Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
- Lajmi...
Territori, nėn njė planifikim tė ri
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Shqipėria ėshtė ndoshta ndėr tė paktat vende e cila funksionon me njė sistem kaotik planifikimi, sepse planet e zhvillimit urban miratohen si njė zgjidhje e ēastit dhe jo si koncepte tė cilat duhet ti rezistojnė kohės. Pėr ti dhėnė fund kėsaj epoke tė vjetruar, vetėm pak ditė mė parė ėshtė hedhur nė letėr nga Ministria e Transportit, Telekomunikacionit dhe Punėve Publike (MTTPP), projektligji mbi "Planifikimin e Territorit". Hartimi i kėtij projektligji ka zgjatur rreth 2 vjet pėr shkak se hartimi i akteve ligjore duhej tė pėrshtatej sipas politikave europiane. Sipas drejtorit tė Politikave tė Planifikimit Urban, njėkohėsisht edhe bashkėhartues i projektligjit, sistemi i propozuar i planifikimit tė territorit paraqet ndryshime thelbėsore me sistemin aktual tė planifikimit, tejkalon konceptin klasik tė planifikimit urban, duke ofruar njė orientim mė afatgjatė pėr tė ardhmen.
Njė ndryshim i domosdoshėm
Kanė kaluar rreth 10 vjet qė nga koha kur ėshtė hartuar pėr herė tė parė njė ligj pėr planifikimin urban. Njė kohė e gjatė qė kėrkonte njė ndėrhyrje rrėnjėsore nė konceptimin e planifikimit, jo mė sipas metodave klasike.
"Pėr shkak tė shumė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė Shqipėri, miratimi i kėtij ligji do tė kėrkojė amendime teknike tė disa ligjeve tė posaēme nė fuqi. Zbatimi i efektshėm i tij do tė mund tė kėrkojė domosdoshmėrinė e miratimit tė akteve nėnligjore pėr rregullat e pėrdorimit tė tokės dhe legjislacionit pėr zhvillimin e infrastrukturės bazė, tatimeve e taksave vendore dhe tarifat ndikuese, menaxhimit tė pasurive tė patundshme etj.", - thotė Marin Biēoku, drejtor i Politikave tė Planifikimit Urban, pranė Ministrisė sė Transportit, Telekomunikacionit dhe Punėve Publike.
Sipas tij, Shqipėria ka nevojė pėr njė proces tė hapur dhe transparent si pėr periudhėn planifikuese, ashtu dhe pėr periudhėn e zbatimit tė tij. Ky detyrim, i cili ėshtė nėnvizuar shumė herė edhe nga donatorėt e huaj, pėrfshihet pėr herė tė parė si i tillė nė kėtė projektligj. "Projektligji synon njė proces tė hapur diskutimi midis autoriteteve zbatuese tė tij dhe palėve tė pėrfshira, si edhe publikut, pėr politikat e zhvillimit tė territorit", thotė Biēoku.
Projektligji synon tė vendosė rregulla tė qarta loje edhe pėr lejet e ndėrtimit, si njė nga proceset shumė shpesh tė kundėrshtuara nga ana e sektorit tė ndėrtimit.
"Do tė krijohen hapėsira pėr njė proces mė tė lehtėsuar pėr sa i takon zbatimit tė mjeteve tė planifikimit tė territorit, siē janė dhėniet e lejeve apo edhe tipologjitė e tyre. Procesi i dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit do tė bėhet mė i qartė, mė transparent dhe mė administrativ", - thotė Biēoku.
Nė projektligjin e ri thuhet: "Leja e ndėrtimit kėrkohet pėrpara ēdo ndėrtimi tė ri ose ndryshimi tė rėndėsishėm tė strukturės ose tokės. Ajo garanton qė leja e zhvillimit tė zbatohet nė pėrputhje me standardet kombėtare e vendore nė fushėn e ndėrtimit me qėllim garantimin e sigurisė sė jetės e tė shėndetit. Pėr nga natyra juridike, akti i lejes sė ndėrtimit ėshtė njė akt administrativ individual, i cili do tė lėshohet nė pėrputhje me kėrkesat e kėtij ligji, legjislacionin dhe rregulloret pėr ndėrtimin".
Sipas drejtorit tė Politikave tė Planifikimit Urban, procesi i dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit do tė pėrcaktojė edhe afate, duke mos qenė mė njė proces i cili mund tė varet nga "preferenca individuale", por tė kryhet nė bazė tė procedurave tė rregullta ligjore.
Sipas drejtuesve tė kėsaj ministrie, ky projektligj me tė gjitha instrumentet e mekanizmat qė ofron, nuk pėrbėn sidoqoftė ēelėsin e artė. "Nė aspektin e politikave kombėtare e vendore, zbatimi i tij do tė varet nga angazhimi i pėrgjegjshėm i njėsive tė qeverisjes vendore pėr tu pajisur me instrumente tė planifikimit dhe kontrollit tė zhvillimit dhe politikave nxitėse tė autoriteteve kombėtare, pėrfshi edhe ato financiare e fiskale", -thotė Biēoku.
"Transparencė", procesi i synuar
Mjetet pėr tė realizuar njė planifikim korrekt territorial duhet tė jenė tė hapura ndaj komenteve tė palėve tė interesuara ose tė prekura. "Autoritetet janė tė detyruara tė pėrgjigjen ndaj ēdo komenti tė bėrė nga palėt, por ballafaqimi mes shtetit dhe subjekteve tenton drejt njė produkti edhe mė mirėkuptues. Vendimet do tė merren nė bazė tė njė strategjie afatgjatė dhe jo "tė posaēme". Shqipėria ka vuajtur nga vendime tė tilla ku ka pasur mungesė planifikimi. I gjithė aksioni ndaj territorit duhet tė jetė nė fillim planifikues dhe parashikues, pasi vetėm duke ndjekur kėtė logjikė mund tė parashikosh efektet pėr tė ndėrmarrė masa pėr minimizimin e rreziqeve dhe dėmtimeve qė mund tė sjellin kėto vendime. Edhe nė rastet kur do tė kalohet nė zbatim, do tė ndiqet e njėjta procedurė. Ti japėsh mundėsinė palėve tė prekura ėshtė logjika administrative", - thotė Marin Biēoku.
Sipas tij, autoriteti pėrpara se tė marrė njė vendim mbi planifikimin territorial, duhet tė jetė i njohur se ēfarė mund tė shkaktojė veprimi i tij. Atij duhet ti jepet mundėsia tė shqyrtojė komentet ose sugjerimet, qė do tė vijnė nga palėt e pėrfshira dhe ti vlerėsojė nėse ato kanė ose jo bazė ligjore dhe tė klasifikohen si vendimmarrėse ose si pjesė delegimi tek autoriteti gjyqėsor. "Edhe nė rastin e planifikimit tė territorit do tė ndiqet logjika e "one stop shop". Vendimi publikohet dhe palėt mund tė shprehen duke parandaluar qė nė njė tė ardhme tė krijohen stoqe ankesash. Caktimi i afateve ligjore procedurale krijon mundėsinė qė gjithkush tė kėrkojė transparencėn dhe zbardhjen e vendimeve", - thotė Biēoku.
Sipas tij, instrumentet e ndryshme tė planifikimit dhe zbatimit (kontrollit tė zhvillimit), qė projektligji parashikon tė hartohen, nė nivele tė ndryshme planifikuese, shmang boshllėqet, mbivendosjet dhe si rrjedhojė konfliktet. "Projektligji, nėpėrmjet ndarjes sė qartė tė kompetencave tė autoriteteve kombėtare dhe vendore tė planifikimit, u lejon atyre tė veprojnė nė mėnyrė tė pavarur brenda sferės sė juridiksionit tė pėrcaktuar nga legjislacioni nė fuqi nga ky ligj, si dhe tė bashkėpunojnė e bashkėrendojnė veprimtarinė e tyre. Zbatimi i kėtij ligji nė praktikė, sidomos nė nivelin vendor, nėpėrmjet njė roli krejtėsisht tė ri tė njėsive tė qeverisjes vendore nė planifikimin vendor dhe veprimtarinė rregullatore, i kombinuar me politikat pėr taksat vendore dhe investimet duke lehtėsuar sektorin privat, pėrbėjnė bazėn pėr zhvillimin e vizionit dhe karakterit gjithėpėrfshirės e tė qėndrueshėm tė planifikimit tė territorit nė Shqipėri".
Nga ana tjetėr, projektligji ngarkon autoritetet vendore tė planifikimit tė njėsive tė qeverisjes vendore me popullsi mbi 10,000 banorė pėr miratimin e planeve territoriale tė pėrgjithshme kombėtare e vendore tė planifikimit tė territorit brenda 2 viteve nga fillimi i efekteve tė plota tė tij dhe pėr ato me mbi 50,000 banorė brenda 1 viti nga fillimi i efekteve.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!