Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Buxheti shtesė, nga mosrealizimi i investimeve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Buxheti shtesė ėshtė deklaruar zyrtarisht se do tė jetė tė paktėn 300 milionė dollarė, afro 17 miliardė lekė. Kjo shumė shtesė do tė hidhet pėr pjesėn e dytė tė vitit, kryesisht pėr investimet, e mė pas pėr shlyerjen e borxhit dhe zbatimin e politikave sociale nė rritje pagash dhe pensionesh. Kur duhen edhe pesė ditė nga miratimi i projektbuxhetit shtesė nė qeveri, Ministria e Financave ndodhet nė njė situatė pune tė vrullshme pėr tė identifikuar sa mė mirė burimet e financimit tė kėtij buxheti, i cili vjen nė mes tė vitit pėr herė tė tretė. Ndryshe nga ēfarė deklaroi Kryeministri i vendit, Sali Berisha, se buxheti shtesė do tė sigurohet nga tejkalimi i tė ardhurave nga doganat dhe Tatimet, lajmet nga kėto tė fundit flasin pėr njė shifėr prej rreth 7 miliardė lekėsh, tė deklaruara pėr gjashtė muajt e parė tė vitit 2008. Njė pjesė nga tė ardhurat pritet tė vijnė nga aksionet qė zotėron shteti tek "Albtelekom", INSIG, ARMO, etj., tė cilat nuk shkojnė mė shumė se 2 miliardė lekė. Nė kėtė situatė, buxheti i parashikuar prej 27 miliardė lekėsh, do tė krijohet nė njė kohė kur kemi vetėm rreth 10 miliardė lekė tė ardhura shtesė nga miradministrimi i sistemit tatimor. Kreu i qeverisė garantoi se projektbuxheti do tė vijė vetėm nga kėto zėra, duke hedhur poshtė nė njė farė mėnyre dėshtimin e mundshėm te realizimi i investimeve publike nė tėrėsi. Nisur nga kėto shifra kokėforte, qeveria ėshtė e detyruar tė ratifikojė sa mė shpejt kontratėn (qė ende nuk ėshtė lidhur) pėr shitjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s tek amerikanėt e "Teksas", pėr shumėn afro 14 miliardė lekė. Koha e pamjaftueshme, deri nė miratimin e kontratės nga Parlamenti dhe hyrja nė Fletoren Zyrtare, e bėn tė pamundur njė mision tė tillė. Nė kėtė pikė, qeveria mbetet aty ku e nisi, tek tė ardhurat shtesė nga Tatimet, doganat dhe institucionet jobuxhetore ose tė shikojė mė tej, tek problemi i mosrealizimit tė investimeve, qė pėr pesė muajt e parė i "kursyen" buxhetit tė shtetit 8.1 miliardė lekė, ndėrsa nė total tė gjitha shpenzimet, rreth 14 miliardė lekė. Kėtė plan e ka kuptuar me kohė institucioni pėrgjegjės, Ministria e Financave, e cila nė kėtė ditė ėshtė duke marrė nga ministritė e linjės dhe institucionet e tjera tė gjithė informacionin e mundshėm mbi realizimin e investimeve. Strategjia qė do tė ndiqet pėr tė krijuar buxhetin shtesė lidhet direkt me rialokimet. E thėnė ndryshe, tek ato projekte qė nuk ėshtė kryer vėllim pune sipas parashikimit, do t‘u merren paratė e do t‘iu kalohen projekteve tė tjera, tė cilat kanė ecur me ritme tė shpejta, madje tė cilat kėrkojnė financime shtesė. Gjetja e tė djathtėve pėr tė bėrė buxhet shtesė shkon pėr shtat pėr tė rregulluar investimet e pakryera, por jo siē deklaron Kryeministri, pėr tė hedhur para shtesė pėr ekonominė.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!