Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Hija e Moxhit te Bolonja: Mund tė bėhem konsulent

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-2-2009
Luēiano Moxhi dhe futbolli i kishin thėnė lamtumirė njėri-tjetrit nė vitin 2006, kur pas skandalit "Calciopoli" qė tronditi Serinė A, drejtėsia sportive e pezulloi pėr pesė vjet ish-drejtorin e pėrgjithshėm tė Juventusit. Qė prej asaj periudhe, pėrveē komenteve nė gazetė dhe daljeve tė shpeshta nė emisionet televizive, pavarėsisht ofertave tė shumta, Moxhi fshihej pas deklaratės "nuk do tė kthehem mė nė futboll". Por, nė periudhėn kur drejtonte klubin bardhezi, ai cilėsohej si "magjistari i gėnjeshtrave" dhe kjo u konfirmua. Nė fakt, tre vjet pas skandalit mė tė madh nė sportin mė popullor nė Itali, "Big Luēiano" pushton sėrish faqet e para tė gazetave. Puna e tij mund tė rifillojė pikėrisht nga Bolonja. Familja Menarini ėshtė treguar e paaftė nė administrimin e skuadrės dhe kėrkon njerėz ekspertė, i cili garanton vazhdimėsi nė rezultate pa shpenzime me blerje tė gabuara lojtarėsh. Pikėrisht kėtu hyn nė skenė 72-vjeēari, i cili duket se qėndron pas aksionerit tė ri qė do t‘i bashkohet Renco Menarinit nė krye tė klubit kuqeblu. Ortaku i panjohur, mendohet se do tė blejė 40 pėr qind tė Bolonjės, ndėrsa nė fund tė sezonit tė kaluar ai mund tė marrė kontrollin e plotė. Moxhi mund tė jetė kėshilltari i pronarėve, sepse pėr shkak tė skualifikimit nuk mund tė luajė rol aktiv nė skuadėr. "Bolonja ėshtė njė qytet i bukur, mė bėhet qejfi qė shumė njerėz kanė besim tė flasin me mua", ishin fjalėt e tij nga salla e Gjykatės sė Napolit, ku po zhvillohej seanca e nėntė dėgjimore e dėshmitarėve pėr "Calciopoli"-n. Ish-drejtuesi i Juves shpjegoi se ėshtė nė gjendje "tė bėjė konsulenca, tė japė kėshilla. Madje, do tė ishte kėnaqėsi pėr mua". Mė tej, ai tha: "Gjatė kėsaj kohe kam punuar pėr tė gjetur ortakė tė rinj pėr Menarinėt dhe nė rast se njerėzit e sinjalizuar prej meje do tė blejnė aksionet e Bolonjės, atėherė unė do tė bėhem konsulent". Ndėrkohė, nė "pole" pėr stolin ėshtė njė tjetėr ish-juventin, Antonio Konte, qė vetėm pak ditė mė parė u largua nga posti i trajnerit tė Barit.

Por, emėrimi i "Laki Luēianos" si konsulent te Bolonja, ka shkaktuar zemėrimin e tifozėve, tė cilėt ia faturojnė sistemit "Moxhi" rėnien e skuadrės nga kategoria nė qershor tė vitit 2005. Grupimet e ndryshme kanė filluar revoltėn kundėr kėtij skenari: faqet elektronike janė mbingarkuar me protestat e mbėshtetėsve tė kuqebluve. Ish-pronari i Bolonjės, Gazoni, njėri prej akuzuesve mė tė mėdhenj tė Moxhit gjatė gjyqit "Calciopoli" shprehet i pakėnaqur: "Nuk mė pėlqen tė mendoj se familja Menarini ka ndėrmend t‘ia besojė klubin kėtij personi (Luēiano Moxhi). Qyteti nuk e meriton qė skuadra e Bolonjės tė bjerė deri nė kėtė pikė". Kundėr rikthimit tė Moxhit ėshtė shprehur edhe kreu i Federatės Italiane (FIGC), Xhankarlo Abete: "Si president i rikujtoj tė gjithė atyre qė punojnė nė sistemin sportiv, qė t‘u pėrmbahen vendimeve tė organeve tė drejtėsisė sportive".



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...