Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Gjykata e Lartė liron ish-krahun e djathtė tė Fatmir Mediut

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Gjykata e Lartė vendosi tė lėrė nė arrest shtėpie njė ish-zyrtar tė Ministrisė sė Mbrojtjes, i cili akuzohet pėr korrupsion pasiv. Shkėlzen Madani, ish-drejtori i Menaxhimit tė Instalimeve dhe Burimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, u arrestua mė datėn 2 maj tė kėtij viti. Vendimi i shkallės mė tė lartė tė gjyqėsorit ishte i ndryshėm me Gjykatėn e Apelit dhe Gjykatėn e Shkallės sė Parė, tė cilat kishin caktuar si masė sigurie "arrest nė burg". Krahas kėtyre dy gjykatave edhe prokuroria mendon ndryshe nga Gjykata e Lartė. Pėrfaqėsuesit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilėt pėrfaqėsojnė organin e akuzės nė kėtė shkallė tė gjyqėsorit, e kanė vlerėsuar masėn e sigurisė si sabotim tė hetimeve pėr korrupsion. Sipas tyre, organi i procedimit penal ka fakte tė pakundėrshtueshme se Madani ka marrė ryshfet pėr dhėnien e licencave pėr import-eksportin e lėndėve plasėse.

Provat nė gjykatė

Sipas aktakuzės tė paraqitur para trupit gjykues, gjithēka ka nisur nė fund tė vitit tė kaluar, kur firma "Nitromak", me qendėr nė Turqi dhe me filial nė Shqipėri, ka paraqitur kėrkesėn nė Ministrinė e Mbrojtjes pėr t‘u pajisur me leje pėr pėrdorim civil tė lėndėve plasėse. Duke studiuar nevojat e tregut, firma turke ka siguruar licencėn nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe mė pas magazinat, tė cilat kanė qenė objekte ushtarake tė marra me qira disamujore. Sipas prokurorisė, me anė tė kėtyre procedurave tė pandehurit kishin monopolizuar tregtinė e lėndėve plasėse nė vend, duke bllokuar ēdo firmė tjetėr qė mund t‘i konkurronte. Pas denoncimit tė bėrė nė prokurori nga pėrfaqėsuesit e firmave tė tjera, mė datė 3 janar nisi pėrgjimi i telefonave tė tė pandehurve nga hetuesit e Task-Forcė. Nėpėrmjet bisedave telefonike, prokuroria ka arritur tė mėsojė se kreu i Drejtorisė sė Menaxhimit tė Instalimeve dhe tė Burimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, Shkėlzen Madani, 44 vjeē, ish-krahu i djathtė i Fatmir Mediut nė kėtė ministri, kishte pėrfituar dy mijė euro pėr tė pajisur me licencė pėr tregtim tritoli firmat "Nitromak", pėrfaqėsuese e sė cilės ishte Aurela Ēota dhe "Geoconsult" me administrator Ferdinand Hodon. Ndėrsa 53-vjeēari Kadri Suli, me detyrė ish-komandant i Brigadės Logjistike numėr 4300, pranė Komandės Mbėshtetėse tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, nė kėmbim tė ryshfetit, u kishte krijuar mundėsi firmave tė depozitonin tritolin nėpėrmjet qirave tė ulėta, nė magazinat ushtarake. Megjithėse tė gjitha tė dokumentuara nga ana e akuzės, Gjykata e Lartė ka vendosur masėn e sigurisė "arrest shtėpie" pėr Shkėlzen Madanin me arsyetimin se arrestimi nuk ishte kryer mbi baza ligjore.
Dosja e prokurorisė

Hetimet 4-mujore tė njėsisė Task-Force Antikorrupsion nė Prokurorinė e Tiranės kanė zbuluar se pėrfaqėsuesja e kompanisė "Nitromak", Aurela Ēota, tashmė e lirė, dhe Ferdinand Hodo, pėrfaqėsues i firmės "Geoconsult", kanė luajtur rolin e sekserėve nė dhėnien e ryshfetit pėr zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe ushtrisė, nė kėmbim tė marrjes sė licencave dhe lejeve tė importit ndėrkombėtar tė tritolit. Pasi kompanitė bėnin kėrkesat e tyre pėr pajisje me leje importi dhe me licencė, ishin pėrfaqėsuesit e kėtyre firmave qė hynin nė kontakt me drejtorin e Ministrisė sė Mbrojtjes, Shkėlzen Madani, dhe ofronin shuma ryshfeti. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e firmave qė merreshin me biznesin e lėndėve eksplozive, kanė hyrė nė kontakt me kolonelin Kadri Suli, komandant i Komandės sė Furnizimit pranė Forcave tė Armatosura. Dyshohet se pėrmes shumave tė ryshfetit tė paguara tek ai dhe zyrtarė tė tjerė, firmat private merrnin me qira magazina tė ushtrisė, nė tė cilat kanė vendosur eksplozivin, pasi e importonin nga jashtė vendit, kryesisht nga Turqia. Dhėnia me qira e kėtyre magazinave dyshohet se ėshtė bėrė nė pėrfitim dhe nė favorizim tė firmave private, tė cilat, veē ēmimit zyrtar tė vendosur dyshohet se kanė bėrė pagesa shtesė ēdo muaj, me qėllim qė shuma tė tilla financiare tė pėrvetėsoheshin nga zyrtarėt e ushtrisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!