Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Kolumbi, Betancourt mė nė fund e lirė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-4-2008
Ish-kandidatja presidenciale franko-kolumbiane, Ingrid Betancourt dhe 14 persona tė tjerė qė mbaheshin peng nga forcat e armatosura revolucionare tė Kolumbisė, janė liruar pas njė blici tė forcave tė armatosura kolumbiane. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nė njė konferencė pėr shtyp nga ministri kolumbian i Mbrojtjes, Manuel Santos. "Ėshtė lajmi mė i bukur i jetės sime", ka deklaruar djali i Ingrid Betancourt, Lorenzo Delloye. Bashkė me Batancourt, prej mė shumė se gjashtė vitesh nė duart e FARK-ut, janė liruar dhe tre qytetarė amerikanė dhe 11 ushtarė kolumbianė. Ministri Santos ka bėrė tė ditur se Betancourt, qė ishte nė duart e rebelėve qė nga 23 shkurti 2002, dhe amerikanėt Tomas Houes, Keith Stansell dhe Mark Gonzalves, tė rrėmbyer nė 2003-shin, janė liruar nga njė kamp i FARK-ut. Dy rebelė janė kapur nė blicin e ushtrisė kolumbiane, qė ka ēuar nė lirimin e pengjeve, ka thėnė gjenerali Haime Padilla de Leon, duke pėrshkruar nė detaje "Operacionin Scaēo". Operacioni, ka shpjeguar, u zhvillua nė tri faza, e para kishte tė bėnte me individualizimin e zonės ku mbaheshin pengjet nė jug tė Kolumbisė, njė "punė zbulimi dhe infiltrimi" dhe e dyta nė operacionin e ēlirimit. Faza e tretė kishte tė bėnte me planin alternativ tė pėrgatitur nė rast se operacioni i shpėtimit do tė dėshtonte, ēka nuk ndodhi. Duke treguar detajet e operacionit, ministri i Mbrojtjes, Santos, ka rrėfyer se ushtarėt qė kanė mundur tė infiltrohen nė radhėt e FARK-ut, i kanė bėrė tė besojnė ata se kishin njė takim me liderin e rebelėve, Alfonso Cano. Ushtarėt e infiltruar u kanė thėnė rebelėve se duhej t‘i ēonin pengjet me helikopter te komandanti Alfonso Cano, 60-vjeēari qė nga maji ėshtė bėrė shef i FARK-ut (pas vdekjes sė themeluesit tė gueriljes marksiste, Pedro Antonio Marun, ose ndryshe Manuel Marulanda). Ministri i Mbrojtjes nuk ka fshehur gėzimin dhe krenarinė e tij pėr suksesin e operacionit. "Jemi jashtėzakonisht tė kėnaqur, tė gėzuar. Ėshtė njė sukses i madh, qė duhet ta gėzojė tė gjithė botėn". Ndėrkohė, Ingrid Betancourt ka shprehur dje mirėnjohjen ndaj Presidentit kolumbian, Alvaro Uribe, ministrit tė Mbrojtjes, Huan Manuel Santos dhe ushtrisė kolumbiane, pėr operacionin qė ēoi nė lirimin e saj. Nė deklaratat dhėnė njė radioje ushtarake kolumbiane, ish-kandidatja pėr presidencialet ka thėnė se nėse Uribe dhe Santos "nuk do tė kishin marrė pėrsipėr kėtė rrezik, pengjet nuk do tė ishin liruar kush e di edhe pėr sa vite tė tjera". Veē tė tjerash, Betancourt ka rrėfyer se si bashkė me pengjet e tjera tė liruara nuk e kishin kuptuar atė qė po ndodhte, sepse nuk kishte pasur as edhe njė tė shtėnė tė vetme, nuk ishte vrarė askush dhe ishin shpėtuar pa as mė tė voglin problem. Deklaratat e saj konfirmojnė versionin e ēlirimit tė prezantuar nga ushtarėt kolumbianė, pra qė rebelėt e FARK-ut besonin se helikopteri kishte ardhur pėr tė marrė pengjet qė i pėrkisnin grupit tė armatosur. Vetėm pasi kishte hipur mbi helikopter, nė fakt, Ingrid Betancourt ka dėgjuar ushtarėt qė i thoshin: "Jemi ushtria kombėtare, jeni tė lirė". E nė kėtė moment, ish-pengjet kishin shpėrthyer nė lot. Ish-kandidatja presidenciale kolumbiane, Ingrid Betancourt, ka lajmėruar se shpejt do tė fluturojė drejt Parisit pėr tė falėnderuar personalisht Presidentin Sarkozi. "Kam ndėr mend tė falėnderoj Presidentin Sarkozi dhe tė gjithė francezėt qė gjithnjė kanė qenė mbėshtetja jonė, drita jonė, fari ynė", ka thėnė franko-kolumbiania, duke shtuar se do tė takohet edhe me Zhak Shirakun, padronin e Elizeut nė kohėn kur ajo ishte marrė peng. Dje Betancourt ėshtė takuar edhe me tė bijtė, qė nga Franca u nisėn menjėherė pas lajmit tė lirimit pėr nė Kolumbi dhe pas kėsaj do tė jetė radha e saj tė fluturojė drejt Parisit, ku do tė pritet nga Sarkozi.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!