Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Kryeministri Wen: "Tė gjithė jemi krenarė pėr rritjen ekonomike tė vendit"

Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
Viti qė po lėmė pas, 2009-a, ka qenė njė vit i mrekullueshėm dhe kinezėt duhet tė jenė krenarė pėr rritjen ekonomike qė vendi ka arritur. Kjo ka qenė deklarata e Kryeministrit Wen Jiabao, nė njė

intervistė ekskluzive dhėnė agjencisė kombėtare "Xinhua", edhe pse pranon se ekonomia duhej tė rritej akoma mė shumė nėse "aktivitetet tona kreditore do tė kishin qenė mė tė balancuara, tė strukturuara mė mirė dhe jo kėshtu nė njė shkallė tė gjerė". Sipas tė dhėnave industriale, prodhueshmėria industriale e muajit nėntor, qė mat aktivitetin e mė shumė se 430 mijė ndėrmarrjesh me njė xhiro vjetore prej mė shumė se 5 milionė juan (732 mijė dollari), ėshtė rritur me 19,2%, njė rezultat shumė herė mė i mirė se ai qė pritej. Nė 11 muajt e parė tė vitit treguesi i rritjes ėshtė 10.3 pėr qind. "Kriza financiare nuk ėshtė kaluar akoma, por puna jonė tregon se masat e marra kanė qenė efikase. Kinezėt duhet tė jenė krenarė", deklaroi Wen, duke mbrojtur kėshtu paketėn e masave stimuluese tė prezantuara nėntorin e vitit tė kaluar, me njė plan investimesh prej 585,6 miliardė dollarėsh. Ndėrkaq, Kryeministri kinez foli edhe pėr ēėshtjen e ndryshimeve klimaterike dhe Samitin e Klimės nė Kopenhagė. Ai pranoi se tė gjitha vendet e botės duhet tė bashkohen pėr ta pėrballuar sė bashku kėtė problem. Ai tha se "Konventa e OKB-sė dhe Protokolli i Kyotos, vendosin se vendet e zhvilluara duhet tė reduktojnė emetimet me 40 pėr qind brenda vitit 2020 dhe se duhet tė ofrojnė ndihmė financiare pėr vendet nė zhvillim pėr tė pėrballuar kėto ndryshime". Mė tej Wen shtoi se Kina nė kėto vite ėshtė zhvilluar, pavarėsisht se sasia e konsumit elektrik pėr person pėrfaqėson nga 1/3 nė 1/6 tė atyre tė vendeve tė zhvilluara. Ajo sot ka njė numėr shumė herė mė tė ulėt makinash pėr njė mijė persona nė krahasim me vendet e zhvilluara. "Kina nuk do tė pėrshkojė mė rrugėn e vjetėr. Ajo do tė bazohet vetėm te zhvillimi i saj", pėrfundoi ai.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...