Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

SHBA dhe Polonia, mosmarrėveshje mbi sistemin mbrojtės nga raketat

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Kryeministri polak tha se oferta mė e fundit e Shteteve tė Bashkuara pėr tė bindur vendin e tij qė tė pranojė ngritjen e njė sistemi mbrojtės nga raketat ėshtė e pakėnaqshme, por nėnvizoi se negociatat me Uashingtonin do tė vazhdojnė. Donald Tusk tha se ēdo marrėveshje e mundshme duhej tė rriste sigurinė e Polonisė. Ai theksoi se qeveria polake besonte qė oferta e fundit nuk e pėrmbushte kėtė kėrkesė. Gjithsesi, Tusk bėri tė qartė se vendimi i Varshavės nuk ishte njė refuzim pėrfundimtar ndaj propozimit amerikan pėr vendosjen e 10 interceptorėve tė raketave nė Poloni si pjesė e njė mburoje nga njė sulm i mundshėm iranian. "Unė nuk po flas pėr dhėnie fund, pėr pezullim apo ndėrprerje, tha ai nė njė konferencė pėr shtyp. Negociatat, sipas mendimit tim, vazhdojnė". Pa pėrmendur shprehimisht kundėrshtitė ruse pėr planin, Tusk argumentoi se vendosja e njė sistemi mbrojtės nga raketat nė Poloni, njė vend satelit i sovjetikėve gjatė Luftės sė Ftohtė, do tė krijonte kėrcėnime tė reja mbi sigurinė. "Instalimi i mburojės raketore nė Poloni rrit mbi tė gjitha sigurinė e Shteteve tė Bashkuara. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr ne dhe pėr tė gjithė botėn, tha Tusk duke shtuar, gjithsesi, fakti qė instalimet do tė ndėrtohen nė territorin polak, gjithashtu, rrit disa rreziqe dhe kėrcėnime tė tjera pėr Poloninė". Rusia ka kundėrshtuar prerė planet amerikane pėr tė ngritur sistemin mbrojtės nė Poloni e po ashtu ka kundėrshtuar edhe sistemin e radarėve nė Republikėn Ēeke. Moska ka kėrcėnuar se do tė drejtojė raketat e saj kundėr kėtyre instalacioneve nė rast se planet do tė realizohen. Deri mė tani, "nė ēėshtjen kyēe tė rritjes sė sigurisė sė Polonisė, ne nuk kemi arritur njė rezultat qė do tė ishte i kėnaqshėm pėr vendin", tha Tusk. "Ne po presim pėr njė pėrgjigje nga pala amerikane mbi kėtė kėrkesė kyēe". Polonia ka kėrkuar garanci shtesė pėr sigurinė, pėrfshirė njė bateri raketash "Patriot". Tusk tha se oferta e fundit e SHBA-sė, e bėrė nė fillim tė kėsaj jave, ra nė vesh tė shurdhėr sepse ajo propozonte vendosjen e njė baterie raketash "Patriot" vetėm pėrkohėsisht nė Poloni dhe jo nė mėnyrė tė pėrhershme, siē kėrkohej nga Varshava. "Instalimi i njė sistemi mbrojtės nga raketat pa garanci shtesė nuk rrit sigurinė e Polonisė", tha Tusk. Qėllimi, shtoi ai, ėshtė tė rritet siguria e atdheut tonė. Planet pėr pjesėn ēeke tė mburojės sė propozuar po ecin ndėrkohė akoma mė ngadalė. Tė premten, ministri i Jashtėm ēek, Karel Shvarzenberg, tha se qeveria do tė firmosė njė marrėveshje me SHBA-nė javėn e ardhshme, pėr instalimin e radarėve nė Republikėn ēeke. Gjithsesi, njė marrėveshje e tillė do tė kėrkonte gjithashtu miratimin e Parlamentit ēek.




Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!