Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Rreth lajmit...

Koncesioni, shpallen fituesit pėr kolaudimin e automjeteve

Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Tenderi i zhvilluar mė 7 maj 2008, pėr tė pėrzgjedhur kompanitė qė do tė marrin me koncesion kolaudimin e automjeteve, ka nxjerrė fitues tre shoqėritė e huaja. Komisioni i vlerėsimit tė ofertave nė tenderin parakualifikues ka miratuar kalimin pėr nė fazėn tjetėr tė tenderit, shoqėritė franceze, gjermane dhe zvicerane, ku vetėm njėra prej tyre do tė arrijė tė marrė me koncesion sektorin e shėrbimit tė kontrollit tė detyrueshėm teknik tė mjeteve rrugore, nė varėsi tė Ministrisė sė Transporteve. Gazeta "Shqip" ka zbuluar emrat e kompanive, tė cilat janė: francezja SAS SAKAR, gjermania TUV SUD "Auto Service" dhe zvicerania SGS "SocietĆ© Generale de Surveilance", tė cilat do tė garojnė nė fazat e ardhshme nė bazė tė vlerėsimit teknik dhe financiar. Koncesioni pėr kolaudimin e automjeteve do tė jetė 20 vjet nga data e lidhjes sė kontratės dhe pėrfshin marrjen pėrsipėr tė 14 pikave tė kolaudimit qė ndodhen nė tė gjithė vendin.

Kompanitė

Kompania gjermane, TUV SUD, e specializuar ndėr tė tjera edhe nė shėrbimin e servisit pėr automjetet, me seli nė Mynih, ka tė punėsuar rreth 13 mijė punonjės. Tė dhėnat financiare pėr shoqėrinė flasin pėr njė rritje tė ardhurash deri nė 13 pėr qind, duke e mbyllur vitin 2006 me rreth 1,2 miliardė euro. Pėrveēse nė Evropė, kompania kryen aktivitet nė SHBA dhe Kinė. Shoqėria tjetėr pretendonte pėr marrjen me koncesion tė kolaudimit tė makinave, zvicerania SGS, qė ka tė punėsuar rreth 50 mijė punonjės nė afro 1 mijė pika shėrbimi. Me seli qendrore nė Gjenevė, historiku i saj i parė daton qė nė 1878 dhe ėshtė e shtrirė nė tė gjithė botėn, me xhiro qė shkon nė 4,7 miliardė franga zvicerane (afro 4 miliardė euro). Pėr sa i pėrket shoqėrisė sė tretė, francezes SAS SAKAR, nga kėrkimi qė iu bė pėr tė mėsuar tė dhėna financiare tė saj, nuk doli ndonjė rezultat pėrveēse emri i presidentit tė saj dhe selia qendrore, bashkė me adresėn. Ndoshta pėr koincidencė, por pikėrisht kjo shoqėri ishte e renditur e para nė listėn e shoqėrive tė shpallura fituese pėr raundin e dytė tė tenderit nga ana e komisionit tė vlerėsimit tė ofertave. Sipas Ministrisė sė Transporteve, shoqėritė nė fjalė janė cilėsuar si ofertues tė parakualifikuara nė procedurėn e

parakualifikimit me objekt dhėnien me koncesion tė shėrbimit tė kontrollit teknik tė detyrueshėm tė mjeteve me motor dhe rimorkio, tė zhvilluar nė MPPTT.

Tenderi

Nė bazė tė rregullave tė prokurimit publik, nė tenderin ndėrkombėtar ishin tė ftuar edhe kompani shqiptare, por qė nuk dihet ende pjesėmarrja e tyre, pėr aq kohė sa MPPTT ka bėrė publike vetėm tre fituesit e fazės sė parė. Mėsohet se koncesioni do tė jetė i formės ROT (Rehabilitim, Operim, Transferim), qė do tė thotė se shoqėria fituese nė tender duhet tė kryejė njė nivel investimi tė pėrcaktuar qė nė fillim tek ofertat, duhet ta shfrytėzojė pėr 20 vjet, e mė pas ta kalojė sėrish nė pronėsi tė qeverisė shqiptare. Shėrbimi i Kontrollit Teknik tė detyrueshėm tė mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove do tė kryhet nė tė paktėn 14 qendrat ekzistuese tė kontrollit teknik tė detyrueshėm tė mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove nė Republikėn e Shqipėrisė. Financimi i kėtij shėrbimi do tė bazohet nė tarifat e shėrbimit tė kontrollit teknik tė detyrueshėm tė mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove. Aktualisht tarifa e kėtij shėrbimi ėshtė 1200 lekė nė vit, por marrja nė dorė e privatit mund tė rrisė disi ēmimin, nė mėnyrė qė tė krijojė tė ardhura tė mjaftueshme, nė justifikim dhe me investimin qė do tė kryejė.



Kontrolli teknik, si kryhet

Kontrolli teknik i detyrueshėm ėshtė pėr tė gjitha mjetet rrugore me motor dhe rimorkiove qė regjistrohen dhe qarkullojnė nė Republikėn e Shqipėrisė dhe kryhet aktualisht nė 14 Qendrat e Kontrollit Teknik tė Drejtorive Rajonale tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor, tė cilat shtrihen nė tė gjithė territorin e vendit. Kontrolli teknik i detyrueshėm i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove pėrfshin: kontrollin teknik vjetor, i cili kryhet njė herė nė vit, dhe kontrollin teknik periodik, i cili kryhet ēdo 6 muaj. Kėto tė fundit vlejnė pėr taksistė, mjetet rrugore qė pėrdoren nga autoshkollat pėr qėllime mėsimore, autoambulancat, autoveturat me 8+1 vende etj.

Renditja e firmave parakualifikuese


• SAS SAKAR 80, Bld CHANZY, 93100

MONTREUIL, 102 rue Etienne Marcel, Francė

• TUV SUD Auto Service GmbH

Westenstrade 199,80686 Munchen, Gjermani

• SGS - SocietĆ© Generale de

Surveilance S.A 1 Place DES ALPES.P.O

Box 2152, CH- 1211 Gjenevė 1, Zvicėr



Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!