Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Shkarkohet drejtori i Ujėsjellėsit

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Pas njė situate mjaft tė rėndė tė furnizimit me ujė tė pijshėm pėr qytetin e Tiranės, Kėshilli Mbikėqyrės i Ujėsjellės-Kanalizimeve ka marrė dje gjatė pasdites vendimin e shkarkimit nga detyra tė drejtorit Kostandin Budurushi. Kreu i Drejtorisė sė Ujėsjellės-Kanalizimeve pėr Tiranėn, i shkarkuar dje, ka hasur nė dy javėt e fundit problemin e furnizimit me ujė pėr metropolin shqiptar, duke sjellė nė shumė raste protestat e banorėve pėr zona tė caktuara, kryesisht periferike, si Lapraka apo Kombinati. Burime pranė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, thanė pėr gazetėn se, shkak i largimit nga detyra pėr Budurushin ėshtė fakti i situatės sė rėnduar me furnizim tė ujit tė pijshėm pėr Tiranėn, duke mos arritur tė menaxhojė si duhet problemin nė stinėn e verės.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!