Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Vata te Vllaznia pėr Europa League

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Vllaznia duket se do t‘i besojė pėrvojės sė madhe tė Fatmir Vatės pėr pjesėmarrjen e saj nė Europa League. Burime tė sigurta pranė klubit shkodran pohuan tashmė se, mes palėve ėshtė arritur dje njė marrėveshje me veteranin shqiptar, ish-lojtarin e Kombėtares kuqezi, qė pjesėn mė tė madhe tė karrierės e ka kaluar nė kampionatin gjermane mes Bundesligės 1 dhe Bundesligės 2. Ėshtė mėsuar se, Vata u ėshtė vetofruar drejtuesve kuqeblu, duke u kėrkuar qė ta bėjnė pjesė tė ekipit pėr ndeshjet nė Kupat e Europės. Fakti qė e ka shtyrė sulmuesin veteran tė ndėrmarrė kėtė veprim ka tė bėjė me njė tė re tė fundit, e cila ka mbėrritur dje nga mediat gjermane. Sipas revistės sė njohur sportive "Kicker", Tuz Kolbenci ka vendosur ta zgjidhė kontratėn me 37-vjeēarin, i cili tashmė ėshtė njė lojtar i lirė. Nė njė pozitė tė tillė, pa skuadėr, nė njė kohė kur as ai vetė nuk e ka vendosur ende, nėse ka ardhur momenti pėr tė varur "kėpucėt nė gozhdė", ka menduar se do tė ishte nė tė mirė edhe tė tij tė gjente njė ekip, me tė cilin tė mund tė angazhohej para se tė mbyllte karrierėn si futbollist. Tani ėshtė e sigurt qė Vata do tė impenjohet me Vllazninė nė Europa League. Pas arritjes sė kėsaj marrėveshjeje, vetė koha e pakėt nė dispozicion pėr t‘u ambientuar me ekipin shkodran, imponon mosaktivizimin e tij nė ndeshjen e parė tė Vllaznisė kundėr irlandezėve tė Sligo Rovers, e cila do tė zhvillohet nesėr nė ishullin nordik. Vata do tė jetė i pranishėm tė enjten nė tribunėn e stadiumit irlandez. Ndėrsa aktivizimi i tij nė radhėt e Vllaznisė do tė bėhet nė ndeshjen e kthimit, tė parashikuar 9 korrikun e ardhshėm nė stadiumin "Loro Boriēi" (duke shpresuar se forma e tij do ta bindė trajnerin Hasan Lika pėr ta hedhur nė fushė mes 11-shes titullare). Lajmi ėshtė konfirmuar nga burimi ynė pranė klubit kuqeblu. Vllaznia ėshtė nisur dje rreth orės 12:00 nė drejtim tė Irlandės. Ky udhėtim ėshtė ndėrmarrė 48 orė para ndeshjes pėr vetė faktin se pritet tė jetė shumė i lodhshėm, sepse do tė udhėtohet transit. Paraqitjet e fundit tė Vllaznisė sė Hasan Likės nuk kanė qenė bindėse. Afrimi i Vatės mund tė ofrojė pėrvojėn e tij tė madhe nė futbollin ndėrkombėtare. Ai e ka nisur karrierėn nė Burrel, (1990-1991) pėr tė luajtur mė pas te Tirana nė vitet 1992-‘93. Paraqitjet e tij tė mira kanė rėnė nė sy tė ekipit kroat NK Orijent Rijeka (1993-‘95). Kėtu shėnohet edhe fillimi i karrierės sė tij nė kampionatet europiane. Nė CV-nė e tij mė pas janė shtuar ekipe si NK Samobor (1995-‘98), Slaven Belupo Koprivnica (1998-12/1998), FC Vukovar 91 (1/1999-12/1999). Nė vitin 2000 u transferua nė kampionatin gjerman, ku luajti pėr njė sezon te Valdhof Mannheim. Mė pas kaloi tek Arminia Bielefeld (2001-‘07). Nė 2007-2008 kaloi te Tus Kolbenz, me tė cilin u aktivizua edhe sezonin e fundit, ku shėnoi vetėm 3 gola nė 14 ndeshje. Vlera e tij aktuale sipas "transfermarkt.de" ėshtė 350 mijė euro. Karriera e tij ėshtė drejt perėndimit edhe pėr shkak tė moshės qė mban mbi shpatulla.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...