Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Fatura, kontroll fiskal ēdo individi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
- Lajmi...
Fatura, kontroll fiskal ēdo individi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Sido tė jetė rezultati i zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit, ajo qeveri qė nė vjen nė pushtet duhet tė planifikojė njė skemė tė re qė rrit kontrollin ndaj shpenzimeve tė ēdo individi. Pak kohė para zgjedhjeve, ministri i Financave tha pėr herė tė parė se po pėrgatitet njė skemė e re, nė bashkėpunim me ekspertėt e huaj, nė mėnyrė qė tė ulė informalitetin nė vend dhe monitorimin e ēdo tė ardhure pėr familjet. Sikundėr ndodh nė disa shtete tė fuqishme ekonomike, shpenzimet e kryera gjatė vitit rimbursohen nė fund, pas dorėzimit tė faturave, qė individi ka mbledhur. Skema e re detyron tė gjitha bizneset qė tė pėrdorin faturėn, nė tė kundėrt do tė pėrballen me klientin nė rastet e blerjes sė njė malli apo shėrbimi. Ekspertėt e Ministrisė sė Financave janė duke diskutuar nivelin e rimbursimit tė faturės sė mbledhur nga konsumatori, veprim qė do tė kryhet nė fund tė ēdo viti.Modeli perėndimor
Shumė prej nesh na ka ndodhur qė shpenzimet e kryera nė njė shtet tė huaj, rimbursohen nė masėn e TVSH, gjatė momentit tė kalimit nė kufi. Ato shtete qė e aplikojnė skemėn e kthimit mbrapsht tė njė pjesė tė taksės, stimulojnė konsumatorin qė ti kėrkojė shitėsit faturėn. Modeli i ri, jo vetėm qė ul informalitetin nė vend, po e bėn mė transparent procesin e verifikimit tė pasurisė. Ēdo individ do tė pajiset me njė kod fiskal, sikundėr ndodh me bizneset, nė bazė tė cilit do tė kryhen veprimet e rimbursimit tė Taksės pėr Vlerėn e Shtuar. Aktualisht, nė vendin tonė, pjesa dėrrmuese e konsumatorėve nuk e ruajnė faturėn, kurse tė tjerė ose nuk e marrin ose shitėsi sua jep.
Ligji
Rreth njė vit e gjysmė mė parė, qeveria miratoi njė ligj tė ri "Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė". Mes tė tjerave, ligji parashikonte edhe procedurėn qė duhet tė ndiqte konsumatori nė momentin kur paguante produktin apo shėrbimin. Nė njėrin nga nenet thuhet se, konsumatori duhet ta marrė dhe ta ruajė faturėn, tė paktėn deri nė distancėn 30 metra nga vendi qė ka blerė produktin. Nė tė kundėrt, thotė ligji "Pėr procedurat tatimore", tatimori i vendos gjobė 1 mijė lekė individit qė nuk mban faturėn. Masa e re e futur nė ligj parashikonte tė rriste shkallėn e kulturės pėr ruajtjen e faturės, por qė nė fakt ndodhi e kundėrta. Paralel me kėtė, edhe nga tatimet nuk ėshtė dėgjuar ndonjė rast tė jetė penalizuar konsumatori vetėm se nuk mori faturėn apo se ruajti atė. Nė kėtė rast, qeveria po mendon njė tjetėr skemė, qė i detyron tė dyja palėt, shitės dhe blerės, qė tė fusin nė raportin e tyre pėrdorimin e faturės. Njėra palė, konsumatori ėshtė i detyruar tė kėrkojė kuponin, nė mėnyrė qė tė ketė tė drejtė tė kėrkojė nė fund tė vitit rimbursimin e njė pjesė tė TVSH-sė sė paguar, kurse shitėsi me tė drejtė e shet mallin me vlerėn e shtuar, duke ia shkarkuar blerėsit. Nė kėtė mėnyrė formohet njė rrjet zinxhir i pagimit tė TVSH-sė dhe askush nga palėt nuk mund tė ankohet pėr shitja e mallit pa faturė.
Kontroll
pasurie
Modeli ri qė kėrkon tė aplikojė Ministria e Financės, cilado forcė politike tė vijė nė pushtet, ndihmon pa dyshim strukturat pėrkatėse shtetėrore qė tė kenė kontroll mė tė lehtė ndaj transparencės sė tė ardhurave pėr ēdo individ. Duke parė tė ardhurat nga paga apo nga aktivitete private dhe mbledhja e faturave pėr shpenzimet e bėra gjatė vitit, tatimet do ta kenė tė lehtė tė mėsojnė burimin e financimit dhe kapacitetin real tė ēdo individi

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...