Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Alonso te Ferrari, mė 11 shtator
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Ferrari do tė lajmėrojė marrjen e pilotit spanjoll Fernando Alonso tė premten e 11 shtatorit, nė rastin e zhvillimit tė Ēmimit tė Madh tė Italisė nė Formula 1 nė Monza. Lajmi ėshtė bėrė i njohur nga e pėrditshmja sportive spanjolle "As", sipas tė cilės, marrėveshja mes skuadrave tė Maranellos dhe pilotit asturian ėshtė "pothuajse e arritur". Dy herė Kampioni i Botės nė Formula 1, gjithnjė sipas gazetės "As", do tė duhet tė firmosė njė kontratė, e cila vijon nga 2010 deri nė 2014. Skuadra e Ferrarit zakonisht i njofton pilotėt pėr sezonin e ardhshėm, pikėrisht nė fundjavėn e garės sė Monzės nė Itali, kujton e pėrditshmja spanjolle. Njė traditė e respektuar gati gjithmonė, qė nga kohėt e tė madhit, Enco. Mbetet pėr tu kuptuar se, cili mes Filipe Masės dhe Kimi Raikonenit do tė duhet ti lirojė vendin Fernando Alonsos. Sipas "As", spanjolli do tė zėvendėsojė nė bordin e makinės "Kokė Kuqe", atė pilot, qė do tė ketė mė pak pikė nė klasifikim nė fund tė kėtij sezoni. Ky ėshtė njė sinjal, i cili do tė konfirmonte faktin se, mė i rrezikuari mes tyre do tė ishte finlandezi Kimin Raikonen, paraqitjet e tė cilit nė kėtė pjesė tė sezonit kanė qenė mė zhgėnjyese. "Il Cavallino" ka zgjedhur cirkuitin e "Rikardo Tormo" tė Valencias pėr finalet e "Botėrorit Ferrari", takimin tradicional, i cili celebron pėrfundimin e vitit tė aktiviteteve sportive nė shtėpinė e Maranellos.Ky event ėshtė programuar pėr 12-15 nėntor, 10 ditė pas garės sė fundit tė F1 nė Abu Dhabi. Dhe sipas "As", "Fernando Alonso mund tė jetė surpriza e madhe e sė dielės. Nė kėtė pistė, ai do tė tentojė tė kėnaqur tifozėt e tij dhe Ferrarin". Njė vit mė parė, eventi ėshtė celebruar nė cirkuitin e Muxhelos. Nė 2011, shkruan sėrish "As", mund tė jetė radha e gjermanit Sebastian Vetel, qė aktualisht ėshtė pilot i Red Bull. Menjėherė pas kėsaj ka reaguar edhe skuadra e Ferrarit: "Nuk komentojmė zhurmat". Nga "Il Cavallino" tė pėrgjigjen me njė batutė tė pėrgjegjėsit tė zyrės sė shtypit. "Nuk mund tė humbasim kohė duke komentuar zhurmat, shpjegon zėdhėnėsi i Ferrarit, Luka Kolaiani, kujtojmė se Masa dhe Raikonen kanė njė kontratė deri nė 2010". Megjithatė, tashmė ėshtė e njohur se, lėvizje tė tilla mund tė bėhen edhe pėr tė humbur gjurmėt dhe pėr tė mbajtur tė karikuar pilotėt aktualė.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...