Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Trichet: "Vendet e BE tė reduktojnė deficitin brenda vitit 2011"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
- Lajmi...
Trichet: "Vendet e BE tė reduktojnė deficitin brenda vitit 2011"
Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
Presidenti i Bankės Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, ka rrėfyer pėr tė pėrjavshmen gjermane "Bild am Sonntag" se bankat duhet tė ofrojnė kreditim tė mjaftueshėm dhe se qeveritė e vendeve tė zonės Euro duhet tė reduktojnė deficitin buxhetor pėr tė mbėshtetur zhvillim ekonomik global nė vitin 2010.Trichet shtoi se pėr tė dalė nga kriza financiare ėshtė e nevojshme njė pėrpjekje e pėrqendruar pėr tė pėrballuar problemin e papunėsisė. "Bankat duhet tė luajnė rolin e tyre thelbėsor pėr ti ofruar kreditim ekonomisė. Tė pėrballosh pasojat e krizės pėr tregun e punės dhe financat publike ėshtė njė sfidė mė shumė. Deficitet e bilanceve nė zonėn Euro duhet tė shkurtohen maksimumi brenda vitit 2011, madje nė disa vende kjo duhet tė ndodhė qė nė vitin 2010", tha kreu i BCE-sė. "Nė Europė dhe nė botė, duhet tė mėsojnė nga kriza financiare pėr ta bėrė sistemin financiar mė rezistent", tha ai. Trichet siguroi se Banka Qendrore Europiane do tė vazhdojė tė garantojė stabilitetin e ēmimeve duke pėrmbushur kėshtu detyrėn e saj kryesore. Greqia qė bashkė me 15 vende tė tjera tė Bashkimit Europian, mes tė cilave Gjermania, ėshtė pjesė e zonės Euro, ėshtė sanksionuar nga agjencitė e vlerėsimit tė kreditit pėr sasinė e madhe tė deficitit tė saj buxhetor dhe pėr debitin e saj. Gjendja e saj e rėnduar financiare, mė e keqja nė kėto 30 vitet e fundit tronditi tregjet aksioneve europiane nė mes tė dhjetorit. Athina, kohėt e fundit ka dyfishuar parashikimet zyrtare tė deficitit qė tashmė vlerėsohet rreth 12.7 pėr qind tė GDP-sė. Po ashtu, shumė vende tė tjera e kanė parė deficitin e tyre tė rritej me krizėn ekonomike. Edhe Berlinit i duhet tė prezantojė nė muajin korrik, masat e marra pėr tė reduktuar deficitin duke nisur nga viti 2011.

Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...