Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Berisha: Zgjidhje alternative pėr ligjet

Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-7-2010
Kryeministri Berisha ka theksuar se ndonėse opozita nuk pranon tė bėhet pjesė e Parlamentit dhe pėr pasojė tė bashkėpunojė pėr miratimin e nismave parlamentare, mazhororanca do tė gjejė rrugėt e duhura pėr tė bėrė tė mundur miratimin e tyre. Kėshtu, kreu i qeverisė ka premtuar se ndonėse mazhoranca aktuale nuk ka 84 vota nė Parlament, ajo do tė mundohet nė tė gjitha mėnyrat qė tė mos lėrė pa miratuar ligje qė kanė njė rėndėsi tė madhe pėr jetėn e qytetarėve dhe pėr funksionimin e institucioneve tė rėndėsishme nė vend. Sipas Berishės, qeveria do tė procedojė me vendime nė rastet kur Parlamenti nuk do tė mundet tė kalojė pėr miratim nisma tė caktuara ligjore. Kryeministri, ndonėse ka theksuar domosdoshmėrinė e pjesėmarrjes sė opozitės nė jetėn parlamentare, ka theksuar se mazhoranca e ka numrin e caktuar tė votave dhe rrugėt e duhura ligjore pėr tė arritur miratimin e objektivave tė saj. Konkretizimi i zgjidhjeve alternative nga ana e mazhorancės, ka ardhur edhe nė rastin kur ajo ka vendosur qė tė vetėdorėzojė imunitetin e deputetėve tė saj, menjėherė kur kjo kėrkesė vjen nga prokuroria.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...