Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Gruevski merr nė qeveri Ahmetin dhe Thaēin

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Kryeministri konservator i Maqedonisė pritet qė tė formojė qeverinė e re me tė dyja partitė shqiptare, pėrkatėsisht Bashkimin Demokratik pėr Integrim tė Ali Ahmetit dhe Partinė Demokratike Shqiptare tė Menduh Thaēit. Ka qenė kėmbėngulja e komunitetit ndėrkombėtar, e posaēėrisht Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian, qė kanė bindur kreun e VRMO-DPMNE (partisė sė djathtė nacionaliste) qė tė krijojė njė koalicion tė madh me shqiptarėt, edhe pse vetė ai i ka numrat pėr tė krijuar kabinetin. Lajmi i pėrfshirjes sė dy partive shqiptare nė qeverinė e re maqedonase u shpėrnda dje nga mediat maqedonase pranė qeverisė. Gazeta e Shkupit, "Utrinski Vesnik", theksonte se Ali Ahmeti do tė jetė nė qeveri bashkė me rivalin e tij politik, Menduh Thaēi. "Nė mungesė tė detajeve zyrtare nga takimet e mandatarit Gruevski me Thaēin dhe Ahmetin, tė cilat po zhvillohen larg syve tė opinionit, me siguri vėrtetohet se PDSH dhe BDI do tė jenė pjesė e qeverisė dhe do tė menaxhojnė pesė ministri", shkruan gazeta. Kjo do tė vendoset nė raundin e ardhshėm dhe tė fundit mes Kryeministrit Gruevski dhe dy liderėve tė partive shqiptare. Kreu i VRMO-DPMNE-sė, qė ėshtė caktuar pėr tė formuar qeverinė e re, apo siē quhet nė Shkup "Mandatari", Nikolla Gruevski, para dy ditėsh ka mbyllur raundin e tretė tė bisedimeve me PDSH dhe BDI pėr formimin e koalicionit qeveritar. Zėdhėnėsi i qeverisė, Ivica Bocevski, deklaroi se mandatari Gruevski akoma nuk ka vendosur se cilėn parti do tė pėrfshijė nė koalicionin qeveritar. Bisedimet janė zhvilluar larg mediave dhe nuk janė dhėnė detaje lidhur me ecurinė e tyre. Pėrfundoi raundi i tretė i bisedimeve pėr zgjerimin e koalicionit qeveritar. Bisedimet zhvillohen sipas dinamikės sė paraparė dhe afateve tė caktuara. Nė periudhėn e ardhshme do tė hapen raundet e tjera pėr tė pėrcaktuar koalicionin", deklaroi Bocevski. Kryetari i VMRO-DPMNE-sė ka zhvilluar takime tė ndara dhe nė ditė tė ndryshme me kryetarin e PDSH-sė, Menduh Thaēi, dhe kryetarin e BDI-sė, Ali Ahmeti. Bashkimi Demokratik pėr Integrim e Ali Ahmetit ėshtė partia shqiptare qė ka marrė mė shumė deputetė nė Parlamentin e Maqedonisė, pėrkatėsisht 18, ndėrsa PDSH e Thaēit ka siguruar 11 vende nė "Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė", siē quhet legjislativi. Ndėrkaq, vetė partia e Gruevskit ka marrė nė zgjedhjet e 1 qershorit mė shumė se shumicėn absolute, pra 62 nga 120 vende qė ka Parlamenti. Ai mund tė qeverisė edhe i vetėm, por koalicioni me partitė shqiptare ėshtė njė nga kėrkesat e komunitetit ndėrkombėtar, i cili e konsideron Maqedoninė si njė vend shumetnik, qė duhet tė qeveriset nė mėnyrė tė barabartė nga maqedonasit dhe shqiptarėt, nė bazė tė marrėveshjes sė Ohrit, tė vitit 2001, e cila u arrit pas rezistencės sė armatosur tė shqiptarėve.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!