Gazeta Shqiptarelajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online |
|
- Publikimi...
Rreth lajmit...
- Titulli: Vjen prova nga Anglia: Ben Qimja ekzekutoi Pirro Koēiun
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
- Lajmi...
Vjen prova nga Anglia: Ben Qimja ekzekutoi Pirro Koēiun
Publikuar nga Gazeta Shqip me 7-5-2008
Gjykata e Apelit Tiranė vendosi dje masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr Arben Isufajn, i njohur ndryshe si Ben Qimja, i akuzuar pėr vrasje nė vitin 2002. Prova kryesore e organit tė akuzės, pėr vendosjen e kėsaj mase, ka qenė njė letėr-porosi e ardhur nga Britania e Madhe, ku nga ekspertiza e armės qė u ekzekutua Pirro Koēiu 6 vjet mė parė kanė rezultuar gjurmė gishtash tė Isufajt. Kaq ka mjaftuar qė trupi gjykues tė vendosė masėn e sigurisė me burg pa afat. Disa javė mė parė, gjykata e rrethit vendosi 45 ditė burg pėr Ben Qimen, pasi prova qė fajėsonte tė "fortin e Fierit" ishte siguruar nė mėnyrė private. Por, disa ditė para se tė arrestohej Arben Isufaj, Gjykata e Lartė kishte pezulluar ēdo masė sigurie ndaj personit nė fjalė. Me gjithė kėtė vendim, policia, pa e ditur, ndėrmori njė operacion nė kodrat e Liqenit Artificial nė Tiranė dhe arrestoi tė kėrkuarin pėr vrasje. Pas ndalimit, prokuroria vendosi arrestin dhe dy ditė mė pas u paraqit nė gjykatė. Avokatėt mbrojtės parashtruan se prova qė ishte siguruar nga organi i akuzės nuk ishte e ligjshme. Pėr tė siguruar nė mėnyrė tė ligjshme provėn ka menduar akuza qendrore, e cila me anėn e njė kėrkesė tė drejtuar nė Britaninė e Madhe ka siguruar fakte qė hedhin dritė mbi mėnyrėn e vrasjes sė shtetasit Pirro Koēiu nė vitin 2002. Para seancės sė djeshme, Prokuroria e Apelit kishte siguruar letėr-porosinė nga Anglia, ku ėshtė vėrtetuar se nė armėn qė u ekzekutua Pirro Koēiu ka pasur gjurmė gishtash tė Ben Qimes. Pėrpos kėsaj, Prokuroria e Tiranės tha dje se letėr-porosia e ardhur do tė administrohet nė dosjen hetimore. Pėrplasja ligjore
Prokuroria e Tiranės kishte siguruar njė provė, e cila hidhte sadopak dritė mbi mėnyrėn e vrasjes sė shtetasit Pirro Koēiu. Materialet ishin marrė nga familjarėt e viktimės, tė cilėt kishin kryer njė akt-ekspertimi nė Angli tė pistoletės qė ėshtė kryer vrasja. Nga tė dhėnat rezultoi se nė pistoletė kishte shenja tė Arben Isufajt. Nė bazė tė kėsaj prove, prokuroria kėrkoi nė gjykatė arrestimin e Ben Qimes. Shkalla e Parė dhe e Apelit vendosėn tė pranojnė kėrkesėn e organit tė akuzės. Dosja ėshtė ankimuar nė Gjykatėn e Lartė, e cila vendosi tė mos e pranojė kėrkesėn e organit tė akuzės, ndėrsa urdhėroi qė personi nė fjalė duhet tė lirohet. Vendimi ėshtė dėrguar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo e fundit i ka kthyer njė pėrgjigje Gjykatės sė Lartė, se personi nė fjalė nuk ėshtė i arrestuar. "Si mund tė lirojmė njė person qė nuk ėshtė nė burg?!!!" ishte pėrgjigjja e organit tė akuzės drejtuar Gjykatės sė Lartė. Kjo e fundit mori sėrish nė dorė kėrkesėn. Pikėrisht kjo hapėsirė ligjore ka shpėtuar drejtėsinė nga njė skandal.
Deklarata
Genc Gjokutaj reagon pas vendimit pėr klientin e tij
Avokati: Prova ėshtė e paligjshme
Disa minuta pas vendimit tė dhėnė nga Gjykata e Apelit nė Tiranė pėr masėn e sigurisė ndaj Arben Isufajt, avokati mbrojtės ka hedhur dyshime lidhur me kohėzgjatjen e mbėrritjes sė ekspertizės. Genc Gjokutaj ka deklaruar se ekspertiza ka ardhur brenda 24 orėsh, ēka bie ndesh me shėrbimin qė kryen posta diplomatike. Gjithashtu, avokati mbrojtės, i cili ka folur nė emėr tė Ben Qimes, ka thėnė se shteti po kėrkon me ngulm qė tė inkriminojė klientin e tij nė vrasjen e pazbardhur prej autoriteteve policore. "Lidhur me kėtė vendim qė ka dhėnė Gjykata e Apelit Tiranė, unė pohoj faktin se nė datėn 11 qershor Prokuroria e Tiranės ka dėrguar pėr ekspertizė nė Angli shenjat e gishtėrinjve tė gjetura nė njė armė zjarri tip pistoletė qė ėshtė siguruar si provė materiale nė vendngjarje nė ditėn qė ėshtė vrarė shtetasi Pirro Koēiu. Sė bashku me shenjat e gishtėrinjve tė klientit tim, Arben Isufaj, janė dėrguar edhe dy deklarata dėshmitarėsh", ka pohuar avokati pėr "Shqip". Gjithashtu, sipas tij, bashkėngjitur me kėto materiale ka dėrguar edhe dy pyetje pėr tu sqaruar sė bashku me materialet e prokurorisė, tė cilat janė futur nė njė zarf dhe i janė dėrguar palės angleze qė do tė kryente ekspertizėn. "Dua tė sqaroj se nė gjyqin qė u zhvillua ditėn e sotme, (dje) pala akuzuese pretendon se njė ditė pas dėrgimit nė Angli tė kėrkesės pėr ekspertizė, pra nė datėn 12 qershor, ėshtė kthyer pėrgjigjja nga shteti anglez nga tė cilat rezulton se shenjat e gjetura nė armėn e zjarrit i pėrkasin klientit tim. Kthimi i pėrgjigjes pėr 24 orė ėshtė tėrėsisht i pamundur pėr shkak tė afateve. Kėtė gjė unė e argumentoj me faktin se posta diplomatike me tė cilėn dėrgohet dokumentacioni pėr raste tė tilla zgjat tė paktėn dy javė", ka thėnė avokati mbrojtės i tė njohurit me emrin Ben Qimja. Sipas tij, njė gjė e tillė nuk ka baza ligjore, pasi nė letėr-porosinė qė u nis pėr nė Angli ishin edhe dy pyetjet e mia, gjė qė nė pėrgjigjen e kthyer prej palės angleze nuk ka pasur asnjė lloj pėrgjigjeje pėr mua si avokat mbrojtės i tij. "Unė nuk kam dijeni zyrtare pėr kėtė akt tė cilin pres qė ta marr nė seancėn e radhės qė do tė zhvillohet ditėn e hėnė", ka pėrfunduar Genc Gjokutaj.
- Opinioni juaj...
Ju lutemi beni hyrje me llogarin tuaj qe te komentoni!