Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Vetėhelmohet, dyshime pėr sherrin me kryekomunarin

Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
Njė burrė 45-vjeēar i ka dhėnė fund jetės duke pirė njė sasi tė konsiderueshme helmi dhe mendohet se e ka kryer kėtė akt pas konflikteve qė ka pasur me kryekomunarin pėr ēėshtje pronash. Ngjarja e rėndė ka ndodhur ditėn e enjte nė mbrėmje, ndėrkohė qė tė premten nė mėngjes, Hajdar Malliku, ka ndėrruar jetė. Sipas policisė, ai ishte dėrguar menjėherė nė spital, por kishte ndėrruar jetė pėr shkak tė sasisė sė madhe tė fostoksinės qė kishte pėrdorur. Sipas tė dhėnave tė policisė sė Komisariatit Nr. 6 nė kryeqytet, Hajdar Malliku, 44 vjeē, baba i tre fėmijėve, me banim nė fshatin Prush, i cili ndodhet pranė lagjes "Kombinat" nė Tiranė, dyshohet se e ka kryer kėtė veprim pas njė depresioni tė rėndė. Nga hetimet e para dyshohet se vetėflijimi erdhi pėr shkak tė gjendjes sė rėnduar psikologjike, pasi prej disa ditėsh, viktima kishte debate tė forta pėr ēėshtje pronėsie, me kryetarin e komunės, pėr tokat e veta. Hetuesit thanė se janė duke punuar pėr tė zbardhur tė gjitha rrethanat e ngjarjes dhe shtuan se janė duke marrė nė pyetje disa persona qė lidhen me ngjarjen dhe dyshimet e ngritura, si edhe familjarėt e viktimės.

B. G.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...