Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Pėr Presidentin kolumbian, njė sukses i madh politik

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-4-2008
Presidenti kolumbian, Alvaro Uribe, duartroket suksesin e operacionit, qė i dha njė tjetėr dritė strategjisė sė tij politike dhe e rilanēoi nė skenėn e brendshme dhe ndėrkombėtare. Betancourt, e sapoliruar, e mallėngjyer para telekamerave, shpjegon se gjithēka kishte ndodhur i ngjante me njė ėndėrr. "Ėshtė njė mrekulli e vėrtetė. Nuk do tė dija ēfarė emri tjetėr t‘i vija. Pėr mua ėshtė njė mrekulli", thotė ajo. Ndėrsa pėr Presidentin kolumbian, operacioni i zbulimit qė u finalizua nga forcat e armatosura kolumbiane, ėshtė vetėm njė etapė e njė lufte tė destinuar tė ēojė nė disfatėn e FARK-ut: "Pėrtej kufijve tanė, pėrtej dobėsive tona, ka thėnė Uribe, ne nuk harrojmė as pėr njė ēast tė gjithė ata qė ende gjenden nė duart e guerrilasve dhe as familjet e tyre. Ne nuk do tė harrojmė, deri sa tė gjithė ata tė jenė tė lirė". Blici i fundit ka shumė gjasa tė shėnojė njė zhvillim vendimtar nė luftėn kundėr FARK-ut. Rebelėt janė pėrgjysmuar tashmė nga dezertimet dhe janė bėrė tė depėrtueshėm. Blici i suksesshėm i ushtrisė kolumbiane ėshtė njė shuplakė qė mund tė rezultojė fatale pėr ta. Betancourt ishte njė kartė e rėndėsishme pėr ta, qė mund tė shfrytėzohej pėr shkėmbime tė shumta, me vlerė tė madhe simbolike dhe politike. Por tani, gjithēka ndryshon. Detyra e Alfonso Canos, pasuesit tė liderit historik tė gueriljes Manuel Marulanda, ėshtė qė tė tentojė me ēdo mjet tė frenojė hemorragjinė e mbėshtetjes dhe ofensivėn e mundshme tė forcave tė armatosura kolumbiane, tė vendosura pėr t‘i dhėnė FARK-ut goditjen pėrfundimtare.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!