Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Shefi i UNMIK-ut, negociator pėr takimin Beograd-Prishtinė

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pritet tė vizitojė Beogradin javėn e ardhshme, vizitė kjo qė synon fillimin e bisedimeve mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtje teknike, siē parasheh edhe plani i Ban Ki Munit. "Siē ka thėnė sekretari i Pėrgjithshėm nė raportin e tij, PSSP do tė lehtėsojė dialogun Prishtinė-Beograd. Kėshtu qė PSSP do tė shkojė nė Beograd, javėn e ardhshme, por nuk kemi datėn e saktė ende", thotė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko. Nė planin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Mun, parashihet qė Prishtina dhe Beogradi tė bisedojnė pėr ēėshtjet qė lidhen me fushėn e policisė, drejtėsisė, doganave, trashėgimisė fetare dhe transportit. Vizita e Zannierit organizohet nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara nė Beograd, zyrė kjo qė pati nisur pas shpalljes sė pavarėsisė bisedime pėr Kosovėn me Beogradin, e tė cilat qenė kundėrshtuar nga Prishtina. Ivanko thotė se para se tė shkojė nė Beograd, Zannier do tė konsultohet me autoritetet vendore tė Prishtinės. "Natyrisht ai do tė konsultohet me ta. Ndryshe, mund tė konfirmoj se vizita po organizohet nga zyra e OKB-sė nė Beograd", tha Ivanko. Prishtina zyrtare pranon qė tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, por hedh poshtė nė mėnyrė kategorike ēdo mundėsi tė dialogut pėr statusin. Zv/kryeministri Ramė Manaj thotė se ekzistojnė mjaft ēėshtje teknike, qė kėrkojnė zgjidhje. "Rreth statusit politik tė Kosovės nuk mund tė bisedohet me askėnd e as me Serbinė, sepse ėshtė ēėshtje e zgjidhur dhe pavarėsia e Kosovės ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht, e procesi i njohjes vazhdon. Ēėshtjet tjera tė interesit reciprok, praktike e pragmatike, me Serbinė mund tė bisedohen".

"Gjithēka qė ėshtė nė interes tė qytetarėve tanė ėshtė e pranueshme dhe mund tė bėhet. Unė mund tė ilustroj faktin, pėr shembull, qė ka nevojė tė ngrihet nė shkallė mė tė lartė serioziteti, dialogu qė zhvillohet me Serbinė pėr tė pagjeturit. Por, sa i pėrket statusit, nuk i lejohet as PSSP-sė e askujt tjetėr qė ta shtrojnė pėr diskutim", tha Manaj. Plani pėr rikonfigurim i Ban Ki Munit parasheh njė zvogėlim gradual tė UNMIK-ut dhe bartje tė kompetencave tek institucionet vendore dhe te misioni i Bashkimit Evropian, i koduar me emrin EULEX.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!