Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ingrid Betancourt nė Paris: Ju detyrohem pėr jetėn time

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Avioni i Ingrid Betancourt ka mbėrritur nė Paris. Pėr ta pritur atė dhe fėmijėt e saj kishte dalė ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner, si dhe Presidenti Nikolas Sarkozi dhe bashkėshortja, Karla Bruni. Gjatė udhėtimit tė saj drejt Francės, Betancourt ka shprehur mirėnjohjen e saj tė thellė pėr Francėn dhe kontributin e dhėnė nga ky vend pėr lirimin e saj. "Francės i detyrohem pėr jetėn time. Nėse Franca nuk do tė kishte luftuar pėr mua, nuk do tė isha duke bėrė sot kėtė udhėtim kaq tė jashtėzakonshėm". Sot, ish-kandidatja presidenciale do t‘u nėnshtrohet ekzaminimeve klinike nė spitalin "Val-de-Grace". Por, pas lirimit tė Betancourt kanė shpėrthyer edhe zėrat e parė tė hidhur. Njė radio zvicerane pretendon se ajo nuk ėshtė liruar me njė operacion tė pėrsosur ushtarak, por falė 20 milionė dollarėve me tė cilėt janė blerė disa drejtues tė FARK-ut. Radioja citon njė burim anonim, tė besueshėm dhe tė afėrt me zhvillimet, qė ka thėnė se paratė ishin dhėnė nga Shtetet e Bashkuara, qė ishin po ashtu shumė tė interesuar pėr ēlirimin e tre kontraktuesve tė Pentagonit, qė ishin marrė peng nga guerrilasit. Njė version i pėrgėnjeshtruar nga qeveria franceze menjėherė mė pas. "Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė: Jo. Nuk ėshtė paguar asgjė". Takimi me Presidentin Francez, Nikolas Sarkozi, ėshtė vetėm i pari nė njė seri takimesh qė do tė tejmbushin axhendėn e Betancourt. Javėn e ardhshme ajo do tė pritet nga Papa Benedikti, nė Vatikan. Ka qenė vetė ajo, njė katolike shumė e devotshme, qė ka rrėfyer pėr ftesėn pėr njė takim me Papėn. Nėna e Ingridit, Jolanda Pulecio, ishte pritur nga Papa nė shkurt 2007.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!