Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Shpėrthen depozita e municioneve, mbyllet aeroporti i kryeqytetit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-4-2008
- Lajmi...
Shpėrthen depozita e municioneve, mbyllet aeroporti i kryeqytetit
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-4-2008
Njė seri shpėrthimesh tė fuqishme, nė njė depozitė armatimesh, nė periferi tė Sofjes, ka bėrė qė tė dridhej dje kryeqyteti bullgar. "Shpėrthimet kanė ndodhur nė orėn 06:30, sipas orės lokale, nė njė bazė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, nė fshatin Chelopenchene", ka bėrė tė ditur shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė bullgare, gjenerali Zlatan Stojkov. Gjithsesi, askush nuk mbeti i plagosur. Zona u evakuua menjėherė dhe tė paktėn 200 persona u larguan nga autoritetet. Ndėrkohė, njė seri shpėrthimesh mė tė vogla ka vazhduar tė dėgjohej edhe orė tė tėra mė pas. Si pasojė e shpėrthimeve, copėza tė depozitės kanė pėrfunduar edhe nė njė pistė tė aeroportit ndėrkombėtar tė Sofjes, jo larg nga vendi ku ndodhi aksidenti. Pėr motive sigurie aeroporti ėshtė mbyllur pėr disa orė. Njė zėdhėnės i Ministrisė sė Brendshme ka pėrjashtuar mundėsinė qė nga municionet dhe baruti, qė mbaheshin nė depozitė, tė ketė ndonjė rrezik ndotjeje, edhe pse kryebashkiaku Boiko Borisov ka ftuar banorėt tė qėndrojnė nė shtėpi dhe tė mbajnė mbyllur dritaret. Gjithsesi, njė apel i tillė motivohet mė shumė nga era e fortė e sulfatit qė ndjehet nė tė gjitha lagjet lindore tė Sofjes. Nė depozitė gjendeshin 1500 tonė municione tė vjetra, mes tė cilave pjesė mortajash, lėndė shpėrthyese dhe granata dore e anti-tank. Shpėrthimet kanė qenė jashtėzakonisht tė forta, aq sa kanė plasur pėrdhe tė gjitha pemėt pėrreth bazės, kanė dridhur godinat dhe ndėrtesat nė zonė dhe kanė thyer xhamat e dritareve nė njė rreze prej disa qindra kilometrash. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!