Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Ndryshon procedura e deklarimit tė TVSH pėr karburantet dhe cigaret

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Ligji pėr "Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar" ka pėsuar ndryshime nė disa pika tė tij dhe pikėrisht aty ku pėrcaktohen rastet e deklarimit tė faturave tė shitjes dhe blerjes. Udhėzimi i nxjerrė kėto ditė nga Ministria e Financave pėrcakton rastet e aplikimit tė faturave me TVSH, pėr mallrat me akcizė, si karburantet dhe cigaret, i cili ka hyrė nė fuqi menjėherė.

Karburantet

Udhėzimi ėshtė nxjerrė mė 16 qershor tė kėtij viti, duke ndryshuar disa pika tė udhėzimit tė mėparshėm, i dalė nė maj 2008, i cili konsiston nė identifikimin sa mė tė qartė tė tregut tė karburanteve, duke u munduar tė rregullojė ato aspekte spekulative tė tregut. Kėshtu, sipas udhėzimit tė ri, importuesit e karburanteve janė furnizues tė nivelit tė parė dhe furnizojnė me shumicė klientėt e tyre (shoqėritė me pėrgjegjėsi tė kufizuar), tė cilėt mė pas furnizojnė me tė njėjtin mall klientėt, qė normalisht janė konsumatorė finalė. Nė kėtė pikė, importuesit, qė janė furnizuesit primarė, konsiderohen si kryesorė, ndėrsa operatorėt (sh.p.k.), tė cilėt furnizohen prej tyre, konsiderohen si agjentė. Sipas kėtij udhėzimi, furnizimi i karburantit, i kryer nėpėrmjet njė agjenti, i cili vepron pėr njė person tjetėr, ėshtė njė furnizim prej kryesorit, e nė kėtė rast agjenti luan rolin e ndėrmjetėsit nė tregun e karburanteve midis importuesit dhe konsumatorit final. Nė kėtė pikė, agjenti, pėrveēse do tė lėshojė faturė TVSH-je pėr mallin e blerė nga importuesi, do tė kryejė tė njėjtėn gjė edhe pėr shitjen e saj, duke ia kaluar si faturė importuesit, pėr faktin se i ėshtė kryer njė shėrbim. Kjo situatė e ngjashme me rastin e Maqedonisė (e cila dėshtoi) rrezikon qė nga ngarkesa me fatura tė agjentit (pika e karburantit ku furnizohen drejtuesit e automjeteve), mund tė ndikojė nė rritjen e ēmimit tė naftės. Ky shėrbim qė po i ofrohet agjentit, ky i fundit duhet tė paguajė TVSH-nė, ndėrsa importuesit do t‘i kreditohet kjo faturė sipas rregullave tė nenit 33.

Cigaret

E njėjta procedurė do tė ndiqet pak a shumė me produktet e duhanit, tė cilat prodhohen dhe importohen. Nė kėtė rast, vlera e tatueshme e ēdo furnizimi, kryer prej importuesit pėr tė tretėt, pėrcaktohet nga shumėzimi i sasisė sė cigareve tė shitura, me ēmimin e shitjes me pakicė, pa pėrfshirė TVSH-nė. Me ēmim tė shitjes me pakicė duhet kuptuar ēmimi i paguar nga blerėsit konsumatorė finalė. Ndėrsa, furnizuesi i cigareve nė vazhdim nga ndėrmjetėsit e tjerė nė treg, persona tė tatueshėm, do tė konsiderohet jashtė objektit tė TVSH-sė dhe kėta persona blerės nuk kanė tė drejtė tė kreditojnė TVSH-nė e faturuar nga furnizuesit kryesorė nė lidhje me atė furnizim. Ndėrkohė qė ndėrmjetėsi, pra tregtari i pakicės, i furnizuar nga ai i shumicės, i faturon atij vlerėn e shtuar, tė barabartė me vlerėn e shėrbimit tė kryer prej ndėrhyrjes nė treg. Mbi kėtė vlerė tregtari i pakicės zbaton TVSH-nė 20% qė konsiderohet TVSH-ja e llogaritur pėr tė dhe ėshtė e kreditueshme pėr furnizuesin me shumicė brenda pėrcaktimeve tė nenit 33.



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!