Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Biokarburantet, fajtorė pėr krizėn globale
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Biokarburantet, fajtorė pėr krizėn globale
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Biokarburantet janė shkaku kryesor i rritjes globale tė ēmimeve tė mallrave ushqimore me mė shumė se 75 pėr qind, shumė mė tepėr nga sa ishte pėrllogaritur mė parė. Ky ėshtė thelbi i njė raporti konfidencial tė Bankės Botėrore tė siguruar nga britanikja "The Guardian". Raporti i papublikuar bazohet nė analizat mė tė detajuara tė krizės tė bėra deri mė tani nga ekonomistė tė njohur ndėrkombėtarisht nė organizmin financiar. Raporti kundėrshton dukshėm pretendimet e qeverisė amerikane, sipas tė cilės, karburantet e prodhuara nga drithėrat kontribuojnė me mė pak se 3 pėr qind nė rritjen e ēmimeve. Pėr mė tepėr, raporti do tė shtojė presionin mbi qeveritė nė Uashington dhe nė Evropė, qė kanė pėrqafuar biokarburantet si mėnyrėn mė efikase pėr tė reduktuar emetimet e gazrave qė shkaktojnė efektin serė dhe pėr tė reduktuar varėsinė e tyre nga nafta e importuar. Zyrtarė tė lartė tė Bankės Botėrore besojnė se raporti, i kompletuar nė prill, nuk ėshtė publikuar pėr tė evituar vėnien nė siklet tė Presidentit amerikan, Xhorxh Bush. "Raporti do ta vendoste Bankėn Botėrore nė njė konfrontim politik tė drejtpėrdrejtė me Shtėpinė e Bardhė", tha njė zyrtar. Lajmi vjen nė njė kohė delikate pėr negociatat botėrore mbi politikat e biokarburanteve. Liderėt e vendeve tė industrializuara tė G8-ės takohen javėn e ardhshme nė Hokaido, nė Japoni, ku do tė diskutojnė mbi krizėn globale dhe do tė jenė nėn presionin e aktivistėve qė kėrkojnė njė moratorium tė karburanteve tė prodhuara nga drithėrat. Raporti do tė vėrė nėn presion edhe qeverinė britanike qė pritet tė publikojė njė raport tė sajin mbi pasojat e biokarburanteve. "The Guardian" ka raportuar mė herėt se studimi britanik do tė nėnvizojė se biokarburantet kanė luajtur njė rol domethėnės nė rritjen e ēmimeve deri nė nivele rekord. Megjithėse pritej qė ky raport tė publikohej qė javėn e shkuar, ende nuk ka asnjė shenjė prej tij. Rritja e ēmimeve tė ushqimeve ka detyruar 100 milionė njerėz nė mbarė botėn tė bien nėn kufirin e varfėrisė, vlerėson Banka Botėrore dhe kanė shkaktuar gjithashtu protesta, duke filluar qė nga Bangladeshi e deri nė Egjipt. Qeveritė e vendeve tė ndryshme i kanė cilėsuar ēmimet e larta tė ushqimeve dhe karburanteve, si "tė parėn krizė ekonomike, reale, tė globalizimit". Ndėrkohė, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i ka lidhur ēmimet e larta tė ushqimeve me kėrkesėn e lartė nga India dhe Kina, por studimi i Bankės Botėrore e kundėrshton kėtė. "Rritja e shpejtė e tė ardhurave nė vendet nė zhvillim nuk ka ēuar nė rritjen e konsumimit global tė drithėrave dhe nuk ka qenė njė faktor kryesor pėr rritjen e ēmimeve tė ushqimeve". Edhe thatėsira e kohėve tė fundit nė Australi, pėrllogarit raporti, duhej tė kishte pasur njė impakt tė madh. Por, raporti argumenton se shtytjet e BE-sė dhe SHBA-sė pėr prodhimin e biokarburanteve kanė pasur edhe pasojat mė tė rėnda nė ēmimet dhe furnizimin me ushqime. Qė nga prilli, tė gjitha pikat e karburantit nė Britani janė detyruar tė pranojnė 2.5 pėr qind biokarburante. BE ka konsideruar rritjen e objektivave tė saj edhe me 10 pėr qind deri nė 2020-ėn, por pėrballet me prova shtesė, sepse kjo nuk do tė bėjė gjė tjetėr veēse do tė shtyjė ēmimet e ushqimeve lart e mė lart. "Pa njė rritje nė biokarburante, rezervat nė shkallė globale tė drithėrave nuk do tė kishin shėnuar rritje ēmimesh dhe efektet e tė gjithė faktorėve tė tjerė do tė ishin shumė mė tė moderuar", thotė raporti. Kėshtu, ēmimet e ushqimeve tė ekzaminuara nė studim janė rritur me 140 pėr qind mes vitit 2002 dhe shkurtit tė kėtij viti. Raporti pėrllogarit qė ēmimet mė tė larta tė energjisė dhe plehrave kimike apo organike kanė rritur ēmimet deri nė masėn 15 pėr qind, ndėrsa biokarburantet janė pėrgjegjėse pėr njė rritje prej 75 pėrqindėsh gjatė kėsaj periudhe. Raporti argumenton se prodhimi i biokarburanteve ka shtrembėruar tregjet e ushqimeve nė tre mėnyra kryesore. Sė pari, ka devijuar drithėrat nga pėrdorimi pėr ushqim, nė atė pėr karburante dhe mė shumė se njė e treta e tė mbjellave nė SHBA pėrdoret tani pėr tė prodhuar etanolin, ndėrsa rreth gjysma e vajrave vegjetale nė BE po shkon pėr prodhimin e naftės biologjike. Sė dyti, fermerėt janė inkurajuar tė lėnė mėnjanė tokėn pėr prodhimin e biokarburanteve. Sė treti, janė nxitur spekulime financiare me drithėrat, duke i rritur ēmimet gjithnjė e mė shumė. Sipas raportit, biokarburantet qė vijnė nga kallamsheqeri, fushė nė tė cilėn ėshtė i specializuar Brazili, nuk kanė pasur pasoja kaq dramatike. Mbėshtetėsit e biokarburanteve argumentojnė se ato janė njė alternativė mė e gjelbėr dhe mė e pastėr se sa nafta dhe karburantet e tjera organike, por edhe ky pretendim ėshtė hedhur poshtė nga disa ekspertė qė argumentojnė se kjo nuk ka tė bėjė aspak me SHBA-nė. - Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!