Gazeta Shqiptare

lajme shqip, gazeta online, gazeta shqiptare online

(harruat?)

Share/Bookmark













Rreth lajmit...

Tentohet pėrdhunimi i emigrantes shqiptare

Publikuar nga Gazeta Shqip me 2-8-2010
Njė emigrante shqiptare ka pėrjetuar minuta tė frikshme mėngjesin e djeshėm, kur u sulmua me qėllim pėrdhunimi nga njė mashkull, i cili pėrdori dhunė fizike, por nuk arriti ta pėrfundojė aktin e synuar, pasi vajza ka mundur tė largohet prej tij. Mediat italiane citojnė se sipas policisė, ngjarja u raportua mėngjesin e djeshėm nė policinė e Xhenovės (Genova) nga 24-vjeēarja, njė shqiptare emigrante prej disa vitesh nė Itali, me leje tė rregullt qėndrimi. E dėmtuara i tregoi policisė nė kallėzimin qė depozitoi, se nė orėn 05.30 tė mėngjesit, ndėrsa kthehej nga puna prej turnit tė natės, afėr shtėpisė nė kėtė qytet iu sul njė mashkull, i cili mbetet i paidentifikuar. 24-vjeēarja tha se agresori i mbylli gojėn me duar, me qėllim qė tė mos klithte dhe mė pas ushtroi dhunė fizike ndaj saj, duke dashur ta pėrdhunojė. Njė forcė fizike e papritur i ka dalė 24-vjeēares, e cila ka gjetur fuqi ta shtyjė agresorin e saj dhe ka vrapuar. Nė arrati e sipėr, ajo ka pėrplasur kokėn nė asfalt, duke mbetur e dėmtuar aty, kurse autori ėshtė zhdukur me shpejtėsi. E plagosura u dėrgua nė spitalin lokal, ku edhe iu mor denoncimi. Mjekėt thanė se ajo ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.



Cfar mendoni per artikullin? Komentoni me poshte...