pėr euron, ashtu edhe pėr lekun gjatė muajit maj, por nė krahasim me njė vit mė parė, interesat e lekut janė rritur ndėrsa ato tė euros kanė njohur rėnie tė konsiderueshme, bėn tė ditur arkiva statistikore e Bankės sė Shqipėrisė. Interesi i kredive afatshkurtra nė lekė ra nė 11.81 pėr qind gjatė majit, ose 94 pikė bazė mė pak se nė prill. (100 pikė bazė = me 1 pėr qind). Kredia afatgjatė nė lekė ishte 98 pikė bazė mė e lirė ose 13.44 pėr qind. Kredia afatshkurtėr nė euro u shtrenjtua me 75-91 pikė bazė nė krahasim me prillin, por kredia afatmesme u ul me deri 2.81 pėr qind. Kredia me afat maturimi mbi pesė vjet kushtoi nė maj mesatarisht 7.7 pėr qind, ndėrsa ajo afatshkurtėr kushtoi 9.1 pėr qind. Interesat e kredive nė euro nuk e kanė reflektuar nė raport tė drejtė zbutjen e politikės monetare nga ana e Bankės Qendrore Europiane, ndėrsa interesat e lekut janė rritur veēanėrisht pėr shkak tė huamarrjes sė konsiderueshme tė qeverisė gjatė muajve tė fundit. Interesat e kredive nė lekė kushtėzohen jo nga norma bazė e interesit qė pėrcaktohet nga Banka e Shqipėrisė, por nga norma e interesit e bonove tė thesarit. Kėto tė fundit kanė shėnuar nivelin prej 9.3 pėrqindėsh gjatė muajit tė fundit, niveli mė i lartė qė nga viti 2004. Pėr pasojė, edhe interesat e kredive nė lekė kanė njohur vetėm rritje, gjė qė rėndon si kredimarrėsit e rinj ashtu edhe njė pjesė tė kredimarrėsve ekzistues, kontratat e tė cilėve sanksionojnė si normė referuese interesi, bonot e thesarit.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...